Analiza e humbjes, këshilltari i PD-së tallet me Bashën: Faturoja kritikëve edhe dollarët e Amerikës, po të bien në qafë

11 Mars 2018, 14:47Politika TEMA

Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj ka ironizuar Lulzim Bashën lidhur me detajet e para të publikuara nga analiza e brendshme për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke pasur parasysh raportin konfidencial të degëve të PD-së për zgjedhjet ku thuhet se kritikët kanë qenë arsyeja e humbjes, Topollaj i sugjeron Bashës me ironi që t’ia faturojë atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI.

Ndërkohë, Topallaj shkruan që Basha duhet t’ua faturojë kritikëve dehe dollarët që janë dërguar në Amerikë për lobim.

“Ore kryetar, e ke që e ke në dorë këtë raportin konfidencial të degëve të PD për zgjedhjet, ku paska dalë që kritikët e tu paskan punuar kundër, ndaj paskemi humbur ne.

Pse nuk e bën tamam dhe t’u caktosh atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI, madje edhe përdorimin e trafikantëve dhe të fortëve gjatë fushatës?

Po deshe mund t’i faturosh atyre edhe këto dollarët që janë dërguar ne Amerikë, sepse po të bien me qafë kot fare për atë çështjen e lobimit.

Vetë e bëre, vetë ia shpërndave shtypit, ndaj nuk e kuptoj çfarë të pengon dhe të mban dorën që t’ua ngecje atyre të gjitha hallet e tua, tamam siç e meritojnë ata armiq të popullit e të partisë?” shkruan Topollaj. (TemA)

1 komente në “Analiza e humbjes, këshilltari i PD-së tallet me Bashën: Faturoja kritikëve edhe dollarët e Amerikës, po të bien në qafë”

  1. Nje demokrat qe do Shqiperine says:

    Lulzim Basha nuk denohet ishalla.
    Ai i duhet Rames aty ku eshte ne menyre qe Rama te qeverise pa opozite.
    Basha i intereson me shume demokrateve te ndiqet penalisht.
    Jo vetem Basha por dhe Berishet jane ne interesin e demikrateve te ndershem te hetohen dhe te marrin denimin e merituar e te shporren njehere e mire nga politika shqiptare.
    Dhe e djathta shqiptare pastaj te themelohet nga e para.
    Pa Topallin, pa Boden, pa Patozin e bajlozin
    Vetem keshtu e djathta mund ta gjeje veten.
    ME MIRE VONE SE KURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje