In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

8 Mars 2018, 11:02Sociale TEMA

Nga Luljeta Progni

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më. E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i moshuar ka dëshirë ta pyesin në atë moshë. U ngrit pak nga shtrati, vendosi supet mbi jastëkun e ngritur dhe filloi të fliste.

Duke folur me të, herë pas here më ngacmonte ideja për ta pyetur edhe për diçka tjetër. Kisha kohë që po shqyrtoja dokumente, rrëfime dhe intervista të të internuarve në diktaturë, kryesisht në fillimet e persekutimit. Të afërmit e mi: gjyshja, baba dhe nëna kishin qenë në valën e parë të persekutuarve. Nga këta vetëm nëna është gjallë dhe sigurisht që mban mend gjithçka, por deri tani nuk kam dashur ta përfshij në kërkimet e mia.

Teksa e dëgjoja të fliste ashtu, me zë të ngadaltë, mendova ta lë mënjanë dilemën. Ndeza diktofonin, e lashë mbi komodinën pranë shtratit dhe gjeta momentin për t’i kërkuar të më tregonte ndonjë detaj a histori nga vuajtjet e saj në internim.

Çuditërisht nuk kërkoi ndonjë shpjegim. Vazhdoi të tregonte me të njëjtin intonacion siç tregon edhe historitë e tjera. Sytë i kishte ngulur në cep të shtratit dhe herë pas here i kthente nga unë si për të kontrolluar ndonjë shenjë në mimikën e fytyrës sime.

Filloi të tregonte se si e kishin thirrur në Degën e Brendshme për ta internuar në Tepelenë me gjithë gjyshen dhe djalin 4 vjeç. Pastaj një miku i babës i ishte lutur t’ia linte djalin për ta çuar tek dajat, sepse sipas fjalëve të tij “po t’maron n’Tepelenë se atje a ka bahet nami”.

Vazhdoi të më rrëfente për punën e detyruar, vuajtjet… dhe kur përfundoi tregimin, pas një pauze të shkurtër u kthye vrik nga unë, thua se s’kishte qenë kurrë në shtrat, sy të hapur: N’Tepelenë nuk vdiq kurrkush!

Shtanga. Më kishte drejtuar sytë që nuk i sheh kurrë te një i moshuar, sytë që nuk ja kisha parë kurrë nënës sime. Nuk po arrija ta njihja mirë. Ishte nëna ime që po kërrusej nga shtrati për të më bindur se ajo që tha ishte e vërtetë? Ndërsa kisha përballë fytyrën e saj të tendosur, ato pak sekonda u mundova të kuptoja përtej asaj që tha, u mundova të shihja përtej syve të saj.

Fillova të kuptoj se detyrimi që ajo ta thoshte atë frazë me zë të lartë vinte nga një kohë e largët dhe nga një vend i largët. Mbi supet e saj të brishta pashë kërcënimin që i kishte rënduar për 70 vjet. Asokohë e kishin urdhëruar të mos rrëfente atë që kishte parë në kampin famëkeq të Tepelenës. Mu dhimbs shumë. Si mund të të mbajë peng kaq gjatë një brengë e tillë. Ishte fati i saj i keq që kishte parë e dëgjuar gjëra të tmerrshme, por ishte edhe më e rëndë që i kishte mbajtur përbrenda gjithë jetën.

Damarët e tendosur në fytyrën e saj filluan të çlirohen pak nga pak dhe uli kokën me ngadalë. Dukej sikur ajo minutë e lodhi sa një jetë. U qetësua dhe e ktheu vështrimin përsëri në cep të shtratit.

Nuk e di a bëra mirë që e pyeta. Ndoshta nuk është e lehtë t’ia tregosh disa gjëra fëmijës tënd. E dija që nuk mund ta hapja më atë bisedë, ndoshta kurrë. Pas gjithë atyre hulumtimeve që kisha bërë nga njerëz të ndryshëm për vitet e para të persekutimit m’u duk sikur gjithçka u rrëzua, sikur asgjë s’ishte më e vërtetë. Instinktivisht, ndoshta nga forca e zakonit të profesionit doja ta kundërshtoja. Nuk po arrija të mendoja si bija e saj, por si një gazetare që ka përballë një person për ta intervistuar.

– Si nuk vdiq kurrkush? Po moj Zojë kanë vdek’ shumë njerëz atje. …edhe fëmijë – i thashë.

– Mue për Tepelenën mos m’dvet ma. Nuk due me e kujtue kurr ma. Atje asht ba ç’a s’asht ba kurr n’ftyr t’toks…
Qëndroi ashtu e kërrusur edhe për pak çaste, pastaj i lëshoi supet në jastëk dhe u kthye ngadalë nga ana tjetër.

6 komente në “In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës”

  1. Teta Ollga says:

    ‘ca a kjo “in memoriam” ???
    ‘gjysm shekulli kam bo tash aty ku flitet gjuha e botes’ dhe kam turp e neveri te poshteroi shqipen si ju, laraskat e demokracise dhe bijte e fshatarsise.

    e po kjo pune, u ba shqipja ‘delimitim, veting dhe performance’…nga felliqsira

    1. mik says:

      Teta Ollga – koment perfekt.

  2. Genti, Tirane says:

    Televizioni publik ka nisur nje serial me dokumentaresh per periudhen e diktatures. E nis kete serial me historin e Aleksander Kondos….peshngrites. Pra nuk merret me historit makabre dhe kriminale si historiae kampit te Tepelenes por merret histori roze peshngritesish. Rend shum

  3. Peza says:

    Shqiptare te nderuar!
    Kjo Luljeta me keto do merret sa te jete gjalle,se i duhet te justifikoje krimet e prinderve,te afermeve te saj qe i kane bere ketij populli!
    Pse nuk e tregon akuzen me te cilen u internuat?
    Te gjithe te burgosurit,te internuarit,te varurit ne litar etj e kane merituar denimin sipas ligjeve ne fuqi dhe duhet te uklin koken,te mbvyllin gojen dhge ta kene per trrp qe thone se kane qene te internuar!
    Pse cfare kerkonit ju,bijte e bashkepuntoreve me pushtuesit,vrasesit te partizaneve,spiuneve e diversanteve etj
    Ju nuk jeni denuar se ishit per nje Shqiperi me te mire se ajo qwe ndertoi Enver Hoxha,por ishit dhe jeni ARMIQTE E SHQIPERISE!
    Cfare keni bere keto 28 vjet demokraci kapitaliste,qe nuk e keni me as Enverin e as Sigurimin?
    Nje mut te madh keni bere,plehra!
    Jeni rraca me e ndyre e kombit shqiptar!?

  4. olti says:

    Enveri vrau dhe trorturoi vetem popullin e tij. Edhe armiqte i kerkonte brenda popullit te tij. Aty i sajonte. Se me armiqte e vertet te shqiptareve as ne enderr nuk ja mbante te merrej. Sepse do te lagej ne dyshek.

  5. gjykatesi says:

    poshteresite e komunisteve nuk kane fund, u bren ndergejegja per krimet qe kane bere mbi popullin,
    e mbi mija te pafajshmish, dhe vazhdojne te qelbin shoqerine e sotme, ne demokraci, sespe eshte
    demokracia qe ua ka hapur llapen te lehin si qen e te ungrijne si derra.
    Komunizmi eshte felliqesia me e madhe qe ka pesuar njerezimi, me 100 milione viktima,
    krejt te pafajshme. prej perbindeshve te etun me gjak nnjeriu, ku bene kerdine mbi poujt e tyre,
    dhe kjo qelbesira qe hedh balte mbi ata qe pesuan peshen kriminale te ENver Hoxhes,
    le ta admirojne n’e radhe me diktatoret me te tmerrfshem qe ka pare bota, qe me Neronin
    e me radhe me Leninat Stalinat Pol Pota dhe Enveri i tyre qe e la vulen ne balle si diktatori me kriminel
    i vendeve komuniste te Europes Lindore. Mjafton fakti, kue ne Gjermanine lindore prej 17 milione banore, lgjate 45 vjet u pushkatuan rreth 300 vete, ne Shqiperi Enveri tyre, pushkatoi 20 here me teper me nj popullsi 1,5 milione (mesatera), qe do te thote qe ne Gjermani lindore duhet te ishin pushkatuar ne te njejt periudhe 50.000 vete. Ne Rusi binte te pushkatoheshin 20.000.000 vete. Ky eshte krimi i perbindshem qe njaj Enveri e ketyre qelbesirave te shoqerise shqiptare, ka kryer mbi shqiptaret e tij, duke mos llogaritir ato qe vdiqen ne burgje e kampe te pafajshem, qe ne perqindje me diktaturat e tjera ajo e “xhaxhit” tyre, psikopat e paranoiak, rezulton me e egra dhe e tmerrshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje