“Financimi rus i PD”, Rama mesazh të qartë Bashës: Një mishmash fundekrye korruptiv, kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur

9 Mars 2018, 12:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas investigimit të revistës prestigjoze “Mother Jones” në lidhje me financimin rus të PD për lobim në SHBA, destalizimin e Ballkanit si dhe qëndrimit e Lulzim Bashës lidhur me këtë çështje mbrëmë në emisionin  “Opinion”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Basha ka dhënë vetë dy prononcime të kundërta për këtë çështje.

Më tej shefi i qeverisë i ka dhënë një mesazh të prerë Bashës teksa i thotë se kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund dhe se opozita shqiptare nuk mund të përdoret në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Ramës:

Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;

Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!

Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!

Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare. (TemA)

14 komente në ““Financimi rus i PD”, Rama mesazh të qartë Bashës: Një mishmash fundekrye korruptiv, kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur”

  1. murat kepa says:

    Ti Edi,mos tall bythën më këtë kaqol,po shiko vehtën tënde se nuk je burrë më imirë por tall trapon me këtë debilin e PD,që nuk bën as për të ruajt keçat,ti je shumë më i mirë se je i aftë të ruash derrat

    1. Murat bolja says:

      Ti as mish as peshk, Rama treqind ma burre se Bashiqi jot

    2. Spartaku says:

      Jo more jo! Thoni dhe shpifni sa te doni.Edi Rama eshte kryeministri me i votuar deri sot,dhe eshte i pa perlyer.Ju te pd-ke dhe te LSI kerkoni ta perlyeni me zor,ta nxini,por nuk ja arrini dot qellimit tuaj te keq.Ate e zbardhin qindramijra shqipetar,dhe 74 deputet, qe i dhan voten.Fjalet dhe shpifjet tuja nuk ja ulin fare imazhin e mire te tij.Lulzim Basha dhe Berisha e Monka çizmja,duan te vijne ne pushtet neprmjet lobimit dhe jo nepermjet votes se lire e te ndershme te shqipetareve.Lulzim Basha,te jap llogari ne gjykat per keto lobime,e per keto financime marramendese me ruset,pastaj te akuzoi Ramen.

  2. Boston says:

    Luli i shmanget pytjes direkte se a ka dijeni PD per dhuraten qe i japin PD dy compani ruse………….Kjo tregon qarete se ai e dinte por nuk desht te tregonte…E veteta vonon por nuk mungon o genjeshtar me patente, vegel e rusit ne prapashpine te USA.
    Ptu fare e keqe.

  3. ELENA GJIKA says:

    PO TE ISHTE NE PERENDIM RAME KANABISI PREJ KOHESH DO ISHTE NE BURGE POR NE NJE FUNDERINE TE EVROPES SI SHQIPERIA KANABISI VAZHDON TE JETE KRYEMINISTER –

    1. mandakalli says:

      Kanabisi po legalizohet ne gjithe boten ndersa vrasja jo. Ne kemi vrasesit e 21 Janarit akoma ne krye te PD-se e te pa ndeshkuar. Funderrinat si ty jane ata qe u japin fryme ketyre anti-shqiptareve.

  4. Vasiliki says:

    Te besojme ???????
    Po presim.

  5. Berti says:

    Qe PD eshte ne sherbim te agjenturave serbe e ruse kjo dihet tashme nga te gjithe.Ata financojne Lulin me qindra mijra euro me porosine qe te deklarojne papushim qe Shqiperia eshte nje vend mafioz me krim gjithandej qe te mos pranohet ne BE.
    Dhe dihet kujt i intereson mosfutja e vendit tone ne BE.

  6. Edi says:

    Sigurisht, me kete histori do nxjerresh Sajmen nga burgu ti….

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Po pse,”rastesisht” perkrahej cadra e PD-se nga Ambasada ruse???…
    Menduan se do t’i hanin koken Rames – i hengren mutin…

  8. thumbi says:

    LEGEN BIR LEGENI

  9. analisti says:

    Reviste prestigjoze ? Çudi, se tirazhi i saj – sipas vete faqes zyrtare te “Mother Jones” – eshte 220 mije kopje, qe ne Ameriken me 300 milione banore, i bie te jete ekuivalentja e nje botimi me 2000 kopje ne Shqiperi, ose, e thene ndryshe, sa gazeta “55” e Fahri Balliut. Dhe qe eshte gazeta e majte, kjo ben “bam” qe nga 100 km larg ; gjithmone duke iu referuar faqes zyrtare te vete revistes, eshte nje botim sindikalist qe edhe emrin e ka marre nga nje sindikaliste e deklaruar e se Majtes Amerikane, ne fillim te shekullit XX. Nuk ve ne dyshim investigimin e saj, por mos i vini tituj qe nuk i ka.

  10. Po jo mor edi jo se edhe kjo do mbyllet pa u hapur shume shpejt si te gjitha te tjerat.
    Kjo e lulit eshte nul para asaj te salehut,llalles e hajduteve qe kane rjep vendin e popullin

  11. HAKMARRJE says:

    Ngrihuni o njerez, mbushni sheshet, digjuni vilat e pallatet e rripini te gjalle me gjithe kelyshe gjithe llumin e politikes ,gjykatesve ,prokuroreve dhe avokateve e te korruptuarve me pushtet qe e kane zhytur kete vend ne pseudo -demokraci dhe anarki e qe kane vjedhur pasurite dhe shpresat tuaja. Pa ndeshkim nuk ka Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje