Dopingu, presidenti Gudar Beqiraj: Apelojmë vendimin për Romela Begajn. Zgjedhjet? Deri më tani nuk kemi asnjë emër për postin e presidentit të ri

9 Mars 2018, 16:11Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

Peshngritësja shqiptare, Romela Begaj, e cila u shpall kampione bote në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Shtetet e Bashkuara, rezultoi pozitive në të dy testet anti-doping, A dhe B, duke i hequr titullin botëror në shkëputje dhe argjendin në dygarësh.

Begaj doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi që ishte e pafajshme duke u betuar se nuk e kishte përdoruar substancën stanozolol, dhe këmbënguli se medaljet janë të pastra, duke kërkuar ndihmë nga shteti që të kërkojnë drejtësi në gjykata pasi ajo e vetme nuk kishte asnjë mundësi.

Në një interviste ekskluzive për TemA TV, Gudar Beqiraj, që mban postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshngritjes, u shpreh se ky vendim do të apelohet dhe kanë kërkuar dhe ndihmën e qevrisë shqiptare.

Gudar Beqiraj: “Nuk do të thoja pezullim se për momentin nuk jemi në fazën që mund të themi se është pezulluar sepse vetë proçesi kalon në disa faza dhe sipas rregullores së Federatës Botërore të Peshngritjes është dhe një mundësi e fundit që quhet paraqitja e saj në Gjykatën Sportive. Kështu që, kjo mundësi duhet që t’i jepet Romelës sepse përderisa Federata Botërore e ka të përcaktuar një proçedurë të tillë mund të ndodhë që 50% mund të jetë pozitiv, 50 % të jetë negativ. Nga kjo pikëmapje ne po kërkojmë me të gjitha forcat, me të gjitha mundësitë duke kërkuar mbështetje dhe nga qeveria për ta çuar Romelën që të paraqitet në këtë Gjykatë”

Më datë 5 prill do të mbahet dhe Asambleja zgjedhore për postin e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Peshngrijtes, ku dy emra që kanë qarkulluar janë ai i Theodhor Masllavicës dhe Ilir Topuzit.

Beqiraj theksoi se deri më tani asnjë nga këta dy emra nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për këtë post, por theksoi se këto zgjedhje do të jenë të lira, demokratike, dhe transparente.

Gudar Beqiraj: “Deri më tani zyrtarisht nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare, por sikurse ju keni dëgjuar dhe unë kam dëgjuar se të dy këta persona kanë dëshirë për të kandiduar për të drejtuar Federatën Shqiptare të Peshngritjes. Për mua por dhe për të gjithë komitetin drejtues të Federatës së Peshngritjes e rëndësishme është që ne të realizojmë zgjedhje sikurse i kemi realizuar gjithmonë, zgjedhje të lira, demokratike në kuptimin e mirë të fjalës dhe transparente dhe të fitojë ai që do marrë më shumë vota. Përsa i përket kontributit kjo do shihet gjatë punës që ai do të fitojë, pra për mua secili nga këta dy kandidatë është potencial për të bërë diçka të mirë për peshngritjen. Unë personalisht di të them që gjithë kjo jeta ime në peshngritje do i vihet përsëri e gjitha në dispozicion kujdo që do të vihet në këtë pozicion nga të dy këta kandidatë do e kenë mbështetjen time nëse do e kërkojnë”

Më poshtë intervista e plotë me Presidentin e Peshngritjes Gudar Beqiraj.

Cilat janë hapat që do të ndërmarri Federata e Peshngritjes pas pezullimit të fundit të Romela Begajt?

Nuk do të thoja pezullim se për momentin nuk jemi në fazën që mund të themi se është pezulluar sepse vetë proçesi kalon në disa faza dhe sipas rregullores së Federatës Botërore të Peshngritjes është dhe një mundësi e fundit që quhet paraqitja e saj në Gjykatën Sportive. Kështu që, kjo mundësi duhet që t’i jepet Romelës sepse përderisa Federata Botërore e ka të përcaktuar një proçedurë të tillë mund të ndodhë që 50% mund të jetë pozitiv, 50 % të jetë negativ. Nga kjo pikëmapje ne po kërkojmë me të gjitha forcat, me të gjitha mundësitë duke kërkuar mbështetje dhe nga qeveria për ta çuar Romelën që të paraqitet në këtë Gjykatë

A vihet në dijeni Federata për përditësimet e fundit që ndodhin në lidhje me substancat e ndaluara që sportistët nuk duhet që të përdorin?

Të gjithë këto ndryshme i bën organizata që merret me dopingut, VADA, nëpërmjet Federatës Botërore. Ne i marrim këto ndryshime pothuajse çdo ditë. Kjo gjë ekziston dhe në internet ku mund t’i marri kushdo.

Për sportistët që do marrin pjesë në kampionatin europian që zhvillohet në fund të muajit mars, a janë marrë masat e duhura që të mos përsëritet më këto raste?

Në fakt, Federata gjithmonë përpara pjesmarrjeve të tilla në kampionatet europiane dhe botërore ka bërë parakontrolle. U bën kontrolle paraprake ku vjen edhe VADA që është organizata që merret më këtë punë në të gjithë botën që vjen dhe bën kontrrolle të befasishme dhe njëkohësisht vetë Federata ka kontrata me sportistët ku secili mban përgjegjësi në rast se ai do të kapet me doping. Janë marrë gjithmonë masa nga Federata, por kjo është vërtet një çështje individuale dhe që mund të ndodhe dhe kur t’i nuk e bën me ndërgjegje mund ta bëjë dikush tjetër duke pirë një shishe uji dhe të fusin atë që është e ndaluar. Kjo është diçka që nuk është fort e përcaktuar që mund të merren masa të tilla që të jesh i sigurtë.

A ka një tendencë të qëllimshme për pezullimin e Romela Begajt?

Për mua çdo gjë mund të jetë, por unë nuk kam asnjë fakt të tillë. Unë mund të them për Romelën një gjë tjetër. Në gjithë jetën time mbi 50-vjeçare në sportin e peshngritjes nuk më funksionon logjika e marrjes së të njëjtës substancë pasi më duket një budallallik. Stanazolol herën e parë, stanazolol herën e dytë. Romela apo kushdo tjetër me ndërgjegje që do marrë një lëndë që hyn në listën e të ndaluarave duhet marrë me logjikën që duhet të ngrejë më shumë. Ndërkohë, Romela ka ngritur më pak nga sa ka ngritur në garat e tjera duke qenë në peshën jo siç ishte, pra 69 kilogram, por në 63 kilogram, ka ngritur rezultat më të lartë dhe tani vjen dhe ngre rezultat më të ulët. Pra, nuk ka një logjikë për mua që të thuhet se ka marrë një substancë të tille dhe të ngresh rezultate më pak seç ke ngrejtur kur ke qenë një peshë më pak. Unë di të them këtë që është e shkruajtur në të gjithë librat e peshngritjes, që në qoftëse ngre peshën trupore 5 kilogram minimumi do ngresh pa bërë stërvitje 10 kilogram rezultat sepse rritet masa muskulore.

Cili do të jetë objektivi i Federatës Shqiptare për kampionatin europian që do të zhillohet pas disa ditësh?

Për të thënë të vërtetën në fillim të përgatitjeve për kampionatin para dy muajsh bashkë me presidentin e dorëhequr Elez Gjoza, ishim vërtet optimistë që ne do të luftonim për vend të parë si ekip. Megjithatë, në situatën që jemi Shqipëria do të luftojë sërish për vende nderi, për vend të parë, të dytë dhe të tretë, por ka mundësira të mëdha që individualisht të merren medalje. Siç është Evangjeli Veli, Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Ekipi do të përbëhet nga shtatë vetë dhe ashtu siç e përmenda katër janë pretendetë për medalje dhe mund të them që janë pretendetë për medalje ari.

Siç dihet më datë 5 prill do të bëhen dhe zgjedhjet e reja për presidentin e ri dhe dy emra që përfliten se do të kandidojnë janë ato të Theodhor Masllavicës dhe Ilir Topuzit. A e kanë zyrtarizuar kandidaturën dhe sipas jush kush mund të kontribojë më shumë për peshngritjen?

Deri më tani zyrtarisht nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare, por sikurse ju keni dëgjuar dhe unë kam dëgjuar se të dy këta persona kanë dëshirë për të kandiduar për të drejtuar Federatën Shqiptare të Peshngritjes. Për mua por dhe për të gjithë komitetin drejtues të Federatës së Peshngritjes e rëndësishme është që ne të realizojmë zgjedhje sikurse i kemi realizuar gjithmonë, zgjedhje të lira, demokratike në kuptimin e mirë të fjalës dhe transparente, ku të fitojë ai që do marrë më shumë vota. Përsa i përket kontributit kjo do shihet gjatë punës që ai do të fitojë, pra për mua secili nga këta dy kandidatë është potencial për të bërë diçka të mirë për peshngritjen. Unë personalisht di të them që gjithë kjo jeta ime në peshngritje do i vihet përsëri e gjitha në dispozicion kujdo që do të vihet në këtë pozicion nga të dy këta kandidatë do e kenë mbështetjen time nëse do e kërkojnë.

2 komente në “Dopingu, presidenti Gudar Beqiraj: Apelojmë vendimin për Romela Begajn. Zgjedhjet? Deri më tani nuk kemi asnjë emër për postin e presidentit të ri”

  1. shpresoj, por s'e besoj says:

    Po Gudari ishte kryetar i kooperatives se shkencave shqiptare, tani eshte bere president i peshengritjes?

  2. Jak Boston says:

    Ushtari I besuar I Like/Mona Foririt.
    Derri nuk behet kurre shkencetar, por vetem mbajtes titujsh te varur ne qafen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje