3 risitë e listës Panucci…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Cristian Panucci publikoi sot listën me 24 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 Marsit, me Norvegjinë.

Ajo që ra në sy në këtë listë, ishte grumbullimi për herë me ekipin Kombëtar, i 3 futbollistëve, mbrojtësit Herdi Prenga, mesfushorit Bujar Lika dhe sulmuesit Kristal Abazaj. Po kush janë 3 risitë e listës së Panuccit…

Herdi Prenga, djali i ish futbollistit të Kombëtares, Besnik Prengës, është një futbollist i ditëlindjes 31.08.1994 dhe luan në Kroaci. Ai është rritur në akademinë e Dinamos së Zagrebit dhe ka luajtur edhe për Kroacinë U-17 dhe U-19. Më pas iu bashkua Shqipërisë U-21, ku ka luajtur për 8 takime. Aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresiçit në Kroaci, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, në periudhën 2014-2017.

Kristal Abazaj është ndoshta futbollisti që të gjithë e njohin, pasi po shkëlqen te Luftëtari, me golat dhe spektaklin që po dhuron nga java në javë. I lindur në Elbasan, më 6 Korrik 1996, Abazaj ka luajtur për skuadrën e qytetit të tij në pjesën e parë të vitit 2016 dhe në Korrik të atij viti u transferua te Luftëtari, ku po luan sezonin e tij të dytë.

I cilësuar si një nga talentet më premtues të Superiores, Abazaj është blerë nga Skënderbeu në muajin Janar dhe do t’u bashkohet korçarëve menjëherë pas përfundimit të sezonit, për të luajtur në Kupat e Europës.

Emri më I befasishëm ishte ai i Bujar Likës, pasi pak ose aspak njerëz kanë dëgjuar për të. Ai ka lindur në Shkurt të 1992-shit, në Ferizaj, por është rritur në Zvicër, teksa karrierën si futbollist e ka filluar te të rinjtë e Luzernës. Pozicioni i tij i preferuar është krahu i djathtë i mesfushës, por mund të luajë edhe në mbrojtje.

Bujar Lika u transferua në verën e kaluar te Schafhauseni, në Ligën e dytë të Zvicrës, por pas vetëm pak muajsh tërhoqi vëmendjen e Grasshiopersit, që e bleu mesfushorin në Janar të këtij viti. Aktualisht Lika ka luajtur 5 takime me skuadrën e Grasshopersit, që kur është transferuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *