Gënjeshtrat e familjes Berisha për Gërdecin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Si ka gënjyer Sali Berisha dhe Liri Berisha për Gërdecin. Dje ata s’kanë shkuar as t’i çojnë lule tek varri të ndjerit Muhamet Hoxha, të cilën e punësuan si njeri të besuar në biznesin e tyre ilegal në Gërdec

Të gjithë pjesëtarët e familjes Berisha kanë bërë deklarata kontradiktore rreth tragjedisë së Gërdecit, në përpjekje për të fshehur përfshirjen direkte të tyre në këtë biznes vdekjeprurës. I pari që ka bërë deklaratën e gënjeshtërt është kryeministri Sali Berisha. Në mesditën e 15 Marsit, dy orë pasi ka ndodhur tragjedia, Sali Berisha u shfaq i dërrmuar para kamerave në zyrën e tij në kryeministri dhe lexoi për herë të parë me gojën e tij tri viktimat e para, të cilat ishin konfirmuar. Në deklaratën e tij ai lexoi tri emra, një prej të cilëve ishte emri i baxhanakut të tij, Muhamet Hoxha. Sali Berisha u përtyp pak, pati një ngërç dhe pastaj me siguri të plotë lexoi emrin Mehmet Hoxha.  Ideja se emri i tij duhet të fshihej qysh në momentet e para ishte një ide fikse e familjes Berisha. Fshehja e emrit është tërësisht e qëllimshme, pasi gazeta Tema disponon fotografinë në vendngjarje të të ndjerit Hoxha, kufomë, mbi trupin e të cilit është shkruar emri dhe mosha. Në atë formë atij i është përcjellë dhe kryeministrit, i cili ka lexuar gabim emrin e tij, por jo moshën e tij.

“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje,” deklaroi kryeministri Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp pas shpërthimit në Gërdec.

Gënjeshtra e dytë e Sali Berishës ishte se ai nuk kishte dëgjuar kurrë për Gërdecin para shpërthimit, por më vonë pranoi se ai ka sqaruar me letër zyrtare gazetën New York Times se i biri i tij nuk është i përfshirë pas biznesit të paketimit të fishekëve që eksportoheshin nga Rinasi, biznes që zhvillohej nga i njëjti grup që me djalin e tij bënte demontimin në Gërdec. Siç doli dhe nga procesverbalet e mbledhjes së qeverisë, ai ka diskutuar gjatë për këtë projekt madje duke e kthyer dy herë për miratim.

Gënjeshtra e tretë e Berishës ishte arsyetimi përse i biri i tij takohej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu, duke sqaruar se djali ka qenë pjesë e lëvizjes së Dhjetorit dhe takohej dhe fliste në telefon me gjithë ministrat. Në fakt as djali i tij dhe as Fatmir Mediu nuk janë njohur në Dhjetor të ‘90-tës pasi asnjëri s’kanë qenë pjesë e Lëvizjes, por njohja e tyre ka pasur të bënte vetëm me këtë projekt.

Gënjeshtra e katërt e Berishës është se djali i tij s’ka asnjë lidhej me Delijorgjin, ndërkohë që media publikoi tabulatet telefonike të tyre, bile 30 minuta pas tragjedisë.

Gënjeshtra e pestë e Berishës është se djali i tij nuk ka lobuar për Gërdecin, ndërkohë që media botoi një fotokopje të shkresës që Ministria e Drejtësisë i dërgonte për mendim lidhur me projektin në fjalë Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë e cila i çohej me faks për informacion Shkëlzen Berishës në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gënjeshtra e gjashtë e Berishës ishte fshehja e rolit të Rrahman Selmanllarit në të dy projektet, atë të demontimi dhe eksportit të fishekëve. Berisha e  paraqiti publikisht Selmanllarin një biznesmen që njihet me djalin e tij si ish militant u PD-së, ndërkohë që hetimet zbuluan se ai përfaqësonte kompaninë amerikane SAC në procesin e ndërtimit të kantierit.

Por më skandaloze në gënjeshtrat e saj për Gërdecin është gruaja e Sali Berishës, Liri Berisha. Ajo ka dhënë dëshmi të rreme publike për rrethanat në të cilat është punësuar baxhanaku i kryeministrit, Sali Berisha në Gërdec dhe për punën që ai bënte aty. Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.

Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun: “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!” Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Shpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e parë ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec. “Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën, nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga.” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” më 15 qershor 2008, ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, “ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur”.

Vjollca Hoxha, motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Nga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, – thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Rama. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208).

Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha. Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Zonja Berisha thotë që ata kishin tre muaj që kishin ardhur dhe motra i kishte thënë se burri mbante arka me municione.

Nga ana tjetër, në këtë mes zonja Berisha përpiqet të zhdukë rolin e djalit të saj dhe e shfaq atë vetëm në rolin e lajmëtarit të babait, pasi i ndjeri Hoxha ishte varrosur. Kjo është një skenë shumë e pabesueshme. Kushdo që e njeh familjen Berisha dhe marrëdhëniet perfekte mes tyre, e ka të pabesueshme të konceptojë që Berisha të mos vihej në dijeni, së paku në kohë reale për vdekjen e baxhanakut të tij. Ai është një person shumë i lidhur me traditën dhe shkon për ngushëllime në rast vdekjesh dhe te baxhanakët e militantëve të PD, jo më tek i veti. Po ashtu, një detaj i fortë psikologjik është fakti që ai ngatërroi emrin e baxhanakut të tij, duke e lexuar në Kuvend, çka të bën të mendosh se ndërkohë ishte njoftuar për humbjen e tij dhe u përpoq ta nxirrte atë nga vëmendja e opinionit publik.

Deklaratat kontradiktore të zonjës Berisha mbi raportet me kunatin e saj dhe përpjekja për ta fshehur faktin që i biri i saj ishte njeriu që e punësoi atë në Gërdec, bën që ajo të ngatërrohet në deklarata me vetë motrën e saj, e cila po ndjen, jo vetëm peshën e humbjes së njeriut të saj të dashur, por dhe përgojimin e tij publik për shkak të punëdhënësit të tij.

I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, ka respektuar parimin e drejtësisë amerikane për të mos folur rreth krimit pasi mund t’i përdoret në gjykim, por nëna dhe babai i tij kanë thënë aq shumë gjëra të pavërteta rreth tij, sa ja kanë bërë të pamundur alibinë. Dje ai kishte tre vjetorin e vdekjes së burrit të tezes, një njeri për të cilin ai mban përgjegjësi personale për ikjen nga jeta. Ai prehet i vetmuar në varrezat e Sharrës, ndërsa familja Berisha e ka të pamundur t’i çojë dhe një tufë me lule, vetëm nga kompleksi i fajit që kanë ndaj tij dhe 25 viktimave të tjera.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Gënjeshtrat e familjes Berisha për Gërdecin”

  1. MiriX says:

    He mo si beni dhe ju e lagu se lagu. Baca ka qene i zene duke numeruar $ dhe duke kenduar kengen: Cuni vogel do llokum. Ku ta kete mendjen ai me pare, tek llogarite e $, ne Gerdec apo tek refreni: Mami e babi e dun shum? Ai nje cike mend nuk i ka e nje cike e hutoni ju, e behet lemsh pastaj e flet kodra pas bregut.

  2. Gramozi says:

    -saliu e kaloi kufirin e logjikes,shkoi ne ekstrem dhe mberriti ne habi qesharake tani..
    Mua me kujton tani nje perralle nga teatri i kukullave qe e kisha shume qejf kur isha i vogel
    -dhembehekuri”—-sala si dhembehekuri….jozi si motra e tij,korbi si intelektualet qe e mbrojne dhe
    bariu me gjokun ne vend te popullit
    ————————KRRAU KRRIU PO VJEN BARIU BARIU—————————-

    -Topuzin hundes do hash sali si dhembehekuri..

  3. loni says:

    Shpejt do te vije dita kur kjo familje qelbanike, kjo familje kriminele do te jape llogari deri ne nje. Te gjithe ne burg do te perfundojne kurse qelbesiren me te madh qe kA NXJERRE KY VEND, Sali Berishen populli e do te varur sic varen italianet Ducen….nga kembet!!!

  4. plaku says:

    Ioni, shpresoj se edhe ti je demokrat. Une mendoj qe Sala duht te shkoje patjeter ne fillim ne gjyq ( ne demokraci nuk lejohet lincim, ne kemi luftuar kunder kesaj, Enver Hoxha bente lincime ne menyre te fshehte ) shpresoj qe gjyqi me fakte ( une mendoj se fakte ka shume ) ta denoje me burgim te perjetshem.

  5. Liku says:

    Rrace muti, Rob te ndyre.

  6. CIU CIU says:

    Familje e kriminalizuar, familje hajdutesh qe nuk kane kane gje pa vjedhur. Saliu ka futur ne dhe burra, gra dhe femije ne Gerdec. Hake pa marre nuk ka keshtu qe Sali pregatitu per me te keqen. Ne ferr do vesh dhe do digjesh ne zjarrin e urrejtjes se njerezve qe ke marre ne qafe.

Comments are closed.