DETAJET: Ja çfarë diskutoi Basha me Donald Lu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu zhvilloi paraditen e sotme një takim me kryetarit e PD, Lulzim Basha.

Nga burime pranë PD mësohet se kreu i PD Basha dhe ambasadori Lu folën rreth zbatimit të reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës si dhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike

Takimi Basha-Lu u zhvillua në ambientet e selisë blu dhe zgjati 1 orë.

Ky është takimi i parë i Bashës me Lu  pas publikimit të investigimit të revistës prestigjoze amerikane “Mother Jones”që tregoi që PD është financuar nga rusët që Basha të sigurojë takime të niveleve të larta në SHBA si dhe për destabilizimin e Ballkanit.

Për këtë skandal që u zbulua nga “Mother Jones”, Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim dhe ka marrë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të PD Arben Ristani.

Por demokratët kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se duhet të pritet hetimi i nisur nga Prokuroria. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “DETAJET: Ja çfarë diskutoi Basha me Donald Lu”

  1. Shkelcim Miri says:

    Absolutish nuk pash as nje detaj per takimin , ne as nje rrjesht , se u takuan na thate edhe me pare por nuk ditet te tregoni se percfare dhe cfare u bisedua konkretisht

  2. Lili says:

    Ah,cfare pashaporti i dha tash amerika ketij? Nje nga karaibet qe paret tci shpetoje ne kembim te largimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *