Pas premtimit të Arta Markut: “çelësat” e rihapjes së “Gërdecit” dhe “21 janarit” ndodhen në SHBA dhe Turqi

16 Mars 2018, 11:40Kronika TEMA

Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi të enjten në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës se institucioni i akuzës po gjen instrumentet juridike për të rihapur dy nga dosjet më të rënda në vend: “Gërdecin” dhe “21 janarin”.

“Unë nuk mund të them asgjë më tepër se ajo që thashë pak më parë në lidhje me këtë. Pra, pavarësisht vullnetit individual dhe institucional që nuk mungon, ne po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike të zakonshme apo të jashtëzakonshme të paezauruara”,  tha Marku.

Po cilat janë dy çelësat e hapjes së këtyre dosjeve të bujshme?

Si mund të hapen nga e para këto dy çështje për të cilat janë konsumuar të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Për rastin “21 janari” vetëm pak kohë më parë u prononcua Gjykata e Lartë që e mbylli dosjen juridikisht. Ndërkohë për “Gërdecin” gjithçka është mbyllur që në vitin 2010 deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, një dosje mund të hapet vetëm nëse ka elemente të reja që do ta nisnin hetimin nga e para.

Dhe në të dyja rastet, elementët e rinj mund të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dosja “Gërdeci” mund të hapet fare thjesht nëse FBI sjell në prokurorinë shqiptare deponimet e dy ish-pronarëve të AEY Munitions; Efraim Diverolit dhe Davit Pakuz.

Të dy kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë amerikane dhe kanë përfituar ulje të ndjeshme dënimi. Dëshmitë e tyre janë në duart e FBI-së dhe mund të sjellin elementë të rinj për tregtinë e municioneve që solli shpërthimin e Gërdecit.

Këta elementë nuk janë analizuar në asnjë prej proceseve të zhvilluara në të gjithë shkallët e gjyqësorit shqiptar.  Dëshmitë e Diverolit dhe Pakuz, mësohet se përbëjnë një “minierë floriri” për të zbardhur jo thjesht skemën me anë të së cilës ata mashtruan qeverinë amerikane për fishekët e blerë në Shqipëri.

Por, në të njëjtën kohë, shpjegojnë edhe skemën korruptive të aferës së madhe të demontimit të municioneve të ushtrisë shqiptare.

Ata zbardhin skemën e lidhjes së krerëve të dikasterit me njerëz shumë, po shumë të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Thjesht ardhja me një letër porosi e këtyre dëshmive, krijon indicje të plota për rihapjen e dosjes “Gërdeci” jo thjesht për tragjedinë, por për shkakun që solli katastrofën e 15 marsit 2008.

Përveç këtij elementi, pra dëshmive të dy amerikanëve të AEY-së, edhe familjarët e viktimave i kanë dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Marku ku i kërkojnë të rihapë hetimet, ku edhe ata të përfshihen me dëshmitë e tyre.

Ndërkaq, dosja “21 janari” gjithashtu ka mundësi të lehta për t’u rihapur si hetim në thelb.

Deri tani të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë hetuar dhe vendosur për vetëm dy dosje; vrasjen e Ziver Veizit dhe të Faik Myrtos.

Mirëpo rasti i Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës nuk janë shqyrtuar pasi balistika nuk i ka hetuar këto çështje. Në kohën kur kryeprokurore ishte Ina Rama, FBI-ja solli balistikat për vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, prova që implikonin direkt ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Atëherë u mendua se vetëm ato prova do të ishin të mjaftueshme për të zbardhur gjithë mekanizmin e vrasjes së 4 viktimave të 21 janarit.

Por çështja u mbyll siç dihet duke mos gjetur asnjë fajtor si në ekzekutim ashtu edhe në urdhërdhënie.  Që atëherë, kur ambasador i SHBA-së ishte Aleksandër Arvizu, u tha se FBI-ja po punon për të arritur tek provat mbi vrasjen e Aleks Nikës, për të cilin nuk u gjet gëzhoja e plumbit që e ka qëlluar.

Por FBI-a ka mundësinë që edhe nëse nuk gjendet gëzhoja të arrijë të zbulojë flurudhën e plumbit. Dhe kjo është shpresa e vetme për të rihapur procesin e 21 janarit.

Por përveç SHBA-së, ka shumë gjasa që një element i rëndësishëm i kësaj çështje të vijë edhe nga Turqia. Ai është vendi ku Aleks Nika ndërroi jetë pasi u dërgua nga spitali ushtarak thuajse në vdekje klinike.

Kartela mjeksore e Nikës ndodhet në Turqi dhe skaneri i bërë në klinikën turke, mund të jetë një mundësi e mirë për të rinisur kërkimin e së vërtetës.

Dhe nëse gjendet qoftë edhe një element, atëherë ai do të ishte bazë e rëndësishme për ta rihapur hetimin.

Vendim i cili këtë radhë nuk mund të merret thjesht nga kryeprokurorja por nga njëra prej prokurorive të rretheve apo Krimeve të Rënda.

Dilema është nëse do të hapet sa është Arta Marku, apo kur të nisë punën SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, apo siç thiret FBI-ja shqiptare. (tesheshi)

8 komente në “Pas premtimit të Arta Markut: “çelësat” e rihapjes së “Gërdecit” dhe “21 janarit” ndodhen në SHBA dhe Turqi”

  1. arben says:

    Është koha që shteti amerikan të justifikojë besimin absolut që populli shqiptar ka ndaj SHBA .Drejtësia duhet të vendoset me çdo çmim.Vetëm atëhere demokracia e brishtë shqiptare do krijojë besimin e munguar në popull.

    1. Edkari says:

      Te hetohet pse Edi Rames ja hodhen turinjeve shamine e qurrave
      kur ishte ne familjen e lezhjanit per varrim.

  2. sypeshkaqeni says:

    keni harruar edhe shefin e shtabit luan hoxha i denuar me 5 vjet burg dhe i strehuar ne amerike.
    perse ambasada amerikane e paisi me vize komplet familjen dhe e coi ne amerike per te mos y kthyer kurre.
    mos valle po mbrohej shkerdhen sypeshkaqeni apo zbuloheshin edhe pislliqet e ambasades ne kete afer.
    le te na e sjelli hamerika edhe kete dhe te veproj si dhallen e thartuar.

  3. Harrojeni says:

    Nga pergjigjet e Arta Markut dhene Sokol Balles per kedo qe ka sy te lexojedel me se e qarte
    se
    PROKURORIA NUK DOT’i HAPE DOSJET E 21 JANARIT DHE TE GERDECIT. PIKE
    EDHE ARSYEJA ESHTE E QARTE:
    QEVERIA I KA FRIKE DOSJET QE MUND TE KETE SALIU.

  4. Harrojeni says:

    Mori fund edhe kjo pune.
    Nga pergjigjet e Arta Markut dhene Sokol Balles per kedo qe ka sy te lexoje del me se e qarte
    se
    PROKURORIA NUK DOT’i HAPE DOSJET E 21 JANARIT DHE TE GERDECIT. PIKE
    EDHE ARSYEJA ESHTE E QARTE:
    QEVERIA I KA FRIKE DOSJET QE MUND TE KETE SALIU.

  5. Alfonso says:

    mun,mun se do ngopeni ju pisat e TEMES se mero mutit….

  6. Alban Dega says:

    NJE INTERVISTE MENDJEARTE !

    Nuk e kam quajtur rastesisht Arta Mendjearta !
    E sakte, modeste, gjakftohte, e matur, serioze ….
    Fjalepake e puneshume!
    Partia e saj eshte Shqiperia dhe Kushtetuta e saj!
    Drejtesia do te behet !
    Do te behet Shqiperia !

  7. LORA says:

    Eksplozioni i 15 marsit 2008 ne Gerdec ishte dhe mbetet nje krim mirfilli shteteror ,qe nuk eshte hetuar hic fare e jo me te denohej prej shtetit antishqiptar te dr.mortjes.
    Po keshtu pushkatimi i Faik Myrtos,Hekuran Dedes ,Ziver Veizit dhe Aleks Nikes nga plumbat e gardes pretoriane te mortjemadhit te historise ,nuk eshte hetuar e nuk eshte gjykuar e denuar prej te njejtes dreqesi,ne poturet e tij.
    Keto krime shteterore ,ekzemplare dhe transparente ,,,ne syrin e cdo njeriu qe nuk deshiron te jete qorr,,,,,duhet te zgjidhen me drejtesine e re,,,,dmth,me Byrone Kombetare te Hetimit te hetohen (a ka pune me te thjeshte se te hetosh nje krim transparent shteteror ????)dhe gjykohen e ndeshkohen nga trupa e re e gjyqtareve qe do te kalojne filtrin e Vetting-ut.T’ia kerkosh kete gje Arta Markut,kryeprokurores se Perkohshme te Pergjitheshme,,,,,eshte e pafalshme per keto dy procese ekzistenciale per shtetin e shqiptareve.Keto dy procese kerkojne angazhimin integral te drejtesise se re,,,,dhe do te jene bankoprova e implementimit te asaj drejtesie, qe kemi nje cerek shekulli qe e aspirojme ,sikurse oksigjenin qe n’a jep jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje