“Basha s’di tabelën e shumëzimit”, sekretari në PD i përgjigjet Hilës: Si mundet ish-zëvendësministri i Mbrojtjes të përjetojë bombardimin e vendit si në Irak?

Sekretari për “Sipërmarrjen e Lirë” në PD, Besart Kadia, ka replikuar me analistin Dritan Hila lidhur me pjesëmarrjen e kryedemokratit Lulzim Basha në një aktivitet ekonomik të institutit “Pashko”.

Pasi Hila ironizoi duke thënë se pozicioni i Bashës ishte qesharak duke nënvizuar se nuk di tabelën e shumëzimit, Kadia ka thënë se i është mirënjohës kryedemokratit që pranoi ftesën ndryshe nga ministri Ahmetaj që e kishte refuzuar për shkak të axhendës.

“Zotin Hila është po ashtu në respekt të dinjitetit të tij dhe të lirisë së tij për t’u shprehur.

Por nuk mund të rri kurrsesi pa një përgjigje kur Zoti Hila shtyn drejt dhunës miqtë e tij virtualë në Facebook për të “hedhur një bombë për të mbledhur mendjen ne bashkë me sharlatanët e këtij vendi”.

Si mundet që një ish-zëvendësministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, të cilit publiku i dha besimin për mbrojtjen fizike të fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së tyre, të jetë kaq i gatshëm të përjetojë bombardim të vendit njësoj si përjetoi Iraku nën regjimin e Sadam Huseinit?” thotë ndër të tjera Kadia.

Ndërkohë më poshtë po përcjellim edhe statusin e analistit që nxiti reagimin e sekretarit për “Sipërmarrjen e Lirë” në PD:

“Instituti Pashko i Çilit (qe Pashkoja vete ishte nena e plagjiatures, imagjino instituti Çilit), kishte ftuar Bashen qe nuk di tabelen e shumezimit, qe t’iu tregonte nje tufe profesoresh qe rrinin dhe e degjonin, si behet ekonomia!🤪

Po t’iu thuash amerikaneve: Ç’kishit me Sadamin?

Hajdeni more hidhni nje bombe ketu e te mbledhim mendjen ne bashke me sharlatanet e ketij vendi,” shprehej Hila. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Basha s’di tabelën e shumëzimit”, sekretari në PD i përgjigjet Hilës: Si mundet ish-zëvendësministri i Mbrojtjes të përjetojë bombardimin e vendit si në Irak?”

  1. timo says:

    Si spjegohet që PD ka deputetë kaq të sgjuar!!!

  2. Kombi says:

    HILA KA SHUME TE DREJTE . BASHA ESHTE NJE KAMARIER PA SHKOLLE TE LARTE , ESHTE NJE BUDALLA .NUK ESHTE E VERTETE QE KA MBARUAR STUDIMET NE HOLLANDE . AI VETEM ISHTE REGJISTRUAR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *