Kategoria Superiore/ Kukësi përmbys Teutën. Laçi leksion Flamurtarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të Kategorisë Superiore që u zhvilluan në orën 14:00 duke dhuruar gola dhe emocione të shumta.

Kukësi ka marrë një tre pikësh të rëndëishëm në javën e 24-të përballë Teutës në “Zeqir Ymeri” duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Verilindorët arritën që të përmbysnin avantazhin e Teutës që kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Bilalit. Në fund të pjesës së parë Sindrit Guri barazon shifrat duke shkuar në dhomat e zhveshjeve me rezultatin e barabartë.

Në pjesën e dytë kampionët e Shqipërisë u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, i cili do të vinte në minutën e 62-të me anë të një super goli të shënuar nga Donjet Shkodra.

Pas vetëm 4 minutash Guri shënon dhe golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal në këtë takim. Arbër Çyrbja rihapi sfidën në minutën e 80-të pas një gafe të Allës, por që nuk arritën dot që të dilnin me pikë nga kjo transfertë. Me këtë fitore Kukësi mban vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e parafundit me 24 pikë.

Laçi zhyt akoma dhe më shumë në krizë skuadrën e Flamurtarit duke i shkaktuar një tjetër humbje me rezultatin 4-2. Vendasit arritën që të zhvillonin një 90 minutësh spektakolar përballë bregdetarëve të cilët ishin në një ditë të keqe.

Lojtari që shkëlqeu në këtë takim ishte padyshim sulmuesi Rexhinaldo i cili shënoi tre gola, ndërsa të katërtin për Laçin e shënoi Uzuni. Për vlonjatët shënuan Silanjovski dhe Musta.

Me këtë fitore Laci ngjitet në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e katërt me 36 pikë.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Kamës dhe Vllaznisë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me të dy ekipet që ndanë nga një pikë.

Në orën 17:00 do luhen dhe dy takimet që do mbyllin javën e 24-të që janë Partizani-Luftëtari dhe Skënderbeu-Lushnja.(TemA)

Më poshtë golat e ndeshjeve Laçi-Flamurtari dhe Kukësi-Teuta.

Golat e takimit Laçi-Flamurtari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *