VIDEO+FOTO/ Shpërthim pranë Liceut Artistik në Tiranë, dy të plagosur (pamje të rënda)

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një dyqan paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë Liceut Artistik në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan që tregton celularë.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur është hapur qepeni i dyqanit.

I plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur policia, por edhe forcat antieksploziv për të zbardhur ngjarjen.

Dyshimet e para janë për vendosjen e një lënde plasëse, por nuk përjashtohet as shpërthimi aksidental.(TemA)

                 Loading...