Hyri në politikë nga dera serbe, po del nga ajo ruse

10 Mars 2018, 11:47Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Ende askush nuk e di se si erdhi Lulzim Basha në politikën shqiptare. Kush e solli, çfarë merite kishte ai në politikën e mëhershme, si krejt befas ai u shfaq si ylli në ngjitje i një partie që po synonte pas 8 vite në opozitë të merrte pushtetin. Ai ishte enigmë e madhe.

E vetmja gjë e sigurtë që do të dihej fare pak kohë më vonë, është që ai kishte ardhur në politikën shqiptare nga një derë serbe, e cila e kishte kapardisur përmes një njeriu mafioz, të skutave të errëta, bashkëlidhje e një klani udbioz që përfshinte shefin e sigurimit serb Millosheviçin, ministrin e Brendshëm serb të kësaj kohe dhe një lob jashtë shtetit serb, i cili kishte pasur lidhje edhe më të mëhershme financiare.

Në miniaturë ai dukej si vazhdimi i Berishës në një variant të zbutur dhe ndoshta ky do të ishte shkaku përse ai erdhi duke tundur një kartë të fortë në politikën shqiptare, në të vërtetë kartë të dyfishtë: miqësinë me vajzën kryeministrore dhe mikun e përbashkët serbo-boshnjak, të cilin, si edhe origjinali i së cilës ishte kopje, do e kishin mik shtëpie, do të krijonin firma fantazmë dhe do të zhvatnin dhjetëra e qindra miliona euro nga financat e shtetit të varfër.

Tani, si do të ishte normale të ndodhte, ai, si duket, do të dalë nga politika përmes një porte ruse. Edhe nëse në hartën shqiptare të politikës do të vazhdojë të jetë një pinjoll enigmë, në atë të botës euroatlantike, ai është tashmë një lojtar i djegur, i cili, duke djegur veten, nuk ka merak se mund të djegë edhe partinë ku e vendosën kryetar, por edhe shtetin ku i përket një pjesë e tij. Si dihet, pjesa tjetër e tij është në Holandë.

Çfarë e lidh Bashën me politikën regresive ruse? Përse ai i është drejtuar firmave off-shore ruse për të bërë pagesa konfidenciale ose për të pranuar dhurata prej tyre, në këmbim të vlerave të pakta ose të askërkundta që mund të të sjellë në politikë një lider, ende i padjersitur për të marrë partinë? A ka lidhje ardhja e tij me ngulmimin e politikës serbe apo ruse në segmentet e Shqu-it politik, apo gjithçka është vetëm një rastësi fatkeqe? Përse, në të njëjtën kohë me një ultra nacionalist maqedonas, të rënë nga pushteti, antishqiptar klasik i tërbuar, ai do të fillojë lëvizjen e tij politike për destabilizimin e shtetit dhe çfarë lidhje ekzistonte mes tij, mes një pjese të shumicës qeverisëse të kohës, segmenteve të drejtësisë dhe zyrës presidenciale?

Janë shtruar shumë pyetje në të njëjtën kohë. Disa janë shtruar që në krye të herës, disa të tjera po zbardhen marramendshëm shpejt pas një artikulli të medias investigative me 10 milionë ndjekës në muaj, Mother Jones, një shkrimi të gazetës famoze, Nju Jork Tajms, “Zërit të Amerikës”, që nuk është thjeshtë një media jashtë qeverisë amerikane, por edhe fakteve e dokumenteve që po shfaqen rrëmujshëm e jo vetëm rrëmujshëm.

Fakti i dukshëm i tanishëm është se Basha dhe një grupim prej tij, herë pas here i dyshuar për lidhje me strukturat serbe të sigurisë, si Noka, për shembull, kur ngritën Çadrën në mesin e Bulevardit dhe filluan tratativat me diplomatë rusë, nuk e kishin menduar se gjërat një ditë do të zbardheshin.

Alibitë budallaqe që po ngritin sot, si ajo e së majtës radikale për Mother Jones, pastaj për pagesën 2 milionë dollarësh nga Rama për një investigim, më tej si një përllogaritje e Soros, më tej, si një gjetje e qeverisë për të hequr vëmendjen nga droga e fortë 613 kg, nga rasti Tahiri, për Nju Jork Taims si një letër higjienike, e ajo më “brilante”, që një fondacion shqiptaro–amerikan, papritur, paskan paguar 500 mijë dollarë për mbulimin e lobimit pëdëist, jo vetëm nuk zbardhin asgjë, por fundosin më tej botën politike bashiste.

E zëmë sikur të gjitha këto janë të vërteta. Le ta mendojmë për një çast. Por çfarë lidhje kanë këto me firmat e vëna në kontratat lobiste.

Çfarë lidhje kanë të gjitha këto me deklarimet e firmave të njohura lobiste amerikane pranë thesarit të shtetit dhe departamenteve të posaçme amerikane, të cilat nuk mund të mashtrojnë për asnjë vend, e jo më për shuma miliona dollarësh.

Nëse Basha i mendon këto struktura si prokurorinë e Llallës, ai është ende me mendtë e hajdutit të Rrugës së Kombit, që pozita e dhuruar nuk i ka mësuar asnjë nga politika, as edhe thënien e të vërtetës, se sa është ora.

Për të synuar mundësi për depërtim në hapësirën presidenciale të Trump, paratë lobuese, ende të dyshimta fund e majë, ose kanë kaluar përmes një kompanie off-shore ruse, çka është bërë e qartë nga deklarimet e firmave lobuese, ose janë dhuruar nga këto kompani ruse.

Rrugë tjetër nuk ka. Paratë janë derdhur në arkat e firmave lobuese, nga më të njohurat, aq më shumë të lidhura me presidentin aktual. Ata nuk kanë shkruar se paratë janë marrë nga Soros, nga Rama, nga një fondacion misterioz shqiptaro–amerikan, por nga firma ruse në dobi të Partisë Demokratike, drejtuar nga Basha.

Ky është fakti i parë tronditës, i cili ka të bëjë me strategjinë politike të Bashës drejt lindjes dhe “harrimin” jo të rastësishëm të linjës euroatlantike. Fakti i dytë, që është një problem brenda shqiptar, qëndron në fshehjen e këtyre donacioneve, çka është një enigmë tjetër, më shumë afariste.

Basha do të ketë gjithë kohën e duhur për të dhënë përgjigjen e tij të saktë, jo si në “Opinion”, përse pagesat për firmat lobiste amerikane janë kaluar përmes firmave ruse, ose përse janë dhuruar prej firmave ruse. Çfarë lidhje ka mes këtyre pagesave dhe takimit, gjysmë të fshehtë të Bashës me ambasadorin rus në Tiranë, takim i cili ende ka mbetur enigmë për kohën kur u bë, për mos zbardhjen e tij dhe për heshtjen e mëtejshme.

A mund të jetë i besuar një lider i tillë, thellësisht i lakuar drejt lindjes dhe burracak ndaj perëndimit?

Ka pasur në fillimin e vitit të kaluar një lëvizje jo të panjohur politike që përmblidhte një trekëndësh politik : Basha-Gruevski–Meta. Ndërsa i pari synonte destabilizimin, i treti kishte mbajtjen e pushtetit, duke qenë ende lojtari më i fuqishëm në qeveritë që mund të ndërtoheshin.

Kjo lëvizje, thellësisht e përbashkët, synoi krijimin e një qeverie Gruevski – Ahmeti, si kundërvënie ndaj aspiratës drejt Europës që ishte shfaqur në zgjedhjet e fundit në këtë shtet ku më se një e treta ishin shqiptarë autoktonë.

Në kohën kur gjithçka po shkonte drejt një përplasjeje të paralajmëruar në shtetin maqedonas, Basha ngriti teorinë e tij të Çadrës, me thirrjen megalomane për një republikë të re.

Përmes saj, në secilën paradite dhe para gjumit, ai lëshonte kërcënimet e radhës dhe bënte thirrje për ngritje për rrëzimin e pushtetit.

Në çastet entuziaste, kur edhe përkrahja e lobit serb apo rus në Tiranë rritej, ai kalonte në ekstazë politike, duke bërë thirrje për thyerje xhamesh, hedhje makinash, të shpoheshin gomat dhe të fillonte një lëvizje popullore kërcënuese.

Të njëjtat thirrje bënte edhe Berisha, por ai, duke qenë i rrahur me vaj e me uthull, duke e pas provuar në vitin 1997 se çfarë është zemërimi perëndimor, kur e braktisën të gjithë, la në vijën e parë Bashën, një karabush në politikë, por i rrezikshëm në aspiratën e tij për të përmbysur gjithçka.

Çadra u ngrit në shkurt dhe u shkul në maj, kur ai e mori vesh se të gjitha tentativat ishin drejt shuarjes. U kthye për pak kohë tek zanati i vjetër: përfituesit. Mori ministritë ku mund të kishte para, drejtori të rëndësishme financiare, shiti mandatesh deputetësh, kjo e fundit edhe me ndihmën e familjes biologjike e jashtë saj.

Agjenci prestigjioze që monitorojnë Shqipërinë dhe vendet ballkanike kishin paralajmëruar seriozisht për skenarin e mundshëm të destabilizimit të vendit. Njëra ndër pikat e mundshme të shpërthimit ishte Çadra, si koncept politiko–ushtarak, për t’u zhvendosur ndaj selisë së shqup-asit.

Ndaj, të gjitha vendet perëndimore bënë atë çka nuk ishte menduar në politikë dhe që Basha, aguridhe, nuk mund ta kishte menduar: ata deklaruan haptas se zgjedhjet politike të qershorit do të njiheshin si të rregullta dhe të lira, edhe nëse opozita nuk do të merrte pjesë.

Loja kishte mbaruar. Zaret që ishin menduar të hidheshin ishin kthyer pas. I gjithë skenari, i punuar në vend apo i ardhur i gatshëm, si ai i 14 shtatorit 1998, ishte në dritën e diellit dhe asgjë nuk mund ta lëvizte nga vendi.

Kur u mendua se agonia e një force politike mund të zgjatej dhe se mund të kishte një formësim të ri, ndodhi një lëvizje tjetër politike: në Shqipëri erdhi i plotfuqishmi amerikan Noyt Brian Yee, që pasi kishte shuar zjarrin në Shkup, hodhi ujët e ftohtë mbi politikën bashiste.

Nuk e la të ndizej ëndrra ruse për depërtim në Ballkan. Mohimet e ambasadorit rus për ndërhyrjen e shtetit të tij nuk hedhin dot poshtë dhe as nuk e kanë provuar të hedhin poshtë pagesat e kompanive off-shore ruse.

Prokuroria maqedonase denoncoi skenarin rus. Prokuroria shqiptare heshti. Ky është një ndër shkaqet përse opozita u përlesh me policinë dhe deshi të zaptonte parlamentin me huliganë, si kishte ndodhur në Shkup, ruajtja e kësaj strukture në prokurorinë e përgjithshme, ku, në vendin kryesor ishte një mashtrues ordiner, i kapur politikisht dhe financiarisht.

Kur Basha dhe një pjesë tjetër e opozitës, disa me përcaktim të qartë e të tjerë, ose nga naiviteti politik, ose për mbulesa financiare, menduan se vëmendja nuk është më tek ato, synuan përsëri destabilizimin, përmes një grushti shteti institucional, duke e kthyer parlamentin në një arenë lufte, duke hedhur poshtë ligjin për reformën në Drejtësi, çka ishin dy aspiratat dhe investimet më të mëdha të BE dhe SHBA.

Lëvizjet politike të Bashës shkojnë drejt asgjësimit të tij si figurë politike. Është krejt e pamundur që një figurë e tillë politike, që në të njëjtën kohë i shpall luftë perëndimit dhe ndjen t’i rrahë shpatullat politika agresive ruse, të jetë ende i besuar.

Në fakt ai ka qenë gjithnjë një e keqe e domosdoshme që duhej takuar.

Si duket, kësaj të keqeje, po i vjen fundi shumë më shpejt nga sa ai vetë dhe përkrahësit e tij, kanë menduar.

Ai erdhi në politikë përmes derës serbe dhe po del nga dera ruse.

28 komente në “Hyri në politikë nga dera serbe, po del nga ajo ruse”

    1. Toni says:

      Nje tjeter sherbim qe i ka bere Basha serbo-ruseve eshte krijimi i historise per shtepine e verdhe si gjoja qendra e trafikimit te organeve nga UCK dhe Shqiperia. Kjo eshte poshtersia me e madhe qe ai mund ti kete bere kombit shqiptar duke nxitur Perendimin te krijoje Gjykaten Speciale. Fantazite e Dick Martit jane te gjitha te nxitura e mbeshtetura nga krijimet e Lulzim Bashes. Ai ka pnuar ne Kosove ne ate kohe dhe ka mbledhur gjoja fakte te stisura kunder UCK. Pa permendur ketu faktin qe e gjithe levizja per nje Republike te Re kishte te bente me pengimine Shqiperise per te hyre ne BE. Lobimi i Bashes dhe i serbo-sllaveve udb-iste ne PD kunder hapjes se negociatave me BE eshte i paprecedente. Nuk ka asnje force ne BE qe te kete lobuar kunder vendit te vet. Eshte nje tradheti esadiste e vetem atyre qe ja kane shitur shpirtin parase serbo-sllave. Ky zhapik i ndyre, ky njeri pervers dhe i peeshtire duhet te perfundoje ne burg per te gjitha te zezat qe i ka bere Shqiperise dhe shqiptareve. Ketu nuk po permend vjedhjet ne rrugen e kombit dhe vrasjet ne 21 Janar kur ai ishte Ministri i Brendshem.

  1. Zigur Qarri says:

    Te gjitha bomba tymese,megafon alla Taulant Palla,gam gam e ham ham.Kush ka bere
    transparent politiken dhe milionat deri tani?Rama pranoi qe,te gjith kan marre Leke nga
    Sorros.Meqe te gjith paskan marre,ku eshte ligji?Perse kujtohet tani Rama?
    Sa agjente te huaj jan inflirtruar deri tani ne politiken shqiptare,perse nuk flet kush?
    Edi Rama erdhi ne pushtet me parulla nacionaliste,por beri fakt te kryer shitjen e Detit,
    edhe duke i bere presion institucioneve shtetrore,qe ta njohin kete marrveshje te fshehte,
    megjithate te gjith heshtin!Perse gjith kjo heshtje?Apo lype s’ta jep,merre se s’te thote gje!
    Kjo tregon,se makina propogandistike e PS eshte shume here me e madhe se PD.Kjo tregon,
    qe PS paguan shume here me shume per te fshehur problemet qe shqetesojn shqiptaret.
    E gjitha kjo tymnaje,eshte per te larguar vemendjen nga problemet pa fund te Shqiperise,
    nga kolapsi ekonomik,droga,kriminaliteti,emigracioni,korrupsioni,qe po asfiksojne Shtetin
    dhe shoqerine shqiptare.A erdhi ne pushtet Saimir Tahiri,duke premtuar se do te zhdukte
    krimin 100 ditet e para te qeverisjes?Jo qe nuk e zhduku,por u be pjese e krimit!Mashtrim.
    A erdhi ne pushtet Edi Ramam me parrulla nacionaliste dhe kunder koncesioneve te Berishes?
    Ajo qe u hodh poshte ne rruge ligjore ne kohen e Berishes,Rama kerkon ta beje fakt te kryer,
    ne kundershtim me ligjet e Shtetit shqiptare!Koncesionet jo qe nuk i ndali por i dyfishoi,ne
    kundershtim flagrat me politikat e partive socialiste.Mashtrim.A premtoi Edi Rama per
    300 mije vende pune?Mashtrim.U shtuan edhe 300 mije te papune.Nuk mjaftoi kjo,por
    Rama nxiti liliputin pevers Ahmetaj,te genjeje ne mandatin e dyte,duke premtuar 250 mije
    vende te reja pune.Mashtrim.Ministrja e Rames Milva Ekonomi,premtoi ndertimin Portit te
    Karpenit,nje investim 5 miliard Dollare dhe 70 mije vende pune!Super mashtrim.Qeveria Rama
    ka legalizuar mashtrimin.Per kete jo qe duhet te largohet,por shumica e kan vendin ne burg.

    1. Iliria says:

      Ik o zigur, ik me dhi e me dele se ky esht zanati jot

    2. Dhite e Shqupit says:

      Shko mor fshataro malok futi ndonje teke anes Lanes. Pasi te kesh lare kepucet tek shatervani kuptohet.

      1. Zigur Qarri says:

        Edhe thone pastaj se nuk ka material per humor!Nje militant,eshte injorant ose supermashtrues.
        Eshte pak kjo per te mbajtur qendrim kritik me ane humorit?
        Militant,ne Pemen familjare,jam afro 500 vjet qytetare,por kjo pak rendesi ka,ashtu si nuk ka rendesi qe ti je fshatare.
        Rendesi ka,”argumenti dhe qendrimi yt”,ai te percakton.

        1. beni says:

          Zigur ke filluar të mendosh e të komentosh realitetin e konstruktiv!!
          Ti e kupton tashmë,që ne kemi probleme të diversitetit kulturor,që dashur pa dashur ndikojn në politikë!!

    3. Ciu Ciu says:

      O ZIGUR IK PIRDHU SE NA ÇAVE BYTHEN.

    4. usa11 says:

      Ik ore zigur se nuk po mbron njeri ramen , mos fol si e ema e zeqos nga maja e thanes !. Ketu flitet per ate pederastin lulin ne qofte se nuk ke per te shkruajtur ndonje gje rri e lexo komentet mos me be mua krahasime se luli eshte pederast por socialistet nuk po punojne mire. Dhe shiko kur te shkrujne per te keqet e rames atehere komento tani e kemi fjalen per kete kermen lulin.

    5. Aqif Kopertoni says:

      Iko o Zigur Qorri…. mos u mer me llafe kafenesh. Mos u mer me Llogje por komento me llogjik

    6. shkodra says:

      O Zigur dereziu, ti je paguar qe te shkrush keshtu. Por duhet te kuptosh qe keshtu as Lulin, as vendin nuk e ndihmon. Shkrimi ben fjale per Lulin jo per henen. Jepi nje pergjigje ketij shkrimi, pastaj ben opozite si te duash dhe per cfardo ceshtje te duash. Por kjo qe ndodh me Lulin nuk ka lume e perrua qe e lan. Neser, kur Luli nuk do te jete me Shef ne SHQUP ka rrezik qe ti te derdhesh lume sharjesh mbi Lulin qe te lepish b…. e Shefit te ri. Keshtu ti ke mbetur e do mbetesh skllav-njeri.

      1. Zigur Qarri says:

        Ate qe kam komentuar nje here,s’kam deshire ta perseris.
        Po gjete nje shkrim qe lavderoj Lulzim Bashen,te jap te drejte.
        Me supozime nuk gjykohet,apo jo.Asnje force politike,asnje
        Kryeminister nuk ka punuar per forcimin e Shtetit deri tani,
        por vetem per klanin e tij.Prandaj edhe armiqesia e tyre
        shkon deri aty,sa te behen me te huajt kunder njeri tjetrit.
        BE favorizoi Malin e zi dhe Serbine,para Shqiperise!!!

  2. nje demokrat qe do Shqiperine. says:

    Nje analize shume e thelluar , shume e sakte dhe e paraqitur shume qarte.
    Turp qe ka akoma demokrate qe besojne akoma tek Berisha e Basha .

  3. Iliria says:

    Ik o zigur, ik me dhi e me dele se ky esht zanati jot

  4. Ai SHOKU.. says:

    PIRDH O ZIGUR PIRDH QE TE LEROHESH,,,,DHE ME SIGURI QE JE LIRUAR, NGA KOMENTI QE KE BERE,,,,,

  5. Spartaku says:

    Shkrimin e ke bere te shkelqyer,por kij kujdes se mos te vrasin horrat e Berishes dhe te Bashes.Berisha dhe Basha kane vrases profesionist dhe me pagese.

  6. rumpallhana e ripjelljes says:

    Bravo i qofte shokut Tao Balla, qe ky vend Shqiperia eshte kthyer ne qendren e spiunazhit boteror dhe si nje fanar ndricues po ju cjer masken armiqeve te brendshem dhe te jashtem. Perparimi begatia i ketij vendi nen udheheqjen eDrames dhe Tao Balles po i ben te dridhen te gjithe. Guximi i shokut Tao Balla per tja perplasur ruseve ne sy ishte i ralle per kete burre shteti. Shyqyr qe pjesa me e madhe e Byrose se Enver Hoxhes ka vdek se do ta kishin gris diplomen para kolosit eDrama dhe Tao Balles. Me reformimin e Akademise se Shkencave zhvillimi i programit berthamor nen dirigjimin e shokut Tao Balla eshte ceshtje kohe dhe ruseve spo u del e keqja nga shoku Tao.

  7. mirel says:

    Shih nja dy plera te Ramutit i jane qepur Zigurit si vemje.
    Pisa, do ju dali haku dhe ju plerave tradhetare te Ramutit. Vonon po nuk menon

  8. beni says:

    Lul Basha esht një islamik i qelbet që se ka shokun!!!
    Andej nga Kosova bënte prapagand islamike,në Tiranë përuron monumentin e terroristit Jasharaj,kta thonë esht me russet??
    Pd duhet me çdo kusht një katolik t’a drejtojë e jo i biri Servet pëllumbit apo ka mundësi djal i Enver Hoxhës??

    1. mandakalli says:

      Na rruajtsh topat ti dhe gjithe ju sllavo greket. Murit me koke ti bini por percarje fetare mes shqiptaresh nuk fusni dot.

  9. DRENICA E KUQE says:

    Nuk ka fare rendesi a ka hyre a hyn ne politike nga dera serbe a shqiptaro titiste e del nga dera ruse…, apo anasjelltas, fundi eshte anti shqiptar… Po cili shtet ne bote ka shuar ushtrine e tij, floten, mbrojtjen kunderajrore, repartet dhe gjinite tjera ushtarake pos Sali Bashes e Lulzim Berishes?!… Po, halli eshte pse u duruan deri me tash “shqiptaret” e Sali Rugoves e Ibrahim Berishes!…
    Te lumte Bedri Islami!…

    DRENICA E KUQE

  10. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Edi Palokari, uFlamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht ! Nje mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  11. une e njofe lulzim bashen vetem nga mediat dhe tv-te.por kame bindjen,se te gjitha jane shpifje nga kuzhina e kazanit te milionave te edi rames,ku ushqehen shume propagandues e spekulues profesionist.
    une ma shume i besoje lulzim bashes,se rames,metes,thaqit,pacollit,kurtit e shume te tjerve.

  12. bariu me hallate says:

    Ore a ka njeri te me thote se ç’u be me 613 kg e kokaines , se Merua nuk na jep asnje lajm !!!!???? Di ndonjeri ndonje te re … po ecin hatimet apo si me rastin Tahire-s !!!!! Ujku ujku (rusi) …. po çakalli (kush te jete valle) po ben kerdine !!!!!!! Dele e urta dhe debile te perendise … sa te lumtura jeni me nje dore “bar” !!!!!!

  13. Fierak says:

    Analiza shume e sakte, por kemi 25 vite qe lexojme analiza per zullumet te Saliut, Lulit e PD-se. Kemi harxhuar kaq shume kohe dhe energji duke lexuar e duke turfulluar me vete Si ka mundesi qe nuk po procedohen apo denohen per cfare kane bere?? Per kete kush e ka fajin tani?? A mund te behet nje analize per kete??

  14. Lili says:

    Geo analist, ti nuk e njeh po ne qe e kemi pare ne pune edhe shoket tone nderkombtare qe kane punuar me te na kane trehuar shume cka per kete mut.

  15. Zigur Qarri says:

    Ate qe kam komentuar nje here,s’kam deshire ta perseris.
    Po gjete nje shkrim qe lavderoj Lulzim Bashen,te jap te drejte.
    Me supozime nuk gjykohet,apo jo.Asnje force politike,asnje
    Kryeminister nuk ka punuar per forcimin e Shtetit deri tani,
    por vetem per klanin e tij.Prandaj edhe armiqesia e tyre
    shkon deri aty,sa te behen me te huajt kunder njeri tjetrit.
    BE favorizoi Malin e zi dhe Serbine,para Shqiperise!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje