“Kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur”, reagon Basha: Akuza qesharake, PD nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka lidhje me rusët

9 Mars 2018, 14:36Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cilëson qesharake akuzat që PD ka marrë para prej rusëve për lobim në SHBA si dhe për destalizimin e Ballkanit.

Përmes një postimi në facebook Basha thotë se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

Ky reagim i kreut të PD erdhi fill pas mesazhit të qartë që kryeministri Edi Rama i dha Bashës se kjo histori është një mishmash fundekrye korruptiv dhe se nuk do mbyllet pa u zbardhur.

Reagimi i plotë i Bashës

Për hir të opinionit publik dëshiroj të sqaroj një herë e mirë disa gjëra:

1.Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama.

2.Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

3.Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat.

Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus!

Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë.

Ai duhet të sqarojë, gjithashtu, se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore.

4.Për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike ne i kemi kërkuar prokurorisë shqiptare të kryejë cdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë çdo dokument.

Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama.

Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje.

5.Edi Rama ka disa javë që po përpiqet të pushojë hetimet për Saimir Tahirin. Prandaj, fushata e sulmeve, përmes mercenarëve me pagesë, ka për qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga droga dhe krimi.

Cështjet e drogës si “Xibraka”, Maminasi, Saimir Tahiri janë çështje me rëndësi kombëtare, të cilat nuk duhet lejuar që të mbulohen me mjegullën e propagandës qeveritare, sepse rreziku kryesor për destabilizimin e Shqipërisë është droga dhe krimi.

Prandaj, lufta ndaj drogës, krimit dhe lidhjeve të tytre me politikën është prioritet kombëtar. (TemA)

“Financimi rus i PD”, Rama mesazh të qartë Bashës: Një mishmash fundekrye korruptiv, kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur

3 komente në ““Kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur”, reagon Basha: Akuza qesharake, PD nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka lidhje me rusët”

  1. Lumi A says:

    Ne burg duhet te shkosh ore i pafetyre. Lidhjet tua dhe te PDs me lobin Serb, Grek dhe Rrus nuk jane te panjoftura per publikun shqiptar. Ne mendje me vjen shtepia e verdhe, thyrja e embargos, shpallja e UQK organizate terroriste, shitjen e detit dhe tani ne fund, perdorimi i parave te Rusise per te destabilizuar vendin. Prokuria duhet ti shkoj ne fund kesaj tradhtie.

  2. Johani says:

    Lul basha ti mund ti rendit numrat deri ne pafund e jo te ndalesh ne pese pika qe siaps teje jane fakte qe lidhin Ramen me krimin,dhe perpiqesh qe ti kunderpergjigjesh fakteve qe sjell gazeta prestigjoze amerikane duke u mbrojtur se jane shkrime te financuara nga Rama me qellim largimein e vemendjes se shqiptareve dhe botes nga problemi i vertet,droga dhe Tahiri!!!!
    Po kjo sa eshte qesharake lul eshte edhe poshtersi dhe si e tille edhe e denueshme me ligjet e çdo shteti ne bote,qofte edhe ve,deve me te izoluara,pasi te mbrohesh duke shpifur dhe sajaur eshte edhe me krim sesa ta pranosh krimin dhe tradhetine qe ke bere,ta sulmosh Ramen se ka sulmuar Trampin dhe keshtu eshte antikombetar do te thot se ose je i verbuar ose nuk degjon apo i ke te dyja bashk,pasi Trampin e kritikuan,akuzuan e fajesuan miljona amerikan deri ne filtrimin me mafioz ruse ne zgjedhje dhe ti ket orvatesh tia mbvesh Rames,pra ti lul po ua thua vet shqiptareve se ti je bere me te gjithe ketu jo vetem me ruset,serbet,greket e maqedonet por qofte edhe me dreqin vetem pper ta mundur Ramen,por ja qe spo te ece lul spse shqiptaret tashme jane zgjuar dhe po e dallojne vrasesin nga viktima,kriminelin nga viktima,drogen nga buka,komandantin e droges e krimit qe edhe para dy ditesh sali berisha ne TV e tha se ishte ai dhe ti ne kry te tij,prandaj kujt mendon se do ia hedhesh duke trilluar e pjellur llojlloj skenaresh shpifje e genjeshtra per ti paralelizuar me krimet e tua,kjo nuk shkon lul basha sepse tash edhe ish bashkepunetoret tu me et afert po thone se krimet ekonomike qe ke ebre ti nuk i lan as deti,por edhe ato me drogen tha sali berisha se ti dhe ai e kishit krijuar se apri me lazaratin,Dukagjinin e gjithe shqiperine,e deri te vrasjet lul basha jo vetem ato me 21 janar,prandaj reagimi yt i qoroaditur dhe i flliqur lul nuk do te shpetoj sikur e ke kuptuar,nuk do te ban pune as ristan pijaneci as flamur shkop noka i trajnuar ne udb serbe por as vet kshilltari serb fazlliq.

  3. kafe brazili says:

    ATE E DINE TE GJITHE , JU NUK KENI LIDHJE VETEM ME RUSET ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje