Basha komenton financimet ruse: Prisni hetimin e FBI-së, kemi bërë trasparencë të plotë në përputhje me ligjin

12 Mars 2018, 15:21Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas mblodhjes së grupit parlamentar ditën e sotme ku u diskutuan akuzat për financimet ruse në PD.

“PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj.

Gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin.

As ulërimat e Edi Ramës as dëshpërimi i Taulant Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital privat në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë politikë po përgatiten dy mënxyra të mëdha.

Sabotimi total i hetimeve të kokainës së Maminasit dhe lirimi i Saimir Tahirit.

Ndaj fokusi ynë është lufta kundër krimit dhe drogës, sa i takon tjetrës ju kujtoj se kemi qenë ne të parët që kemi kërkuar verifikim nga prokuroria, Edi Rama të presë hetimin.

Pse ngutet?!

Por të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit po përgatitet sabotimi total i hetimit të kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Basha. (TemA)

 

3 komente në “Basha komenton financimet ruse: Prisni hetimin e FBI-së, kemi bërë trasparencë të plotë në përputhje me ligjin”

  1. qqqqq says:

    SAKTE !!!!!!!!!

  2. Fish vs Sharks says:

    AHAHAHHAHAHA, e di qe EDi Rama nuk do ta tradhetoje kurre, dhe vazhdon te marre mesime nga Ilir meta si vidjoja me ze dhe blloku.
    o shqyptare te mjere, ketyre horrave nuk i intyereson te futen ne burg miqte peshkaqen se i vjen fundi vetes shume me shpejt…ata do mbajne gjalle njeri tjetrin si e vetmja menyre ti shpetojne drejtesise dhe burgut….

    asnje burg dhe vdekje nuk lan mekatet e ketyre horrave: vetem konfiskimi i pasurise dhe milona euro qe disponojne i bie hakut.

  3. Tr says:

    SA MILIONA PO PAGUAN PER TE SHPETUAR NGA KY SKANDAL ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje