“Pse nuk përbën më lajm korrupsioni i Edi Ramës?”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Nga Astrit Patozi

Jemi te 20-tët nga fundi në botë për korrupsion, por ky lajm i zi duket se nuk përbën më ndonjë shqetësim në Shqipëri.

Timonieri ynë vazhdon të mburret për sukseset e veta virtuale dhe çdo akuzë apo fakt e ka për kollaj ta konsiderojë si fjalë apo lloqe kazani.

Megjithëse këtë radhë “sihariqi” vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila për klasifikimin botëror të korrupsionit ka pajtuar Gallup-in, një ikonë e sondazheve në gjithë globin.

Sipas testimit, 9 në 10 shqiptarë mendojnë se qeveria e tyre është e kurruptuar dhe ky perceptim ka ardhur duke u përkeqësuar në 5 vjetët e kryeministrimit të Edi Ramës.
I bie që vetëm të stërmoshuarit, që ngrysin ditët e fundit pa dalë nga shtëpia, dhe foshnjet, që nuk kanë shkuar ende në kopësht, nuk e dinë që qeveria u fut përditë dorën në xhepat e tyre për t’i zhvatur.

Disa ditë më parë, Shqipëria kishte zbritur 8 shkallë në raportin vjetor të Transparency International, i cili mat indeksin botëror të korrupsionit, por edhe atëherë lajmi kaloi si pa u vënë re, a thua se bëhej fjalë për rënien e çmimit të patateve në Shishtavec.

Në fakt, ky është shpjegimi më i mirë i arsyes kryesore se përse njerëzit po largohen masivisht nga Shqipëria, pikërisht në ditën që Edi Rama, pa iu dridhur qerpiku, e konsideroi emigracionin e detyruar nga keqqeverisja e tij si një gjë pozitive për vendin.

Dhe kur të gjithë presin se çfarë do të thotë për këtë opozita, Lulzim Basha e ka ka gjetur zgjidhjen e kësaj gjendjeje të pashpresë tek ndryshimi i datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit, që në finale zhvlerëson 20 shkurtin, ose më saktë ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë.

E cila, edhe pse më duket një gafë shumë serioze, dëshiroj ta marr pak me të qeshur.
Po mirë mor, Lulzim, nuk të mjafton që ndahemi me PS dhe LSI për datën e Çlirimit të Shqipërisë?

Duhet që edhe brenda Partisë Demokratike të kemi patjetër dy data për të përkujtuar viktimat e komunizmit?

Po socialistët njësoj e kanë çfarëdo propozimi që t’u çosh, se ata nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për krimet e diktaturës dhe për simbolet tona.
Madje edhe po i bëre më shumë se dy data, të kënaqur më shumë do të jenë, sepse kjo e bën fare komik të gjithë debatin.

Problemi është të mos fyesh demokratët dhe te djathtët e tjerë për një çështje, që ka të bëjë me konstitucionin dhe historinë e tyre të vjetër dhe të re.

Por, mbi të gjitha, se duke bërë këtë lloj opozite, sa cinike, aq edhe qesharake, je duke u dhënë të shtyrën e fundit edhe atyre që e kanë ende me dy mendje për të braktisur ose jo përfundimisht Shqipërinë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në ““Pse nuk përbën më lajm korrupsioni i Edi Ramës?””

  1. qqqqq says:

    Ishe mire more Titi ne lagjen tende!
    Cfare kerkon ne lagjen tjeter ti!
    Rregullo punet ne shtepine tende njehere, pastaj shiko punet e komshise!!!!
    He trim, zgjohu e beju burre me KO…QE !
    Kete pune qe mundohesh te besh ti tani, te tjeret -Tit koqevaruri i lsi-se- ka shume kohe qe po e ben!
    Ti nuk je me i zoti se ai turiderr!
    Hajt, trim, duku vitin tjeter!
    ( Mustafaj i Tropojes i dergoi selamin e Saliserbkrimineltradhetarit Lulit) !
    Rri pas gardhit se mos te hedhin ndonje kocke!!!!!

    1. antifashisti says:

      Te gjithe komentuesit me siper nuk merren me problemin qe shtrohet,por me autorin.
      Dihet qe Patozi do mbroje corben e vet,por militantizmi i trushplareve nga te dy krahet e politikes mbron fajtorin e jo viktimen!
      Jam antar i vjeter i PS-se,por me Ramen kryetar i PS-se,kjo parti eshte zhdukur.
      Provoni te ankoheni ne zyrat qendrore te PS-se Tirane dhe nuk gjen njeri!
      Te gjithe i jane qepur pushtetit per ta mjele sa me shume.
      Rama propagandon reformen ne drejtesine e korruptuar,por vete ka ndertuar nje administrate totalisht te korruptuar,duke mbyllur te gjitha rruget e ankimit dhe informimit nga qytetaret!
      Askush nuk merret me nje ankim,vetem se luajne rolin e postjerit.
      Ka dhjetra zyra,drejtori etj qe paguhen per ankimet e qetetareve,por asnje nuk merret me keto ankime,vetem duke ia cuar ankesen tende prap atij qe eshte akuzuar si fajtor!
      Eshte njelloj sikur gjykatesi t’i kerkoje te akuzuarit per vrasje qe te pranoje fajin vete dhe ne se ai nuk e pranon,gjyqtari te vendose ashtu sic thote krimineli!
      Keshtu vepron administrata sot:Ti ankohesh ndaj UKT ne Bashkine e Tiranes,ata nuk merren te sqarojne te verteten e t’i kerkojne llogari vartesit te tyre,por ia delegojne po UKT te jape pergjigjen.
      Pas kesaj ankohesh ne kryeministri per UKT dhe Bashkine,por edhe kjo ia delegon te percaktoje te verteten perfundimtare.
      Si mund te kerkosh qytetareve te denoncojne korrupsionin,kur ti u ke mbyllur te gjitha rruget e ankimit dhe informimit?
      Pra Rama nuk do te luftohet korrupsioni ose nuk di,ose nuk do!
      Ne te dy rastet eshte fajtor ose i pa afte!
      Pervec se eshte arrognt e delirant!
      Keshtu vepron edhe lal Eri qe ngeli duke mbjelle peme,por nuk gjen kohe te beje pritje populli!
      Ky eshte nje regjim antipopullor,ose shqip: Diktature=FASHIZEM!
      Prandaj u jap te drejte shqiptareve qe ikin per dite nga Shqiperia!
      Mallkuar qofshin sundimtaret shqiptare!

  2. kavajsi says:

    …aman mor kur dhe ti e mban veten per antikomunist!?.Ju familjarisht keni qene familje komunistesh dhe spiunesh.Kjo eshte per te vrare veten por une s’kam per ta bere per nje legen si ti…Po te kujtoj se ne 1990 kur te gjithe po iknin nga partia punes ,ti doje te beheshe antar i partise punes….

  3. Lumi A says:

    Pse ju keni ndjeshmeri per krimet e komunizmit me nje ish komunist si lider shpirteror? Meqense fole per korropsionin, kam nje pytje per ty zoti Patozi. Ti ke vjedhur? Nuk e kam te qarte se me cfare te ardhurash e ke bere gjith ate pasuri? Po per sponcorizimin Rus per te baltosur shqiperine ke diqka per te thene? Ike ore pedereast se nuk ke fetyre te besh moral ti. Dje ishte 10-vjetori i shperrthimit te Gerdecit por ama nje fjale nuk e the per viktimat. Ata, partia e juaj e paster i vrau. Ik hajdut dhe i pafetyre mos na neverit diten.

  4. shkodra says:

    Pirth nga nje here Astrit se lirohesh. 20 Shkuri apo 30 shkurti!!!!! Ajo kohe ishte diktature dhe ishte e shpallur si e tille. Dhe si e tille vrau njerz. Po 21 Janari cfare ishte Astrit, cfare duhet shpallet kjo dite Astrit kur ti ke qene ne majat e piramides politike ne ate dite? Per kete fol je here Astrit, fol nje here te vetme qe te clirohesh edhe ti nga Diktatura. Per kete fol Astrit jo per gjepura, jo per 5% me shume apo me pak korrupsion. Edi Rama ka pergjegjesine e vet edhe per korrupsionin, por korrupsionin nuk e shpiku ai Astrit. Korrupsion nuk do te thote kur merr leke nen dore Astrit, por kur mbyll Gerdecin pa iu hyre nje gjemb ne kembe ty dhe sojit tend qe beni edhe gazetarin sot. Di gje ti Astrit me cfare shume lekesh eshte mbyllur Gerdeci ku ti ishe deputet, di gje Astrit? Per keto fol gazetar po qe se te ka mbetur nje fije dinjiteti, shpelahu Astrit.

  5. Tani says:

    O Patoz………..O i virgjeri i sistemit “antikomunist”……Po a ka korrupsion me te madh se Rruga e Kombit,qe e nxorret kete kryetar (qe sot e shan) pa lagur!!!!!!!!!!,Po a ka korrupsion me te madh se shitja e OSSH-se tek CEZ,dhe akoma beni te pafajshmin per kete!!!!!!!!,Po a ka korrupsion me te madh se ai i GERDECIT,ku asnje nga te perfshiret ne kete tragjedi (NENKUPTOJ ATA QE KANE VERTET GISHT NE KETE AFERE) nuk u mor ne pyetje!!!!!!!!!!!! O Patoz……..O i virgjeri i sistemit…….Po ajo shitja e DETIT ne 2009 te pelqeu? Nuk ndegjova nje koment nga ju!!!Dhe sa e sa krime keni bere akoma ne kurriz te ketij populli dhe nuk eshte gjykuar asnje deri me sot ….Dhe ti kerkon llogari qe pse nuk gjykohet Rama per korrupsionin e tij!!!!!! Po nga te tuajt kush u gjykua mor ZOTERI dhe ngeli radha per Ramen??? Cdo gje duhet mare mbare,qe nga i pari e deri tek i fundit….Shyqyr qe ka nisur nje ere e re ne drejtesi mesa shoh,por,uroj qe sepata e drejtesise te bjere me pare tek JU zoti Patozi (NENKUPTOJ KRAHUN TUAJ),se ju e cuat kete drejtesi ne kete derexhe,e me pas te gjithe atje ku kane vendin.

  6. Rrufeja says:

    Sepse e krahasojne me ate te qeverrise se shkuar ku ti ishe pjese.
    Sepse per rrugen e tirane-elbasan jane dhene 4-5fish lek me shume se rruga e kombit( ne baze te km) ,por populli e di qe ajo rruge u be per arsye(?!) zgjedhore.
    Sepse populli edhe çoç gjen ndonje dere te trokasi,pa pasur testin e pd-se ne dore e pa bere tatuazh sali- serbin.A i zgjidhet problemi? Zakonisht jo,por te pakten ndihet njecik i paperbuzur.
    Sepse shikon qe filani nuk parkon me ku ti doje trapi,nuk te shtyp me makine dhe s’ ka me fenolina.
    Sepse alalizat i behen pa mik…ka apo nuk ka korrupsion tek menyra e chekapit…populli ndihet se dikush po merret me te.
    Etj,etj.
    Ti e kupton qe populli poshte nuk do tja di per korrupsionin e atyre lart per sa kohe nuk cenohen disa te drejta normale jetese apo rron ne bote tjeter?
    Ore Patos,me leket ruse çu be? Apo vinin dhe ato ne kuti rrushi si qemoti,Ooo i pa-korruptuar?!!!

  7. Drini says:

    Dështak,dredharak,frikacak dhe më i madhi
    PORDHACAK.! 👎 Bashës i merr të keqen!

  8. Shqupisti i ndershem says:

    Te gjithe te korruptuarit e ke ne partine tende mor flokelyer. Prit dhe do ta shikosh shume sh pejte kur te shikohen pasurite e politikaneve.

  9. Gaspri says:

    Shume i pa moral ky Patozi apo Patosi si e ka.
    Heshtete sa ishte me funksione. Ka qene nje nder ata qe i sollen humbjen e thelle PD-se. Jo vetem nuk kerkoi falje por tani kerkon edhe kusurin.
    Tash po e shoh qe ka veprue mire Basha qe hoqi keta njerez te pavlere si Patosi, Bodja, Imami, Topalli, Bregu, etj qe benin si skiftere (ashtu sic bejne sot Paloka, lehesi Bumci, Noka i UDB-se,etj, qe do ikin kesaj radhe) ndersa tani lehin se kan mbete pa poste, pra pa para.
    Shkon haka tek i zoti. Por prisni se nuk keni pare gje akoma…….

  10. Monitor says:

    Or Tit Kavaja po mjafte or dreq!
    PD eshte e Berishs me 10%. Demokratke s’ka qene kurre!
    Ka korrupsion, sigurishte! Por… Rama me gjithe gabimet e veta perpiqet! Per jo! Por….. prape kupto pak politike or ish deputet!
    Rama ka bere ultrapoltike te jashtme. Une qytetar i thjeshte jam, por sa dal ne Ballkan, ndihen krenar per Shqiperine dhe shqiptarine. Kjo per shkak te Rames eksentrik!
    Kur takohet Rama me Merkel eshte lajm! Kur takohet Luli jo. Kur takohet Rama me Lulin eshte lajm! Kur takohet Basha me Fat Mehdiun 5 here ne jave, qe qe tani po i kerkon te jete ne listen e pd per deputet ne 2021 nuk perbene lajm.
    Biles po te takohesh ti me Ramen eshte super lajm!
    Une se kuptok pse? Por di qe mbas nje viti Berishes i duhet Pd me 10%. Argita po vjen! Pd do te jete potitike maker nese SB shpeton nga Reforma.
    Keshilla ime per ty, vijo me ate iden e nje partie te re.
    Basha po te ndihmon! Sot ka kerkuar largimin e anetareve kritike me Pd.
    Tit lere Ramen dhe shif…. se ke vazhdu jo keq, ke fillu te fitosh pike! Me fal, keto qe shkruajta jane politike!
    Une prape s’vij tek Partia jote! Gjeje pse!

  11. Jak Boston says:

    Basha po perpiqet te levize daten e 20 shkurtit per arsye personale dhe jo per aresye politike o Patoz “mendjendrituri”. Po s’ta mban menderja t’a thuash kete gje ose s’ke kapacitet per t’a bere ate gje.
    Aresyeja personale eshte se Basha eshte nipi ilegal i diktatorit busti i te cilit u shemb dhe u terhoq zvarre me 20 shkurt .
    Nese doni nje prove per tu bindur, merrni nje foto te Ermal Hoxhes qe eshte ne burg per droge dhe krahasojeni me nje foto te Lul Bashes dhe do shikoni se sa llogjike jane keto qe shkruaj une jo vetem qe kane te njejtin gjysh, por edhe ngjasojne me si me qene vellezer plus qe jane skutha si gjyshi . Dikush do thote qe ndodh qe njerezit ngjajne. Po ndodh, po ne vende si Kina, India me me shume se nje miliard banore Seville, po jo ne Shqiperi me dy milione.
    Patozat dhe te gjithe te tredhurit e tjere te PD kane hallin e ndonje karrigie dhe inate personale.
    Po te mos donin te tredheshin kishin ikur nga PD qe kur pane Sal Karaxhicin me daret e tredhjes ne dore.

  12. shqip says:

    po normal mo titi . 15 vete u kapen vetem ne lezhe . priten edhe te tjere .çuditerisht te gjithe te pd . llalla ,gashi , gina , e sa te tjere , çuditerisht te emeruar nga pd . mos te flas ketu per vjedhesit e energjise , ujit , e me radhe . po paskeni qene gen i ndyre . si ka mundesi qe veset qe ke ja adreson tjetrit . kapeni hajdutin , kriminelin , e gjithfare epitetesh . po ka nje ndryshim o titi . te pakten ky po provon ti vere fre . kurse saliu i zgjidhi nga zinxhiret . urdhero rezultati . dhe ketu ke kontribuar edhe ti . mos thuaj jo . te ishe ndryshe do kishe ikur si te tjeret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *