Ministrat e Brendshëm të BE spektikë për datat e anëtarësimit: Në Ballkan nevojiten më shumë reforma

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen në BE. Më parë nevojiten ende shumë hapa kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Ministrat e Brendshëm janë spektikë për datat e anëtarësimit.

Nga Bernd Riegert

Pas udhëtimit në Ballkan të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në javët e fundit këtë të enjte ishte sërish radha e 28 ministrave të brendshëm të BE. Ata miratuan planet e veprimit për afrimin e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës në një anëtarësim të mundshëm me BE, plane të paraqitura nga Komisioni i BE në “strategjinë e Ballkanit Perëndimor”. Secili nga shtetet, sipas mendimit të ministrave të Brendshëm të BE duhet të miratojë në fushën “siguria dhe imigrimi” një program prej 14 pikash. Synimi është që të luftohen më mirë migrimi ilegal, kriminaliteti i organizuar dhe tregtia e armëve, për t’iu afruar standardeve të BE.

Shumë detyra deri në 2020

Detyrat e shtëpisë që u formuluan në plan shtrihen deri në vitin 2020. Në këtë kohë, BE do të rishqyrtojë se cilat përparime janë bërë në fushën e sigurisë së brendshme, për çdo vend, pikë për pikë. Një raport i ri do të tregojë se cili vend duhet të bëjë përmirësime dhe në cilat drejtime. E gjitha kjo bëhet duke pasur parasysh datën e synuar 2025, të cilën shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker e ripërsëriti edhe njëherë në Sofje në fund të udhëtimit të tij në Ballkan. Po të ecë gjithçka në mënyrë optimale, Serbia dhe Mali i Zi vërtet mund të anëtarësohen deri në 2025 në BE. Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina mund të bëjnë përparime të mëdha në asociim, u shpreh Juncker. “Unë kudo kam ndjerë vullnetin që të ndërmerren reforma, për të hyrë në BE”, tha Juncker në Sofje. “Të gjitha kushtet duhet të plotësohen”.

Kur kjo nuk funksionon menjëherë në njërin vend ose në tjetrin, kjo nuk do të thotë neglizhim. Tashmë janë arritur shumë përparime. Por e nevojshme është, u shpreh Juncker, një luftë më e fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjermania kundër datës konkrete

Me vitin 2025 që përmendi si objektiv Junckeri nuk qenë dakord të gjithë ministrat e Brendshëm në takim. Ministri i Brendshëm Gjerman që po largohet, Thomas de Maiziere (CDU) kritikoi radhën e gabuar të hapave. “Unë kam pak mirëkuptim për faktin që të përmendim data dhe të themi që deri në vitin 2025 duhet të jetë kryer gjithçka. Rruga e drejtë duhet të jetë që shtetet, që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i plotësojnë kushtet me veprimet e tyre. Pastaj mund të vendosësh, nëse ata janë të përshtatshëm për Evropën.”

Projekte për luftimin e krimeve dhe sigurimin e kufijve

Më parë tani duhet të zbatohet me shtetet ballkanike një plan me 14 masa të veçanta deri në vitin 2020. Në projektet e kërkuara bëjnë pjesë ndër të tjera:

– Të ngrihen ose të forcohen koordinatorët kombëtarë ose institucionet për luftimin e radikalizimit islamik në kuadër të mbrojtjes nga terrorizmi. Koordinatorët duhet të lidhen në rrjet dhe të bashkëpunojnë në të gjithë Ballkanin.

– Kualifikimi i policisë dhe hetuesve duhet të forcohet me ndihmën e agjencive të BE, për të luftuar në mënyrë më të fokusuar kundër krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve dhe tregtisë së drogës.

– Shtetet e Ballkanit dhe autoritetet e policisë së BE duhet të krijojnë ekipe të përbashkëta misionesh, të cilat hetojnë krimet dhe konstatojnë dorasit.

– Autoriteti Policor Evropian (Europol) do të ngrejë zyra ndërlidhëse në të gjashtë shtetet e Ballkanit.

– Shtetet e Ballkanit duhet të integrohen plotësisht në projektin në vazhdim të BE për luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe të marrin pjesë në mbledhjet e institucioneve evropiane të hetimeve.

– Duhet të ngrihen koordinatorë kombëtare për kontrolle më të mira kufitare dhe të lidhen me njëri-tjetrin, për të përmirësuar ruajtjen e kufijve dhe për të frenuar të ashtuquajturin migrim ilegal.

Në këtë kuadër, BE do të rrisë subvencionet në kuadër të reformës dhe zgjerimit të infrastrukturës dhe personelit në shtetet e Ballkanit. Këtë vit, gjashtë shteteve ballkanike do t’u paguhen më shumë se një miliardë euro “ndihma paraanëtarësimi”. Nga 2007 deri në 2017 janë shpenzuar gjithsej nëntë miliardë euro.

Përparimet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia mund të bëjnë që BE të shpallë që në verë një datë konkrete për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë zhvillohen negociata. Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë relativisht larg këtij hapi, thanë diplomatë evropianë të pranishëm në takim./dw/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Ministrat e Brendshëm të BE spektikë për datat e anëtarësimit: Në Ballkan nevojiten më shumë reforma”

  1. Pa vlere says:

    Shko pirdhu me gjithe Europe!!
    Ne Malte vritet gazetari se ivestigon afera lorruptive te kryemi istrit.
    Ne sllovaki vritet gazetari dhe e dashura, pikerisht se investigon afera korruptive.
    Ne Hungari dhe shume vende Wuropiane kanebire lideret pro Ruse, gjithandej.
    Rusia eshte ulur kembekryq ne Europe, dhe keta na cajne trapin, ballkani, ballkani..

    1. the punisher says:

      Mire e ke ti, por cfare reformash ka zbatuar deri tani Shqiperia? Apo me pordhet e Rames ne facebook dhe furcat e Temes kujton se do hysh ne Evrope.

  2. Lani says:

    Motren ku ta ket europa e qelbur .pedofilat te poshter edhe Gay ka shume aty .njerz te degjeneruar

    1. Klimax says:

      Ne Turqi, more Lani, Ne Turqine e Erdoganit, ne Arabine Saudite, ne Afganistan, Pakistan, Somali, Sudan, etj! Hajde, ka shume vende ne bote te pershtateshme per Shqiperine qe “luftojne” degjenerimin, korrupsionin, padrejtesine dhe “mbrojne” e “respektojne” te drejtat dhe lirite e njeriut, qe “lejojne” shtypin e lire, voten e lire, qe zbatojne me reptesi ligjet e sharise!
      C’ju duhet Europa e “degjeneruar”, apo pastaj tju “degjenerohen” edhe juve motrat e grate??!!
      “Shqiptari per nje nder jeton”, apo jo? Keshtu thuhet ne nje shprehje popullore, por e thena me te beren eshte larg, more Lani, se ne te kundert nuk do te kishte ngelur shqiptar ne kembe per “nderin” e familjes!
      Fise barbare qe evolucioni per ju ka ngelur ne Mesjete!

      1. the punisher says:

        Ja dolen dhe dy shurrtoret e Janulles te hane mut.

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk i duhen muslimonet Evropes,por i duhen vendet e tyre per ti mbushur me refugjate arabe…………..!?

  4. Iliria e bashkuar says:

    Pa ju ballkani do ishte perseri ne lufte, me varferi dhe krime. Por juve nuk do t’ju hiqen kurre gabimet dhe fajet e te kakuares per Iliret. Me gjithe keto Europa eshte rruga me e mire per Ballkanin, por mos « i genjeni » njerzit me pare per rruge. Duhet punuar vetem ne edukim shkollor dhe kulturor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *