SKANDALI/ “Magjistari” i pronave Adriatik Llalla, si blinte një apartament, për ta shitur direkt me çmim vile (DOKUMENTI)

8 Mars 2018, 11:53Politika TEMA
SKANDALI/ “Magjistari” i pronave Adriatik Llalla, si blinte një

Që Adriatik Llalla nuk kishte asnjë aftësi, të gjithë e paskemi kuptuar gabim. Sepse shfletimi i fletëve të dosjes së bëmave të tij, na bën që mësojme se ku qëndon sekreti i lulëzimit të tij dhe familjarëve që notojnë prej vitesh në një luks të pazakontë.

Adriatik Llalla qenka një “magjistar” i vërtetë, i cili paska aftësinë e rrallë për të shndërruar në ar, gjithçka që ai prek me dorë. E sigurisht që ta zotërosh si duhet një mjeshtëri të tillë, të duhet të sigurosh më parë një shkop magjik.

Adriatik Llallës i shkëlqeu ylli shumë herët, si rrallëkujt në këtë vend kur ai kuptoi se shkopi magjik, fshihej nën kolltukun e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe më pas Prokurorit të Përgjithshëm të një vendi si Shqipëria.

Për ta bërë më të prekshme edhe për ju këtë aftësi, Alpenews.al ju ofron sot një shembull fare të thjeshtë nga dosja e z. Llalla.

Këto shkresa që shihni këtu janë fletët e një kontrate per shitblerjen e nje apartamenti nga z. Llalla ne Lagjen 13, ose e thënë me gjuhë popullore, në Plazh të Durrësit. Me letra figuron e blerë në datë 19 mars të vitit 2012. Ka një sipërfaqe banimi prej 67.2 metrash katrorë dhe i blerë me një çmim prej 22 milionë lekësh. Në atë kohë z. Llalla ishte Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së.

Merrte një rrogë prej rreth 160 mijë lekësh në muaj. Ndërsa bashkëshortja e tij merte një pagë prej rreth 44 mijë lekësh në muaj. Nëse çifti Llalla do të jetonte disa vjet me radhë vetëm duke bërë një jetë krejt normale, me këto të ardhura 22 milionë lekët do ti duheshin të paktën disa vite për ti kursyer. Mos harrojmë se ndërkohë kishin bëre edhe investime te tjere me para ne dore, perfshi blerjen e një ullishte prej 3 000 metrash katrorë ne Tirane.

E si të mos i mjaftonin këto, edhe kete aprtament ne plazh e blene duke derdhur 22 milione leke cash ne dore, pronarit.

Bukur deri këtu. Po çfarë ndodh më pas?

Pasi e kanë blerë këtë apartament ne plazh, qe eshte nje investim që presupozohet se për një çift është shumë i rëndësishëm dhe i mirëmenduar, Llalla pasi e bleu më 19 mars 2012, e shet atë vetëm dy javë më pas, më 5 prill 2012. Ky është çasti kur fillon dhe shpaloset aftësia e rrallë prej magjistari pronash i Adriatik Llallës.

Brenda dy javëve, ai jo vetë arrin që të gjejë blerës në treg, jo vetë që të beje letrat dhe formalitetet e tjera shku a ardh nga Tirana në Durrës për tu takuar me bleresin, per ti treguar shtepine, per ti mbushur mendjen sesa bukur eshte ta kesh kete prone ne plazh, etj, etj por ai ka patur fuqinë e mbinatyrshme që ti mbushi mendjen për tia shitur plot 2.2 herë më shtrenjt se çe kishte blerë. Duke ia rritur vlerën në vetëm dy javë, me 220% pronës së tij, duke e shitur apratmentin me çmimin e një vile të asaj kohe, plot 50 mijë dollarë.

Pas kësaj, a ka më njeri që nuk beson në aftësitë e jashtëzakonshme prej magjistari pronash të Adriatik Llallës?! Se mos mendoni se ka diçka tjetër që fshihet prapa trukut të tij, që ja kalon edhe prestigjatorit më të  madh në botë David Copperfield?!

Jo. Adriatik Llalla është thjeshtë shumë i zoti. Si një njeri i zhytur në raste të mëdha korrupsioni, siç e përcaktoi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Shumë shpejt, gjithë shqiptarët do ta mësojnë trukun e magjistarit tonë të rremë.

10 komente në “SKANDALI/ “Magjistari” i pronave Adriatik Llalla, si blinte një apartament, për ta shitur direkt me çmim vile (DOKUMENTI)”

  1. File Baldushku says:

    Cudirat qe ka ba dhe ne Inspektoriatin e Deklarimit te Pasurive tok me vartesit e tij jane te paimagjinueshme. U jane fshehur deklaruesve ckane dashur keta, mjafton me i kontribu xhepit te thelle te Llalles. Sa. Plage jane mbyll e po mbyllen atje. Lene pastaj si prokuror i pergjithshem. O popull, a do ta marrin ate qe duhet, tuj i ndeshku Llallet dhe kasten e tij?

  2. Trima dhe Vrima says:

    U hodh rrjeta te Peshku iMadh ADRIATIK Dhalla … Te shpresojme qe nuk do cahet rrjeta..

  3. Spartaku says:

    Adriatik Llalla ka shkur me menjen r tij.se Sali Berisha do ishte i perjetshem kryeminister.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ne konkludimin tim, my paska qene nje gangster ne sistemin e drejtesise.. Keto prova tregokan ku ky gangster eshte marre me punet e tij personale se sa me punen qe I paska percaktuar publiku.. Shqiperia keto 5 vjet spaska pas drejtesi por nje negocjator pronash e mallrash ne kembim te lirise per interesa personale.. Abuzim posti big time..

  5. H says:

    Mjafton një ftyrë-fshatari të bashkëpunojë me një derr-maloku që të bëhesh i pasur në shqipëri. Dhe pastaj thonë se fajin na e ka turku, serbi apo evropa. Jo fajin e keni vetë,

  6. Lumi A says:

    Ne burg krimineli. Qdo tolerim ndaj ketij hajduti me qizme eshte nje provokim per popullin i cili per nje cigare marijuana shkon ne burg. U zhduket rraca e juaj hajduter pasi e keni trajtuar shtetin tuaj me keq se jane trajtuar shtrigat ne mesjete. Mjaft me!

  7. Nje durrsak says:

    Po ku eshte cmimi i rishitjes dhe kujt ja shiti mer amon,se tjeter shkruni ne artikull e tjeyer publiconi ne documente

  8. Timi says:

    Vetem shikojini fytyren ketij qeni te Berishes. Shikojani me vemendje …katunar 100 karadsh…i afte per cdo ligesi. Ja ke kemi pasur…dmth vuri qeni Dali ne krye te prokurorise…nje bastard te tille qe familja kriminele berisha te flinte tehat dhe ky badtard nga ana tjeter ti binte me top shfrytezimit te postit fuke vjedhur cfare ti dilte perpara e duke betd pazsr me vrases e kriminele… cfare ptitet tani perse nuk burgoset dhe t’i sekuestrohen te gjitha pronat e vjedhura.

  9. PETRIT VJOSA says:

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

  10. Jimi says:

    Wanted! Tiku i Llalles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje