Damir Fazlic: Basha është një hiç, i cekët në njohuri, PD jo vetëm që humbi zgjedhjet, por është bërë parti e parëndësishme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Damir Fazlic biznesmeni boshnjak i cili jeton në Amerikë, pas viteve 2000 dhe u bë i famshëm në Shqipëri për lidhjet e tij me ish kryeministrin Sali Berisha, vijon të ndjekë me interes zhvillimet në vendin tone e posaçërisht ato brenda të djathtës shqiptare. Fazlic i cili krijojë një furtunë politike në Shqipëri në vitin 2013 kur u zbulua se Argita Berisha, vajza e ish kryeministrit kishte kryer veprimet juridike për blerjen e një toke në Porto Romano, herë pas here, përmes llogarisë në Twitter, komenton zhvillimet politike në Shqipëri.

Dy ditë më parë Damir Fazlic do të rikthehej në vëmendjen e medias shqiptare pas një postimi në Twitter duke komentuar investigimin e revistës amerikane “Mother Jones” për aferën lobimit të e PD-s në Washington. “Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, “Forrest Gump-i” i politikës Lulzim Basha meriton medaljen e artë. Tani ai është zyrtarisht politikani më budalla në Ballkan, që nuk është aspak një gjë e lehtë. Vrapo Forest Vrapo”, shkruan Fazllic në Twitter.

Por, përse një vlerësim i tillë nga Fazlic për Bashën? Përgjigjen e kësaj pyetje dhe shumë të tjera që lidhen me PD, miqësinë me Sali Berishën, si po e qeveris vendin Edi Rama dhe performancën e Lulzim Bashës në krye të PD, Fazlic e jep përmes kësaj interviste ekskluzive për Shqiptarja.com.

Nga postimet tuaja të herëpashershme në Twitter ju komentoni zhvillimet në Shqipëri gjë e cila na tregon se vijoni të keni interes për ato çfarë ndodhin në Shqipëri. Cili është mendimi juaj i përgjithshëm për zhvillimet politike, ekonomike dhe Sociale në Shqipëri sot?
Unë e kam përzemër Shqipërinë, gjithmonë e kam pasur dhe kam shumë miq të nderuar atje. Interesi im i pastër është që të shikoj vendin tuaj të jetë i suksesshëm të ecë përpara dhe të mbërrijë atje ku i takon. Situata ku ndodhet sot mund të ishte akoma edhe më mirë në shumë fronte. Ekonomikisht e ka të vështirë të progresojë pa patur investime të huaja direkte. Të tilla investime nuk do të vijnë për aq kohë sa nuk ka stabilitet politik dhe shtet ligjor.

Për sa i përket zhvillimeve politike. Që nga 2013 Edi Rama fitoi dy zgjedhje të përgjithshme. Si i shikoni këto dy fitore njëra pas tjetrës të Edi Ramës?
Edi Rama është një politikan shumë i mirë. Është makiavelian dhe i suksesshëm. Fitorja e tij më e fundit tregon pikërisht këto dy cilësi që ai ka. Tani ai politikisht zotëron të gjitha rezultatet. Pra, të mirat dhe të këqijat. Me një fuqi pushteti të pafundme për atë vijnë edhe përgjegjësi pa limit.

Si e shihni mënyrën se si Edi Rama është qeverisur Shqipërinë si kryeministër?
Pa e vrarë shumë mendjen për dypartishmërinë dhe pa ia vënë veshin asnjë mendimi dhe opinioni tjetër.

A mendoni se sot Shqipëria ka klimën e nevojshme për të rritur investimet e huaja në vend?
Jo.

Në një ndër të paktat intervista që ju më keni dhënë në Londër, u shprehët se Sali Berisha për ju ishte një mik i shtrenjtë. Sipas jush, përse Sali Berisha humbi zgjedhjet në 2013?
Sali Berisha është një mik i shtrenjtë. Është një nga ata njerëzit e pakët në botë që me të vërtetë të inspiron dhe beson në idetë e tij me plot pasion. Unë gjithmonë kam pasur dhe do të kem dëshirën të flas me Sali Berishën rreth politikës botërore. Shumë njerëz afër tij filluan të sillen shumë keq. Ata nisën të mendonin më shumë për veten e tyre se sa për vendin. Saliu nuk e bënte një gjë të tillë. Por shumë të tjerët e bënë. Prandaj edhe ai humbi.

A mendoni se ishte vendimi i duhur që Berisha të dorëhiqej si kryetar i PD-s?
Jo, por me dorëheqjen u tregoi të gjithëve se sa shumë moral politik ai mbarte. Të tillë njerëz i përkasin një “race” të rallë.

Vijoni të mbani kontakte me Zotin Berisha?
Po.

Çfarë mendoni për performancën e PD-s sot pas humbjes së dy palë zgjedhjeve të përgjithshme?
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama po bën gabime të thella politike çdo ditë ai i fitoi zgjedhjet. Ka dy arsye për këtë, Lulzim Basha.

Cili është mendimi juaj për kryetarin e PD-s, Lulzim Basha?
Ai është një hiç. I cekët në njohuri dhe i pa shqetësuar nga faktet. Ai është një Forrest Gump, (personazh filmi, një njeri mendërisht i ngadalë që bëhet i suksesshëm) i cili ecën në politikën shqiptare.

Në një postim në Twitter thoni se Lulzim Basha e ka varrosur PD-në. Si keni mbërritur në këtë përfundim?
PD jo vetëm që humbi zgjedhjet, por PD u bë e parëndësishme. Nëse nuk do ishte Facebooku i Sali Berishës, PD do të renditej diçka më poshtë se Partia Republikane.

Të ndalemi pak në furtunën më të fundit ku është përfshirë politika shqiptare, pas investigimit të revistës amerikane “Mother Jones” se si kanë ndodhur pagesat e PD dhe kompanive të tjera, për të lobuar në favor të së djathtës shqiptare në Washington. Për këtë zhvillim ju përmes një tjetër mesazhi në Twitter shpreheni kritik ndaj Bashës. Përse?
Nëse unë do të isha në vend të Edi Ramës do t’i sugjeroja Bashës të lidhej me disa lobistë matrapazë në Washington, të cilët janë të padëgjuar, të paguante disa qindra apo mijëra dollarë për një foto me presidentin, para të cilat nuk janë asgjë. Më pas të gënjente duke thënë se pati një takim me presidentin dhe ai takim shkoi shumë mirë. Po ashtu të gjente disa rusë të errët të paguanin për të gjithë këtë. Duket se “Forrest Gump” ka bërë ekzaktësisht këtë.

Sipas jush cilat janë gabimet e Lulzim Bashës në të gjithë këtë histori lobimi nëse natyrisht ai ka gabuar?
Shumë gabime. Nuk dua të humb kohë për këtë.

Përse keni mbërritur në konkluzionin e shprehur në Twitter se Lulzim Basha është një politikan në Ballkan që e ka të pamundur të flasë?
Vetën nga ndjekjet që i kam bërë dhe nga ato që ai bën dhe thotë.

Pas viteve 2000 ju patët disa biznese në Shqipëri. Vijoni ti keni ato?
Jo.

Një zhurmë e madhe politike dhe mediatike u krijua rreth blerjes nga banorët lokal të një toke nga ana juan në Porto Romano në Durrës. A vijoni ta keni atë tokë në pronësi apo e keni shitur?
Partia Socialiste që ishte në opozitë atëherë më sulmoi pa mëshirë për atë projekt. U sajuan historia rreth tokës, për mua personalisht, vetëm e vetëm të godisnin Berishën. Ishte një projekt i shkëlqyer i cili supozohej të stabilizonte tregun e naftës dhe derivateve të saj në çmimin e tregtimit në pikat e karburanteve. Pra do të kishit çmime të ulëta për të gjithë. Fatkeqësisht u ndalua.

Gjatë kohës që bënit biznes në Shqipëri. A keni gabuar? Nëse po, çfarë lloj gabimesh?
Shumë për t’i përmendur. Megjithatë unë e kam pëlqyer pafund të shpenzoja kohën në vendin tuaj të mrekullueshëm.

A e vizitoni përsëri Shqipërinë dhe kur keni qenë për herë të fundit?
Bizneset e mija këto kohë më çojnë në pjesë të ndryshme të botës por unë do të rikthehem në Shqipëri.

Çfarë ju mungon nga koha kur ju bënit biznes në Shqipëri?
Njerëzit. Shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Në Shqipëri ju keni patur shumë miq politikanë diçka normale për një biznesmen si ju. Me cilët politikanë shqiptarë mbani kontakte?
Unë vijoj të kem miq brenda dhe jashtë politikës.

Dhe pyetja ime e fundit. Me çfarë po merreni këto kohë dhe në çfarë biznesesh jeni fokusuar?
Unë jam pronar i një pakete private aksionesh në bursë.

Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Damir Fazlic: Basha është një hiç, i cekët në njohuri, PD jo vetëm që humbi zgjedhjet, por është bërë parti e parëndësishme”

  1. gjethi says:

    Gjynah qe vegla serbe sali vuk karaxhici zgjodhi ne krye te pd-es nje tjeter vegel serbe lul basha!, shume me mire do kishte qene te zgjidhte nje puro serb si fazllici ne krye te pd-es! A nuk e drejtuan kosoven 100 vjet serbet dhe kosova ishte me mire se tani qe e drejtojne veglat serbe?! Pyetni kosovaret dhe 70% e tyre do thone se kemi qene me mire ne bashkim-vllaznim-nderzimin jugosllav.

  2. toni says:

    Fazllic mos na u hiq sikur ke lidhje me Ramen prandaj talle Lulin! Ortaku juaj Luli i ceket ju prishi planet per zhvatjen e shtetit shqiptar prandaj e quajtet budall!

  3. Kellira says:

    “… pronar i nje pakete aksionesh ne burse…”
    Ky nuk nderton asgje, Nje spekullator. Moneymaker. Ushunjez ne gjuhen popullore. Larg nga Shqiperia!!!

  4. Vl says:

    Ky ka konsiderat te lart per kunatin e Bashes, ai esht i zoti qe ne kohen e gerdecit regjistroi 3 kompani me 100$ secilen me adres shpi nje dhom e guzhin dhe i shiti me 3 milion$ secilen. E tha ne emision vet. Prokuroria beri nje mut

  5. kjo eshte pa kuptim says:

    Se cfare e lidh serbin me partite shqiptare,kete se kuptoj une!!!!!!!!!!!!!

  6. SHQIPERI-FREE says:

    @@ Fazllici jepe nje INTERVISTE “Bindese” per Publikun Shqipetare: AI NUK MOHON SIMPATINE PER SALI BERISHEN..por ai po “JA FUTE” Lulezim Bashes si “Kau-peles” themi ne Shqipetaret qe mos Qofshim…
    1-Lulezim Basha eshte nje “KARTE E DJEGUR” NGA VETE ATA QE E NGRITEN NE PUSHTET nga UDB-ja Serbe..po pse e beri kete UDB-ja???
    2-Luelezim Basha duhej te ishte kryetare -i PD-se vetem si “Kukull” ne te VERTET DO TE ISHTE SALIU AI QE DIRIGJONTE…
    Sali Berisha..nuk ja “Fali” Marreveshjen me Edi Rame qe beri Basha pa marre Pelqimin e Berishes..per kete edhe Berisha pasi u Konsultua me Ilir Meten…edhe ky nje Klyshe i UDB-se…VENDOSEN TJA FUSNIN LULIC BASHOVICIT….
    3-e RENDESISHME ESHTE TE DIME SE C´FARE PLANESH KA BERISHA PER NE KREUN E PD-se..nje Parti e Influencuar nga UDB-ja….ke ka Zgjedhur UDB-ja per ne Krye te PD-se??????????????LE TE SHOHIM..por SPIUNI BASHA..duhet te gjykohet ne Shqiperi..lol

  7. Shkelcim Miri says:

    Spo kuptoi gje loje Serbesh , loja luhet te shpetohet fytyra e thjere e Saliut , dhe marrja e PDse nga familja

  8. perse mos ta kesh per zemer Shqiperin ti more fazllic ose felliqsir,ketu ti bere miliona pa u lodhur,nga serbi komunist berishovic me grua sllobodanken dhe me nipin serb sypeshkaqen dhe mbesa serbe faqe djegur martuar me boshnjak.

  9. faro says:

    Lajmi eshte, perse del ne kete moment ky njeri krrejtesisht i padesherueshem per ne shqiptaret. Sa e ka mbushur ky kupen, nga te huajt, veshtiretegjejsh nje tjetet. Mjafton pjesmarrja e cuditshme e tij ne mbledhjen e KESHILLI TE SIGURIMIT KOMBETAR te MMB.
    C’desh ky i huaj aty! A ka turp me te madh per vete Min. dhe pa diskutim per KrYEM. , i cili duhej ta kishte shkarkuar ne vend Min. perkates.

  10. beni says:

    Llo

    j thuaj troc PD si shoqatë islamistesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *