Kalinka e propagandës qeveritare dhe gabimet e Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej disa ditësh Lulzim Basha me mendjelehtësinë  që e karakterizon në veprime kinse të mirëllogaritura si “politikan race” ka shtënë tagji të bollshme në grazhdin e propagandës qeveritare. Fat i trishtë ky i Lulit. Kur i duhet qeverisë, ai është “djalë i mirë” dhe kur ajo merr vendim se nuk bën më si i tillë, e shpall “djalë të keq” për disa muaj, se ashtu i ka do punë. Vetë Rama, “i panjollë” dhe “i pamëkat”, me foton e siguruar nga Bilali me Obamën, pas krahëve i tregon gjunjëtoren e Prokurorisë.

Pa iu dridhur qerpiku i thotë se duhet të ulet e të rrëfehet me duart palosur nën mjekër dhe shikimin e përvuajtur mbi “fugurën” e Arta Markut. Këto ditë dilema se Basha qenkësh i vetmi zog dreqit këtyre anëve e se çdo gjë tjetër shkon mbroth, ka marrë udhë! Njerëzit e papunë e të pashpresë habiten me filmin e ri. Hajdutët fërkojnë duart se askush nuk e ka mendjen tek ata. Ministrat na qerasin me fjalime tu mendue se ka ardhë koha me i ba karshillëk Ciceronit. Farmacitë shesin gjithnjë e më tepër ilaçe për sytë, veshët dhe gjumin e hazdisur.

Çështja e financimit të lobuesve të PD-së në Uashington sa vjen e zgjerohet si puna e rrathëve bashkëqendrore kur dikush hedh një gur në pellg. Dje doli një lajm se FBI po heton mbi lobistin Muzin që, në shqip, gati tingëllon si fjala namuz dhe se Prokuroria jonë paskësh bërë një kërkesë për të hetuar deklarimet në KQZ. Kjo puna e lobimeve është në vetvete një gjë e ndyrë qysh kah mot, para se Lulzim Basha të vinte pako nga Holanda për të marrë zyrat e larta të Shqipërisë.

Kritikët e tij aktualë nuk bëzajtën asokohe. Nuk pyetën qysh, si… nga erdhi, teksa sot habiten si i nxori vërtik e përjashta dhe janë gati ta quajnë djalë të birësuar të Putinit. Me taksat tona të një popullsie prej 3 milionë banorësh (se 1,5 milionë kanë ikur nga sytë këmbët, paçka se, fatkeqësisht, nuk flasin shqip shumë prej fëmijëve të tyre, fatmirësisht, as nuk duan e as e njohin tashmë Edi Ramën e Lulzim Bashën, Erion Veliajn, etj., këta heronj tanët të bashkëkohësisë) ata paguajnë lobistë në SHBA për të sharë njëri-tjetrin dhe për të marrë apo ruajtur pushtetin gjithashtu.

Zërat pranë qeverisë, prej një jave, kërcejnë kalinkën, sipas filmave të Hollivudit, ku çdo rus shihet si agjent i KGB-së dhe Lul shkretën në mes të këtij mekanizmi botëror, duke rrezikuar stabilitetin dhe ndjellë uturimat e luftës globale. Nëse inteligjenca e zakonshme nuk na përgënjeshtron, Lulzim Basha duket, së pari, i paaftë dhe, së dyti, tepër frikacak për të hyrë në të tilla ingranazhe e, së treti, si një njeri që Shqipëria i ka dhënë gjithçka në mënyrë të merituar dhe disa herë të pamerituar zor se do të shkonte me e kërku fatin aso honesh.

Por Lulzim Basha po paraqitet i paqartë në këtë histori, jo logjik e racional. Shija, që informacioni i deritanishëm, që jep është se diçka nuk është “kopsitur” mirë në pikëpamje formale në raport me ligjin e ujdhesave të kësaj historie. Arsyetimi ka një segment bosh, të cilin mbase këto ditë e mbush Tritan Shehu me ndonjë fjalim nga të vetët me ritmin e një pistolete lodër. Sot duket e paqartë nëse kemi të bëjmë ende me një çështje etike të diskutueshme apo më një faj penal të padiskutueshëm. I takon Bashës të thotë të vërtetën.

Duke qenë një politikan i vogël i një shteti të vogël, përballë sistemit investigues amerikan, ai duhet të rrëfejë para shoqërisë së vendit të tij hapat që ka ndërmarrë në këtë nismë, se qëllimin e dimë. Ku i mori 560 mijë dollarët e deklaruar nga Muzin lobisti përtej kontratës, apo kjo është një shpikje e marifetliut në fjalë për të justifikuar të ardhurat e tij, duke ia ngarkuar në shpinë Bashës dhe një vendi periferik si Shqipëria për të?! Kur të bie me ecë këso hullish, s’ka dy të vërteta që kalojnë për vrimë të gjilpërës, vetëm një. Basha duhet ta thotë.

Personalisht, nuk besoj se Basha po i shërben Rusisë në Shqipëri. Më duket e pakonceptueshme, gati si marri. Edhe Donald Trampi në Amerikë po akuzohet si pro rus, madje sikur i ka fituar zgjedhjet me ndihmën e tyre, por akuza dhe fakti nuk janë e njëjta gjë. A është opozita shqiptare pro ruse? Ky duket një abuzim i stisur i kumbonave, borive, zyrnave, brirve, cyrleve pranë Kryeministrit. Partia Socialiste s’ka të drejtë të akuzojë askënd si pro rus në faqe të dheut, së paku moralisht, se lirinë e fjalës mund ta përdorë si të dojë.

Paraardhësja e saj, PPSH ishte pro jugosllave, pro ruse, pro kineze, antiamerikane e antiNATO, deri nga viti 1994. Në linjë gjaku, gjyshërit, etërit disa e bazës elektorale e të trupës politike të PS-së aktuale apo disa ikona të saj gjithashtu kultin e Kremlinit e kishin të shenjtë. Zelli i saj antiamerikan sot duket pak tepri kur kujtojmë se pak muaj më parë u rreshtua në krah të Erdoganit kundër SHBA-ve për çështjen e Jerusalemit. Jo se andej nga PD nuk kishte të tillë, por gjithsesi shumë më pak.

Baza e saj elektorale me ish-të persekutuar, ish-pronarë, me njerëz të zhgënjyer e të lodhur nga komunizmi, shpesh shumë sish të akuzuar ndër gjyqet e diktaturës si proamerikanë ishte vërtetë e tillë, domethënë pro. Një gjë është e sigurt. PD në dhjetor lindi si pro-amerikane e si pro-europiane dhe përjashto rastin e përfshirjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike e ka ruajtur këtë linjë. Por duhet thënë, se raporti i saj me pothuaj të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë ka qenë problematik.

Nëse Basha kapërcen ylberin, kjo do të ishte faqja e zezë e tij dhe kësisoj fundi politik i pashmangshëm. Basha duhet të na e ambëlsojë pritjen me të vërtetën, jo me inkoherencat që e karakterizojnë si politikan. Nëse kjo ngjarje po vërtitet mbi kryet e tij për vonesat ndaj Reformës në Drejtësi, atëherë kjo është një hakmarrje amerikane në stil “Western” ku fiton qitësi më i mirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Kalinka e propagandës qeveritare dhe gabimet e Bashës”

  1. Angjelini says:

    Ik ore idot. S`te vjen turp ti besh fresk Lul hajdutit.

  2. kasem gahinji says:

    mendoni,qe ky qe ben kete shkrim eshte petagog ne universitet.po mire ,o prof. me trego nje te persekutuar,ish te denuar politik qe eshte drejtues ne pd.edhe xhosin me te cilet mburreshit e detyruan ne alternativen e krijimit te nje partie tjeter.ata qe drejtojne jane o ish komuniste,o ish sigurims (penicilina,dizinjatorja ,etj),o ish spiune te te huajve.kur del dhe muli mul spiun serb mos mbette sorre pa bisht.sa per ty skam cte them,je nder analistet me te paafte qe kam pare.

  3. shkodra says:

    O Gjeka i Markajve, sikur te shkeputesh per nje moment nga zgjedha ku te duhet te lehesh, eshte e sigurte se do shkruash ndryshe. Ta kerkon zgjedha OK shkruaj ashtu sic ke shkruajtur. Gjerat do sqarohen, por ti do mbetesh ne zgjedhe.

  4. Vezhguesi says:

    Balet alla Gjekmarkaj.
    Na siguron se PD s’eshte e s’do te jete kurre proruse, se gjoja PS eshte pasuese e Partise se Punes qe ishte tamam proruse. Po harron te thote se ajo PP ia ktheu kurrizin Rusise e I deboi ruset nga ky vend qysh me 1961, e me vone me 1968 kur doli nga Traktati I Varshaves, pa iu trembur syri fare.
    Pastaj, pse cuditesh qe per para Luli dhe stani I tij te shkojne njecike, po njecike ama, me ruset, sa per karshillek me Ameriken e per te ardhur ne pushtet.
    Se ajo ndarje “klasore” antiruse e te djathtes shqiptare sikur nuk para shkon edhe me ca fakte me te vjetra, si p.sh: si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet ne Dhjetor 1924 pasi mundi amerikanofilin Fan Noli me ndihmen e ruseve; apo ishin “ruse te bardhe” ata e nuk hyne ne hesapet ndarese te Gjekmarkajt.
    Coc permend shkarrazi, ashtu sa per te thene qe “e thashe edhe kete”, ate te shkrete fakt qe shefi historik I PD kurre, po kurre ama, nuk ka shkuar me asnje nga Ambasadoret e Amerikes ne Tirane. Edhe Rajersoni e beri lanet SB me rastin e kundershtimit te Reformes ne Drejtesi Dhe tradita vazhdon edhe me te rinjte e PD. Kujto kerkesen e pardjeshme te Strazimirit bere Trumpit per ta hequr qafe edhe ambasadorin e sotem te Amerikes. S’eshte asnje cudi: tradita vazhdon.
    Dhe Gjekmarkaj kerkon te laje mutin me shurre.

  5. butrinti says:

    NE C’PREHER I UL BYTHET TI O GJAKMERKAJ ??????

  6. andi says:

    Po lere o Gjekmarkaj,perse shkruan.Asgje nuk thua.Ne cdo shkrim tendin koncentrohet ne nje fjali:Rrofte Sali Berisha,Rrofte Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje te Angjelini Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *