“Olsi Rama peshku i madh i kokainës”, ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: Nxini imazhin e Shqipërisë, superoperacioni u përshëndet botërisht përveç Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për kapjen e sasisë së drogës në Maminas të Durrësit.

Pasi “selia blu” e konsideroi vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, si “peshkun e madh” të kokainës, Ministria e Brendshme thotë se superoperacioni i ditëve të fundit u përshëndet nga të gjitha agjencitë kryesore të sigurisë në botë, përveç liderit të PD-së.

“Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit. Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin,” thotë ministria.

Reagim i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.

Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.

Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.

Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit.

Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.

Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t’i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese.

E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.

Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.

Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në ““Olsi Rama peshku i madh i kokainës”, ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: Nxini imazhin e Shqipërisë, superoperacioni u përshëndet botërisht përveç Bashës”

  1. beni says:

    Po që vjen nga Amerika edhe kjo nuk është pa gjë?
    Ne Amerike nuk ja varin teneqet e kërkon ndihmën e të vëllait kryeministrit e servilët ja plotësojnë dëshirat?
    A s’ka tjetër të bëhet e të merret me sportet por ngeli tek ky i leni amerikanizmit?

    1. adi says:

      me ne fund shqiperia po arin atje ku e meriton
      IMAZHI I SHQIPERISE NA QENKA OLSI RAMA!!!!!!!!!!!
      po sulmove Olsi Ramen ke sulmuar Shqiperine!!!!!!!!

  2. Ajaxi says:

    Pavarsisht te shpifjeve te hajdutit-kriminelit qe eshte bere kryepartiak dhe pretendent per kryepushtetar, zotesite, per kapje te trafikanteve te droges, jane aq qesharake,sa edhe zotesite per shkuljen e vesit per ta blere e per tu droguar; ves qe stimulohet nga kontrabandistet qe mbijne si kerpudhat pas shiut; pas kapjes ne grepin e policise te ndonje haringe, jo ne oqean, por ne nje gji te ngusht deti.

  3. kasem gahinji says:

    i lini deklaratat.imazhin policise pastrojani duke cuar ne prokurori te gjithr ata qe hedhin shashka,si persona qe kane dijeni.cdo gje behet per te devijuar procesin hetimor.

  4. Wikelaiks. says:

    nuk ka asnje dyshim dhe trafik droga ju takon vllezerve osli edi rama.
    a,xhafaj ben dhjetra deklarata kontraverse vetem qe ta maskoj ket trafikvte madhe droge.
    mos te reagojke italia me saimir tahirin,sot kishte vazhduar trafik droga e qeveris rama me intensitet te madhe,dhe shumica e popullite pa kuptuar asgje.

  5. Vdekje PD says:

    Hahaha.. klani Zeni-Kuliçi akuzon Olsi Ramen.. prit kur te akuzojne Ver Llapen trafikantet e trustit te Geshtenjave

  6. sherifi says:

    Meqe Olsi eshte vellai i k/ministrit, edhe sikur permbytje te ndodhin ne Shqiperi, termete apo cdo fatekeqesi natyrore, te gjitha i takoin Olsit, sa turp, nuk u mesuan njeher keta politikane duke inkurajuar drejtesin por mendoin se keshtu fitoin krefibilitet, perkundrazi.

  7. Geroni says:

    200 milione Euro kokaine, naryrisht qe kane nje peshk te madh. Dhe nuk besoj se peshku eshte shoferi i cili ngarkohet 10 here ne dite me konteniere te porositur e te vulosur. Qe Rama te filloj te shpiki agjente Ruse pikerisht pas kokaines, do te thote se e ka zene tmerri per kokainen, dhe po perpiqet te terheqe vemendjen nga problemi. Eshte detyruar nga DEA dhe FBI qe te kapej kontenieri, i cili eshte dekonspiruar qe ne origjine nga agjente dhe informatore te DEA-as. Kontenieri mund te ndalohej edhe ne vendet transit, por u la qellimisht qe te mberrinte ne Shqiperi, per te testuar gadishmerine e qeverise. Rama nuk e hengri karemin, sepse ndoshta eshte informuar paraprakisht ne menyre sekrete, qe kontenieri duhej te kapej, ndryshe i fluturonte koka. Pra u detyrua qe te kapte drogen. Kete e trgon dhe fakti qe ai shantazhoi ministrin e brendshem, i cili dha deklarata kondradiktore per informacionin e burimeve te huaja mbi kokainen. Problem perben fakti qe droga eshte ne duart e policise Shqiptare. Ajo sasi droge duhet te vihet nen mbikqyrjen e DEA dhe FBI, ne te kundert ajo do te trafikohet per aty ku ishte nisur. Ata qe investuan ato miliona Euro, nuk do ti hedhin parate ne koshin e plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *