SHËNIM: Përse Berisha sulmon policinë për kokainën e sekuestruar në Durrës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sasia rekord e kokainës së kapur në Durrës ka provokuar jo pak reagime. Të Policisë dhe Hetimit Doganor, që së bashku me Prokurorinë dolën në konferencë për media pak orë pasi kishin sekuestruar drogën me vlerë tregu 180 milion euro dhe u krenuan me të drejtë me përmasat e operacionit.

Të ndërkombëtarëve që vlerësuan aftësinë e autoriteteve ligj zbatuese, edhe për shkak se ky ishtë një aksion ekskluziv i Shqipërisë.

Asnjë habi në deklaratat ku dallohej lehtë kënaqësia për suksesin, e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Rradha e opozitës. Tek ta, çdokush e komenton sipas hallit të vet.

LSI, sepse është në opozitë e nuk do të humbasë kuota në elektorat. Lulzim Basha përpiqet të krijojë zhurmë në kampin kundërshtar, për shkak të problemeve të mëdha që i janë krijuar brenda shtëpisë politike, pas investigimit të publikuar nga media prestigjoze amerikane “Mother Jones”, për lobimin me para të dyshimta për një foto me Presidentin Trump.

Ditët e fundit, deklaratat e “rreshterëve” të tij për kokainën e kapur në Durrës i sheh si shpëtim, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me drogën, edhe pse ishte vetë kjo e fundit që e goditi tentativën e trafikut. Sali Berisha është më i qartë në akuza dhe me të drejtë.

Edhe hallin e ka më të madh dhe real. Ndaj ulet e shkruan përditë mesazhe të gjata, që i publikon më pas në fb si denoncime të ardhura nga ‘qytetarë dixhital’. Por kuptohet lehtë se është dora e tij.

Pas kapjes së kokainës nga Policia dhe Dogana, hetimi për të zbuluar gjithë lidhjet, mbështetjen, porositësin, garantin etj. është në dorën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Berisha aty ka ende prokurorin e tij, Besim Hajdarmatajn, i cili nuk e ka zhgënjyer deri sot.

Por nëse hetimi për kokainën rekord të kapur në Durrës, do të shtrihej përtej personave të proceduar aktualisht, shpejt do të mbërrinte tek njerëz afër tij.

Nga veprimet e deritanishme, të pohuara edhe nga gazetarë e analistë afër së djathtës, ky fakt është pranuar me gjysëm zëri.

Ndaj Berisha, si një mjeshtër i diversionit dhe intimidimit nuk do të humbasë as kohë dhe as terren. Sulmon pa rreshtur qeverinë e Policinë, e cila i ka mbyllur veprimet me kokainën pasi e sekuestroi, për ta dëgjuar Prokuroria, që ka në dorë hetimin.

Është kjo e fundit që mund t’i bëjë gjëmën. Mesa duket e ka humbur ‘besimin’ te Prokuroria dhe nuk i ka më gjithë garancitë.

Adriatik Llalla nuk është më në detyrë. Ndaj Berisha kërkon të intimidojë përmes diversionit. Nuk ka gjë tjetër në dorë, pse të mos e provojë edhe këtë që i ka mbetur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “SHËNIM: Përse Berisha sulmon policinë për kokainën e sekuestruar në Durrës?”

  1. Zigur Qarri says:

    Nxirrni nje foto te Berishes,se kjo e Bashes ploteson te 20-en per sot!!!
    Sikur e keni zbutur paksa gjuhen me Berishen e madh edhe te vogel!
    Çfar ka ndodhur?

  2. niki says:

    Perse prokuroria nuk i therret meqense kane prova e akuzojne kundershtaret dhe policine.Mjaft me shpifje , kur do te behemi nje shtet normal dhe nje shoqeri serioze.!!!

  3. Toni D. says:

    E thjeshte fare qe sulmon policine( dhe jo vetem) pasi eshte nje’thunderak.

  4. veshti says:

    KETA JANE PESHQ TE MEDHENJ ,VRASES,KRIMINEL ,HAJDUT,PENGMARES,MILJARDERE ME RROGEN E SHTETIT populli nuk i di keto dhe mendon se keta hane bare…….popull militant i ka mesuar shoku Enver.

  5. Lul boll u shite si trim says:

    Ore lul palikari Trimin boll u mundove ta besh Por mos u mundo me se do perfundosh si Izet HAXHIA
    Eshte karakurve e vjeter saliu shpella
    Ti bere c eshte e mundur por cdo gje qe fluturon nuk hahet Prandaj futja salihut para se te shkerdhejne familjarisht
    Je cun Tirone mos na turpero se boll ju ka shkerdhy Karakurva Serbe Ok!

  6. intelektuali says:

    MERO BAZE PO BEHET I PABESUESHEM PER PUBLIKUN DUKE U MUNDUAR TE MANIPULOJE REZILIN E KOKAINES ME “POLIAGJENTET” E EDVINIT

    Dhe mungesa e korrektesise se gazetarise investigative eshte qe te hedhi dyshime se Prokuroria eshte akoma ne doren e Sali Berishes kur Edi Rama ka 5 e kusur vjet ne pushtet qe e drejton shtetin si nje autokrat i vertete.

    PO KOKAINA E XIBRAKES KU TAULANT BALLA KISHTE EMERUAR NIPIN E ENVERIT?

    Ku shkuan “Peshqit e medhenj” te kokaines se Xibrakes o Mero Baze qe i shpetuan rrjetave te Drejtesise me finte komuniste? Pse eshte mbyllur dosja e Xibrakes kur dihet se BOSAT ja mbathen perpara se te fillonte operacioni gjerman? He mo Mero Baze cilia eshte pergjigja jote si gazetar investigator i oreve te para?

    sepse:

    Teorine e POLIAGJENTEVE e kemi pare live ne Kohen e qepes te Partise se Punes, ndersa kokaina eshte realisht e frikeshme qe po kaplon Vatanin dhe qe eshte shpikje origjinale e Rilindjes Enveriste, sepse nuk eshte e afte te ngreje Prodhimin e ndershem Kombetar duke inkurajuar me inteligjence investitoret e huaj, por i eshte sulur kanabisit dhe droges si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *