Sulmi me agjent nervor, Rusia injoron ultimatumin e Britanisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka mohuar sërish çdo përfshirje të Rusisë në helmimin e ish-spiunit rus në Britani, duke thënë se Moska nuk do të pranojë akuzat apo ultimatumet e Londrës zyrtare.

Këto komente të Peskov vijnë në kohën kur kryeministrja britanike, Theresa May pritet të shpallë një sërë masash kundër Rusisë, pasi kjo e fundit nuk ka përmbushur afatin e saj për të shpejguar se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe të bijën e tij Yulia.

Peskov ka thënë se shpreson se çdo masë e ndërmarrë nga Londra duhet të bazohen në “arsye” të shëndoshë, duke paralajmëruar se veprimet kundër Moskës do të shkaktojnë kundërpërgjigje. Por, megjithatë, ai nuk ka shpejguar se për çfarë kundërpërgjigje mund të bëhet fjalë.

Ndërkaq, kryeministrja May pritet të takohet me zyrtarët e lartë të inteligjencës dhe më pas do t’iu adresohet ligjvënësve britanikë.

Moska më herët ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Britanisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm.

Zyra e kryeministres May tha se ajo ka marrë mbështetje nga presidenti amerikan, Donald Trump, me të cilin janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se Moska “duhet të ofrojë përgjigje të qarta për atë se si është përdorur agjenti nervor”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Sulmi me agjent nervor, Rusia injoron ultimatumin e Britanisë”

  1. jon says:

    Kur intelekti njerezor ka arritur ne nivelin me te ulet “ultimatume” duken si burreri, por ne te vertet eshte e kunderta. Kuj i jep ultimatum perandoria qe dielli i ka perenduar mbi 100 vite me pare? Por le ti kthehemi llogjikes. Ne cdo lloje vraseje qe ndosh, jo vetem gjyqi por edhe shtypi jep gjithmone motivet e vrasje. Pa motiv si mund te akuzohet dikush. Pse duhet ta vriste perpara zgjedhjeve, perpara Boterorit?Ku eshte interesi i Rusise. Rusi po akuzohet per cdo gje qe ndodh ne bote edhe per nderyrje ne vendim me strategjik ne bote qe quhet Shqiperi. Rusia e kishte ne burg kete agjent per 4 vite dhe sigurisht qe ja piu lengun. Pas 8 vitesh ne Angli vendosi ta vriste? Cudi. Por me kryesorja eshte se Anglia po shkaterron sistemin e saj ligjor vetem qe te diskretitoje Rusine. Ligji mijra vjecar se cdo cdo njeri eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor, s’po zbatohet. Gjithashtu ultimatumi i thote Rusise ne 24 ore prano fajesine apo do shikosh cfare do ndodhi. Ligji i botes se civilizuar thote hapur se ai qe jep akuzat( Anglia) duhet ti vertetoje akuzat dhe jo e kunderta i akuzuari( Rusia) te vertetoje pafajesine ne 24 ore. Dhe shqiptaret qe kane jetuar 500 vite ne anadollak e kuptoje kete ligj. Por nga ana morale dhe njerezore kryesorja eshte se kur shet atdheun te shfrytezojne jo vetem te gjalle por edhe te vdekur. Gjithmone te duash vendin tend.

Lini një Përgjigje te jon Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *