Të gjithë gati për Dajën në Durrës, Skënderbeu nuk lëshon pe deri në fund

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Titutlli duket gjithmonë dhe më e sigurt për Skënderbeun, që po regjistron fitore pas fitoreje dhe në për më tepër luan gjithmonë me lojtarët më të mirë, duke mos e aplikuar aspak rotacionin.

Për ndeshjen e së mërkurës në Durrës, trajneri Ilir Daja do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi edhe mbrojtësi Mici, i cili mungoi ndaj Lushnjës, do të bashkohet sot me grupin në stërvitje dhe do të jetë gati ndaj Teutës.

Korçarët do të zhvendosen sot në Durrës, ku do të stërviten dy ditë para transfertës durrsake.

Të gjithë në këtë moment pyesin: A do të tolerojë Skënderbeu, kur Teuta ka nevojë për pikë mbijetese dhe korçarët janë shumë të shkëputur nga vendi i dytë?

E sigurt është se ekipi kryesues do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë dhe do të kërkojë vetëm fitoren, pastaj është çështje tjetër sa do t’ia arrijë.

Korçarët nuk kanë ndërmend të lëshojnë aspak deri në fund të këtij kampionati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *