Mbyllet ndeshja Barcelona-Chelsea me rezultatin 3-0. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

14 Mars 2018, 22:12Sport TEMA

Barcelona-Chelsea është sfida e fundit e fazës së 1/16 e “Uefa Champions League” që do të luhet në stadiumin “Camp Nou”.

Një sfidë që pritet të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë që të kualifikohen për në fazën çerekfinale.

Katalanasit janë më favoritë për të kaluar për në raundin tjetër pasi ndeshja e parë e luajtur në “Stamford Bridge” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Megjithatë,  “Blutë e Londrës” do të japin më të mirën për të kaluar dhe ata për në fazën tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Barcelona: Ter Shtegen, Pike, Serxhi Roberto, Alba, Umtiti, Rakitiç, Buskets, Iniesta, Dembele, Mesi, Suarez.

Çelsi: Kurtua, Rudiger, Kristiansen, Moses, Azpilikueta, Alonso, Fàbregas, Kante, Hazard, Uillian, Zhiru.

Shtylla i mohon golin e nderit Chelseas pas goditjes me kokë të Kristiansen

Courtua shpëton portën e tij nga goli i katërt pas gjuajtes së Paulinjos

GOL! Super Lionel Messi që shënon golin e tretë për katalanasit duke e futur topin për herë të dytë poshtë këmbëve të portierit Courtua

Luis Suarez humbet një rast të artë për të shënuar golin e tretë i cili pasi përfitoi nga një gafë e portierit Courtias, i vetëm përballë këtij të fundit nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetës

Minuta 37′, Dy raste të pastra për Chelsean për të gjetur golin e parë me anë të Alonsos që ndalet nga Ter Stegen, ndërsa Kante i vetëm përballë portës e dërgon topin jashtë kuadratit

GOL! Një super Barcelonë që shënon dhe golin e dytë me anë të një tjetër aksioni spektakolar që kësaj rradhe konkretizohet në mënyrë perfekte nga ana e Dembele

GOL! Barcelona kalon shumë shpejt në avantazh me anë të yllit të saj Lionel Messi që shënoi një gol mjaft të bukur pas një aksioni spektakolar

Ekzekutohet himni i “Champions League”, nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozeria vendase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje