"Frankfurter Rundschau”: Bizneset bio të Shqipërisë, në Shqipëri çdokush mund të përmbushë ëndrrat e tij

15 Mars 2018, 15:25Sociale TEMA

“Që prej epokës pararomake, Shqipëria ishte një vend që prodhonte verë. Ka pafund varietetesh të rrushit lokal, shumica përdoren në trajtën e frutit ose për të prodhuar raki, që është e lehtë për t’u prodhuar ndonëse çdo familje e mban sekret recetën e saj”, shkruan gazeta e njohur gjermane ”Frankfurter Rundschau”.

Nga tarracat, pamja bie mbi qytetin që ndodhet buzë malit që ndan Shqipërinë nga Maqedonia. Dielli po fshihet pas majave dhe ky duket të jetë çasti i volitshëm.

A ka verë shqiptare? Verë?

Një person që qëndronte prapa banesës duket i habitur. Ai tregon për shishet nga Mali i Zi dhe Italia.

Rekomandimi i tij: “Pini atë që ne shqiptarët e bëjmë vërtet të mirë. Rakinë!”

Por, ai është gabim.

Një gjeneratë e re prodhuesish verërash po përgatiten të rrisin thesarin e shtëpisë së tyre. Ata duan ta ndryshojnë tokën e lënë nga kaq shumë persona. Duan t’i japin një të ardhme asaj.

Flori Uka ishte rreth 20-vjeç kur babai i tij kujton një rrush që i ishte shërbyer në vitet ’80, diku në brendësi të Shqipërisë. Forma ishte e ngjashme me manaferrat e vogla të vendosura pranë e pranë. Por, mbi të gjitha, ato ishin shumë të bukura. Djali u elektrizua kur dëgjoi gjithë këtë. Ai menjëherë fillon të dalë dhe të kërkojë nëpër male.

Tani, një dekadë më vonë, ai me krenari tregon një verë të bardhë ndryshe nga çdo verë tjetër në botë. Vetëm këtu në periferi të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Një vend verërash që prej antikitetit

Mafia, varfëria dhe fluturimet – këto janë fjalët kyçe që lidhen me Shqipërinë. Nëse ka diçka që vendi është i njohur, ajo është për qindra mijëra bunkerët, të cilët bashkë me diktatorin paranojak Hoxha izoluan vendin mes viteve 1945-1985 nga frika e të huajve dhe e miqve. Ndërkohë, mbetjet gri zhduken. Sot ato shkatërrohen me nitrat ose goma makinash që digjen për të marrë materialin që përdoret për skrap.

Zakonisht këto janë grupe të përbëra nga pesë persona që përdorin ndonjë kamionçinë. Ata çmontojnë një bunker çdo javë dhe fitojnë rreth 200 euro në muaj, që është e rëndësishme për mbijetesën, por jo shumë ligjore, megjithatë as krejtësisht joligjore.

Pastaj kemi fermën ”Uka” që trajtohet biodinamikisht. Një mur i lartë rrethon pemët frutore dhe perimet që janë mbjellë rreth 20 vite më parë, si dhe një restorant elegant, të hapur në vitin 2014, me gropa me zjarr dhe një raft prej xhami që mban verë dhe që vjen rreth një peme të madhe.

A është ky univers paralel i një klase të pasur të mbyllur, siç ekziston në shoqëritë më të varfra?

Kjo nuk shkon për Flori Ukën, me këmishë të ndritshme prej liri dhe orë të shtrenjtë. Djaloshi 32-vjeçar i përket një gjenerate të Shqipërisë që kërkon t’i japë vendit të tij një të ardhme. Madje edhe pas një çerek shekulli pas përfundimit të diktaturës komuniste, shteti nuk u shërben sa duhet njerëzve. Shpesh ndodh e kundërta.

”Ata më shohin mua si një taksapagues”, ankohet Flori Uka.

Është shumë e rëndësishme që Shqipëria jashtë të lidhet me gjëra pozitive, si për shembyll, ujërat e kaltër të detit, male të mrekullueshme dhe gatime të shijshme. Me restoriantin e tij dhe fermën e babait, ai kërkon të jetë ambasador për Shqipërinë tjetër.

”Jam i martuar me verën”, thotë ai.

Që prej vitit 2005, ai prodhon verë. E preferuara e tij quhet ”Ceruja”. Me aromë të fortë dhe e ëmbël. Ky është rrushi i egër për të cilin i kishte follur babai dhe që gjendet në Burrel, në malet që ndodhen rreth 100 kilometra në verilindje të Tiranës.

”Ai rritej nga banorët për të krijuar hije”, thotë Uka. Hardhia shtrihet në rreth 30 shtëpi, por ai nuk gjen dot rrush mjaftueshëm cilësor për të prodhuar verë çdo vit. Ai grumbulloi vetëm shtatë kilogramë në vitin 2012.

”Me kuaj, në zonat më të thella të vendit”, thotë ai.

Pesë vite më vonë, ai shijon këtë produkt të çmuar. Ndryshe nga verërat e tjera të bardha, ”Ceruja” mund të vjetërohet falë nivelit të lartë të taninës.

Që prej epokës pararomake, Shqipëria ishte një vend që prodhonte verë. Ka pafund varietetesh të rrushit lokal, shumica përdoren në trajtën e frutit ose për të prodhuar raki, që është e lehtë për t’u prodhuar ndonëse çdo familje e mban sekret recetën e saj.

Për prodhimin e verës janë të përshtatshme shtatë lloje rrushi, tre prej të cilëve përdoren edhe për të kuqen dhe të bardhën. Kushtet klimatike janë ideale dhe mungesa e vreshtarive është një dhuratë për këto 10 kantina vere ambicioze.

Nën sundimin osman prodhimi i verës, që prej shekullit XV, u kufizua. Megjithatë, të krishterët në fshatrat e thellë përdorën njohuritë e paraardhësve të tyre deri në shekullin XX.

”Komunizmi filloi një epokë të re”, thotë Rigers Kaçorri.

Sipërmarrje shtetërore dhe kooperativa u ngritën dhe vreshtat u rritën dhjetëfish duke arritur 20 000 hektarë në vitin 1980.

”Fatkeqësisht, njerëzit i shkatërruan vreshtat më pas”, shton ai.

Pas rënies së komunizmit, zonat e kultivuara në vitet ’90 u shkatërruan, u dogjën ose u mbushën me godina banimi.

Rigers Kaçorri është 29 vjeç dhe kuzhinieri i kantinës ”Arbëri” në Rrëshen. Edhe gjyshi i tij ka prodhuar verë para se çdo gjë të shtetëzohej. Në vitin 2003, babai i tij u përpoq të rifillonte këtë biznes me një investim prej gjysmë milioni dollarë. Për të përmbushur nevojat e tregut në Shqipëri, varietete të huaja rrushi si Riesling, Cabernet Sauvignon dhe Merlot u mbollën në vitet e fundit. Megjithatë, ”Arbëri” vazhdon të mbështetet në verën lokale, me një prodhim vjetor prej 100 000 shishesh. Marka quhet “Kallmet”.

Ndërsa ”Ceruja” është e mistershmja e maleve, ”Kallmeti” është një divë. Ndodhet kudo, në gjithë veriun e Shqipërisë, në zona dhe vende të ndryshme. Megjithatë, natyra e tyre e vërtetë i tregohet vetëm atyre që kujdesen siç duhet.

“Na u deshën pesë vjet për të përfituar një Kallmet të mirë”, thotë Rigers Kaçorri.

Ndryshe nga hardhitë e tjera që njihen ndërkombëtarisht, ai nuk përbën ndonjë vlerë empirike në mesin e vendasve. Ndërkohë që zonat pranë detit janë të pasura dhe ofrojnë një verë të mirë.

Për të arritur një cilësi të lartë të verës “Lagerwein”, përdoren vetëm hardhitë në brendësi të tokës në një lartësi prej 550-650 metra.Vera e nxjerrë nga një rrush cilësor ruhet prej vitesh në një fuçi lisi.

Nëse klima nuk është  e përshtatshme, atëherë sezoni i vjeljes së rrushit do të anulohet.  Kjo ndodhi në vitin 2014, kur vendi u përfshi nga shira të dendur gjatë fazes së pjekjes. “Ishte një situate e komplikuar”, tha Rigers Kaçorri.

Por, Shqipëria është një vend me potencial të madh të bimësisë së shumëllojshme.

Shqiptarët e duan vendin e tyre dhe e kërkojnë lumturinë e tyre. Nëse do të ishte vetëm një çështje për të prodhuar një verë cilësore, historia do të përfundonte këtu. Shumë njerëz mund ta bëjnë këtë në botë.

Por,  në rastin e Shqipërisë kjo ka të bëjë me besimin e një populli në aftësitë e tij.

“Sa herë që francezët vijnë këtu, ata emocionohen”, tha Flori Uka për mysafirët e tij.

Shqiptarët kritikojnë gjithçka, janë skeptikë për atë që do t’u ofrojnë francezëve. Kjo është shprehje e një mosbesimi të çuditshëm, që u bëhet të gjithë vendasve, nëse rakia nuk është nxjerrë siç duhet nga familjarët e tyre.

Ata kanë më shumë besim në produktet që vijnë nga jashtë vendit. Vera italiane konsiderohet si më cilësore, apo modelet më të vjetëra të automjeteve si ”Volkswagen”, ”Mercedes”, BMW apo ”Audi”.

“Çdo vit, nga Italia importohet verë që arrin një vlerë prej 50 milionë euro”, thotë Uka.

Fakti që  produktet shqiptare mund të importohen sipas standarteve të botës së madhe perëndimore është e paimagjinueshme për shumicën e bashkatdhetarëve të tij.

Pa dyshim, që shqiptarët e duan vendin e tyre. Çdo vit në gusht, ata kthehen në atdhe duke shtuar radhët në linjat ajrore.

Ata u tregojnë familjarëve të tyre për ajrin e pastër dhe ushqimin e shkëlqyer të vendit nga vijnë. Por, ata janë në kërkim të lumturisë dhe modeleve të roleve në distancë.

Trajtimi i tregut të lirë, pas rënies së regjimit komunist në vitet 1990, u ka mundësuar ndarjen e pronave të tyre.

Në ditët e sotme, shumica  e shqiptarëve dyshon se mund të jesh i suksesshëm në Shqipëri nëse nuk ke njohje me persona të rëndësishëm të vendit.

Nga 4,3 milionë banorë, një e treta jeton jashtë vendit. E llogaritur sipas moshës së punës, përqindja është edhe më e madhe.

Rigers Kaçorri dhe Flori Uka u larguan nga vendi për të studiuar Enologji në universitetet prestigjioze të Italisë.
Deri tani numërohen 20 cisterna çeliku që shërbejnë për fermentimin e produktit të rrushit. Kur ai dhe babai i tij nisën të prodhonin verë gjendeshin vetëm dy të tilla.

Në ndërtesën e re, varet një shishe e certifikuar në vitin 2014 për prodhimin e verës së parë shqiptare me gaz.

”Sheshi i Bardhë”, prej të cilit është bërë vera, është një rrush kokërrmadh dhe me shumë pak sheqer. Por,  Kaçorri ka guxuar të provojë se shqiptarët mund të realizojnë verë cilësore përmes tij.

Dhe kjo është më kryesorja. Guximi është thelbësor nëse doni të ndryshoni diçka.

Në Shqipëri çdokush mund të përmbushë ëndrrat e tij

“Shpresoj që punishtja jonë të frekuentohet në të ardhmen nga banorët dhe vendasit e zonës”, thotë Kaçorri.

Ai ka punësuar 47 punonjës dhe shumë të tjerë gjatë sezonit të vjeljes.

Përveç kësaj, fermerët mund të përfitojnë nga zona. Vetëm një e pesta e sipërfaqes së zonës së kultivimit prej 125 hektarësh e përdorur nga kantina ”Arbëri” i përket familjes.

Në Tiranë, Flori Uka ka një bodrum vere në restorantin e tij, të cilit i pëlqen të luajë me shijet e verës.

”Kisha dy tonë rrush të ‘Cerujës’ këtë herë. Dua të bëj shampanjë nga ajo”, thotë Flori Uka.

Uka shprehu bindjen e tij se edhe nëse nuk do ta lejonin ta prodhonte atë, sepse është një emër i mbrojtur i origjinës nga Franca, por në kuptimin e shijes, ai tha se vera e gazuar do të vazhdonte të prodhohej.

Kjo, jo vetëm që do të kthente bashkatdhetarët e tij, por do të mund të forconte besimin se ëndrrat mund të përmbushen edhe në Shqipëri.(atsh)

3 komente në ““Frankfurter Rundschau”: Bizneset bio të Shqipërisë, në Shqipëri çdokush mund të përmbushë ëndrrat e tij”

  1. Geroni says:

    Keta qe shkruajne keto xhevahire, me siguri jetojne ne Planetin Mars.

  2. mirel says:

    Vini re. Nje bunker prishet per 200 Euro.. Dmth ketu prishet nje investim kapitali kaq i rendesishem i shtetit per 200 euro, dhe ky flet per mundesi biznesi.
    Ky shtet eshte akoma shtet kacak, ketu eshte ne fuqi fitmi 200 euro, humbja 20 milion.
    A mund te flitet per llogjike fitimi?

  3. sapa says:

    Edhe nje vazo me lule nuk e blej ne shqiperi se ta marrin me gjykate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje