Artan Imami: Disa aktorë janë nxitur të protestojnë nga PD. I mrekullueshëm projekti i Teatrit të ri

Aktori Artan Imami shprehet entuziast për projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

“Njeriu përfiton emocione kur sheh një projekt të tillë.

Për mua është një vepër jashtëzakonisht e bukur, ajo zonë është në një prej vendeve nga më të lakmuarit të Tiranës.

Futet brenda një kompleksi që ka ajër ka frymë, ka linja moderne, ka qarkullim të madh njerëzish dhe ka për ta kthyer teatrin në vendin më të bukur të Tiranës”, thekson aktori Imami për FAX TV.

Imami tha se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është një kapanon i gjatë që ka një ballinë si ato të Durrës-Tiranë.

Si godinë, ajo është një turp” – tha Imami.

“Pala tjetër ka shpërthime emocionale, pa ndonjë sens të caktuar.

Ka dhe njerëz që bëjnë garë kush thotë budallallëkun më të madh, po kjo është puna e tyre.

Disa janë të sponsorizuar për të protestuar nga Partia Demokratike.

Projekti është i mrekullueshëm. Për mua do të ishte një ëndërr që t’ia arrija të luaja në këtë shtëpi të re të kulturës” – tha Imami.

I pyetur mbi akuzën ndaj studios për plagjiaturën e projektit, Imami iu përgjigj jo pa ironi se “nëse një emër i madh i arkitekturës si studioja Bjarke Ingels Group, që po ndërton stadiumin e ri Barcelonës dhe ridizenjimin e Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork i paska pëlqyer kaq shumë ideja sa u bë hajdute, aq më shumë duhet të këmbëngulim që të bëhet ky projekt, sepse duhet të jetë shumë i mirë”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...