“Çudia më e madhe tre ditë zgjat!” Basha harron skandalin, sulmon qeverinë: Shqipëria është në gjendje të vështirë, CEZ e ARMO privatizime të dështuara

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se e ka harruar shpejt skandalin e investiguar nga mediat më prestigjoze për lidhjet me Rusinë dhe promovimin e tij në Uashington.

Sot kryeopozitari është shfaqur në një aktivitet në Tiranë për të folur mbi ekonominë.

Basha shprehet se këto 5 vite kanë qenë të humbura për shqiptarët.

Ai konstaton se qeveria importon plehra dhe eksporton drogë.

“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje ne nevoje iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit.

5 vitet e fundit, kanë qenë “te humbura” per Shqipërinë.

Qeveria merr vendimmarrje ne mënyrë klienteliste. Ne 5 vite nuk ka patur asnje investim te huaj. Investimet ne infrastrukturë janë thuajse zero.

Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë? Apo do ikin me një charter? Jemi kthyer në një vend që eksporton drogë dhe importon plehra”, tha Basha.

Kreu i PD-së, ka pranuar publikisht se dy prej privatizimeve më të rëndësishme si CEZ dhe ARMO, ndërmarrë nga qeveria e djathtë kur ishte në pushtet, rezultuan të dështuara.

Është vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privatizimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e pritura.

Por nga ana tjetër nuk ka asnjë krahasim me qëllimin për të arritur një rezultat në të mirë publike, që ishte në gjenezë privatizimi i ARMO dhe CEZ, të dyja te dështuara, absolutisht, dhe qëllimit për të kapur çdo sektor të ekonomisë me duart e politikës dhe të një grushti njerëzish të lidhur me politikën“, u shpreh Basha. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Çudia më e madhe tre ditë zgjat!” Basha harron skandalin, sulmon qeverinë: Shqipëria është në gjendje të vështirë, CEZ e ARMO privatizime të dështuara”

  1. Haka Tekizoti says:

    Luli nuk e ka harruar skandalin, por përpiqet të shtiret sikur e ka harruar me qëllim që, sipas berihasë, të bëjnë edhe të tjerë si ai. Ai mund ta harrojë skandalin vetëm pasi të sigurohet që e kanë harruar të tjerët, gjë që s’mjnd dhe nuk duhet të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *