Atentat me bombë kryeministrit palestinez

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shpërthim ndodhi sot në afërsi të një autokolone me të cilën udhëtonte kryeministri palestinez, Rami Hamdallah, i cili po vizitonte Rripin e Gazës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar.

Autoriteti palestinez bëri të ditur se bëhej fjalë për një bombë të vendosur në anë të rrugës. Ngjarjen e dënoi edhe Hamasi. Disa minuta pas shpërthimit, kryeministri 59-vjeçar u shfaq në inaugurimin e një landfilli, nga ku nxiti bashkimin e palestinezëve.

Raportohet se 3 mjete u dëmtuan në shpërthimin e eskplozivit në anë të rrugës. Shpëthimi la një krater të konsiderueshëm dhe shkaktoi thyerjen e xhamave të mjeteve.

Hamas dhe Autoriteti Palestinez i drejtuar nga presidenti Mahmud Abas janë ende të ndarë në lidhje me administrimin e pushtetit mbi Rripin e Gazës.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *