A e di ndokush, se pse ka humbur Monika Kryemadhi?!

11 Mars 2018, 13:01Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Duhet të jem i qartë që në fillim, se nuk jam duke kërkuar Monën siç e thërras edhe unë si shumë të tjerë kur e kam përballë, por praninë publike të kryetares së Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. E cila siç edhe e dimë të gjithë, është forca e tretë politike në Shqipëri dhe opozita jonë më e re, pas zgjedhjeve të 25 qershorit të kaluar.

Prej disa ditësh, të paktën nuk kam qëlluar që ta shoh aktive si dikur, madje madje më duket sikur gati gati është vetëzhdukur nga fokusi i publikut edhe medias. Nëse ky perceptimi im është i gabuar për arësye njerëzore, jam gati të kërkoj ndjesë. Madje, edhe nëse ai është i vërtetë, por mund të ketë ndodhur gjithashtu po për shkaqe humane dhe jo për arësye politike, nga ana e kryetares së LSI.

Bashkë me qenien e zonjës Kryemadhi, nën lartësinë e aktivitetit publik të forcës politike që drejton, perceptimi është se vakumi ka nisur të krijohet dalëngadalë fillimisht dhe më pas gjithnjë e më shpejt, pas senacës së famshme të zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku. Ose séancës që për shkak edhe të zonjës Kryemadhi, më së shumti mbahet mend si: Seanca e çizmes! Më pas erdhi vala e arrestimeve të ish drejtorëve të LSI të akuzar për korrupsion me miliona dollarët e tenderave të rrugëve dhe e thirrjes për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të dy ish ministrave të Transportit të LSI.

Në vend që ta mbushi boshllëkun e lënë, prania e z. Petrit Vasili në media dhe në debatin publik e politik në Parlament, duket sikur e thekson edhe më shumë mungesën e zonjës Kryemadhi. Një mungesë që bëhet edhe më e dukshme, ndoshta për shkak të debateve të nxehta që liderët kryesorë politikë të vendit po zhvillojnë prej disa javësh, për çëshje shumë të rëndësishme të politikës së ditës.

Debate që sigurisht herë pas here kanë nevojë për qëndrimet e liderëve të partive, të cilët i ofrojnë medias dhe publikut jo vetëm vizionin e tyre personal, por edhe analizën dhe alternativën për ti zgjidhur e për ti tejkaluar ato politikisht, në funksion të së mirës publike dhe të vendit. Ky lloj komunikimi, sigurisht që ka edhe një rol dhe funksion tjetër kur vjen puna tek kryetarët e partive që kanë përfaqësime të rëndësishme në Kuvend, siç është edhe rasti i LSI. Sepse nëpërmjet fjalës dhe mesazheve të kryetarëve të partive, motivohen edhe anëtarët, përkrahësit, mbështetësit dhe votuesit e tyre.

Megjithatë, ndoshta ky “retreat” i zonjës Kryemadhi është i përkohshëm. Një tërheqje që mund të jetë duke përgatitur një rikthim edhe më të vrullshëm, ose po aq të vrullshëm sa edhe më parë. Ndoshta edhe për shkak të ndryshimit të kushteve të motit…, e sigurtë është që ky rikthim, nuk pritet të jetë më si dikur, me çizme në dorë./Alpenews.al

19 komente në “A e di ndokush, se pse ka humbur Monika Kryemadhi?!”

  1. Kombi says:

    KA SHKUAR NE AMERIKE, PER TE BERE OPERACION PLASTIK HUNDEN . GJOKSIN DHE PRAPANICEN . I DUHEN PER SFILATAT NE REC .

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      NOTE:
      Në “Shtëpinë e Zemit”
      s’mund të komentoja
      por, gjith atë shkrim
      s’mund ta anashkaloja.
      *
      Nuk na Del Saliu
      s’na del Grida Shqina
      po nga an’ e anës
      vjen Hajdar Rudina!!
      *

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Në Shtëpinë e Zemit
        ja beh një pasthirrmë
        e pastaj dëgjohet:
        Qenke ti Rudinë!
        *
        *
        *
        P.S.
        Oj Hajdar Rudina
        ahh që s’ësht aty
        Të ish gjallë yt atë
        ta kish lyp dhe ty!

    2. Epiriiiii says:

      Mona….. hahahaha, u puth me Milon. Mori fund, do mbahet mend si e Çmendura e Parlamentit me Çizme, shkurt muhabeti Maçok me Çizme.

  2. shqip says:

    Sa Here qe njerezit e politikes zhduken per ca kohe nga ekranet , dy Jane shkaqet . Ne rastin e Mona- Lizes me çizme , kjo ka shkuar ti beje lifting fytyres . Ose , ose , ka bere ndonje dergese parashe ne parajsat fiskale . Zura vetem dy nga disa opsione . Po mund te jete qe , ka shkuar ti çoje parate e droges se Maminasit , kartelit kolumbian . Para se ata te bejne ndonje proçke . E ku si vete mendja njeriut te shkrete . Kuptohet qe ne vetem ironia na ka mbetur si arme per tu shfryre ndaj kellirave te kombit .

  3. Ohoooo says:

    Kete radhe nuk do dale me.cizme
    Tani po ngrohet koha
    Trimeresha tani do heqe breket dhe do hidhet ne sulm pa breke,,,,,

  4. kaloresi i urdherit te leshtelikes says:

    nese nuk eshte ne gjiun e lalesit,ka shkuar ne kar,,,aibe per te ngrohur silikonin

  5. Ledion says:

    I ka futur tmerin Ambasadori Lu. I ka thene qe do te ta bej me keq se Llalles ty qe ke shitur edhe te drejta studimi me 8 miljon leke edhe atij palo Presidenti me bllok ne xhep. Do ndaloheni te hyni ne Amerike dhe Europe. As ne Kostur nuk do ju le te hyni. Pashaportat do ju duhen qe di ndizni dhe te ngoheni.
    Imagjinoni nje President qe Amerika dhe Europa nuk e le te kaloje kufirin. E imagjinoni cfare prestigji do kemi ne si popull ne Europe?

  6. z.peza kesaj radhe ia ke future kot. mona I shkriu tera focat ne seancen, jo per zgjedhjen e prokurores arta marku, po per te mbrojtur mikun e saj,mikun e metes, beriishes e fullanit, ish kryeprokuror-mafien adriatik llalla. mete e urdheroi: tani boll,” ti nuk na mbron dot , do vazhdoj une” dhe mori ne dore ceshtjen e detit per te djege ramen e shqiperine per te shpetuar berishen e vehten per tadhetine kombetare , te faljes teritorit fqinjit grek. sa po merret me dhenien e autorizimit per bisedimet me greqine e pate sot se u arratis ne pogradec per nje kafe, ose per te mos u marre me kete ceshtje. po te kishte hallin e shqiperise, do mbyllej ne zyre e nuk do dilte andej per dite e nete deri sa ti plotesoheshin “kushtet” e te firmoste autorizimin. ai nuk mund te jete president me shume se nishan berisha. fotografia eshte tallja me madhe qe u ben shqiptareve ky kryemafioz berishist

  7. ? says:

    ?E GJETA!!
    PO KËRKON ÇIZMAT ????

  8. Iliri says:

    Hengri sapunin per djathe e ka shkuar per LESh

  9. Mossss says:

    Po vjen pranvera dhe duhen kepuce te lehta dhe sandale,,,iku koha e cizmeve,,,pastaj me ato vrapon me lehte,,,se ku i dihet lu-se,,,dhe mund ta ndjekin me vrap,,,,,ose ka shkuar te porosisi orendite per burgun VIP,,,,

  10. Emigranti says:

    Tek filmi “Perballimi” te kujtohet personazhi Xhezo qe fshihte misrin ne fuci nen dhe. Ate po ben edhe Mona me ndryshimin qe spo fsheh miser por Euro.

  11. Jorgua says:

    Mona sa per dijeni ka kaluar ne depresion dhe mbahet e izoluar ne Lalez nene kujdwsin e mjekeve psikiater ! E sigurt

  12. Wikelaiks. says:

    monika fshihet se ilir meta ja ka ndaluar publikun vetem ne raste te rralla.
    sesa ma shume ben zhurma politike,aq me shume çplon te zezat 25 vjeqare te hajdutris dhe trafik droges te ilir metes.

  13. Tonil says:

    MONA në depresion .
    Si do bëhet puna e pasurisë?!?!
    Ca thonë do tua sekuestrojnë?!?
    Ca thonë, do tja u lenë, po qe se heqin dorë nga jeta politike e vendit,!??Janë në hall !!??

  14. sula says:

    MONA po fsheh paret e vjedhura….tik,tak!

  15. Durim says:

    Do kete ngel shtatzane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje