Rama, një marshim me veshë të dyllosur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati 

Kjo e enjte në parlament, më tepër se për shernajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kufje, ndërkohë që Basha dhe Kryemadhi flisnin në tribunën e kuvendit.

Dhjetra filmimet dhe qindra fotot e kryeministrit që dëgjonte muzikë teksa kundërshtarët rreshtonin njëmijë e një të zeza për të, do të mbeten me siguri mes imazheve më sinifikative të këtij pushteti.

Ato do të mbahen mend si të tilla, jo sepse ai sfidoi kritikët e tij politikë, që shpesh herë janë të padëgjueshëm edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Ato do të mbahen mend se, me atë akt, ai mishëroi një nga imazhet që karakterizojnë fund e krye qeverisjen e tij.

Edi Rama me veshë të bukosur përpara atyre që mendojnë ndryshe, është pamja që i shkon më shumë viteve të rilindjes.

Ai është sot i paaftë të dëgjojë aktorët e teatrit të cilët i thonë se shtëpinë e tyre s’mund ta përdorë si një mjet allishverishesh për t’i falur tokë publike njërit prej klientëve të tij.

Ai është i pafatë të dëgjojë naftëtarët e Ballshit që vazhdojnë t’i kërkojnë pagat e premtuara nga “investitori i fuqishëm amerikan” që do të sillte në ARMO.

Ai është i pafatë të dëgjojë fashatarët e Fierit që nuk pranojnë të helmojnë jetën e fëmijëve të tyre, vetëm se me anë të një koncesioni grabitës të ineneratorëve, ai do të pasurojë disa nga ministrat e tij.

Ai është i paftë të dëgjojë arkitektët dhe urbanistët që po e akuzojnë se po zhduk cdo gjurmë të traditës në kryeqytet.

Ai është i paaftë të dëgjojë alarmin e ekonomistëve, se kullëzimi i Tiranës mund të rrezultojë si një histori e re priamidash.

Ai është i paftë të dëgjojë FMN dhe Bankën Botërore që e këshillojnë t’i japë fund PPP dhe koncesoineve që do e zhysin në nivele të papërballueshme borxhin që tani për tani mbahet i fshehtë.

Ai është i paaftë të dëgjojë paralajmërimin e “Basel AML Index” që tregon me shifra për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave në Shqipëri.

Ai është i pafatë të dëgjojë raportin e “Doing Bussines” që tregon se kemi humbur 7 pikë në klasifikim dhe se mundësia për të bërë biznes është vështirësuar në vend.

Ai sëhtë i pafatë të dëgjojë shifrat e  “transparency International” që na rendit mes shteteve më të korruptuara në Evropë.

Ai është i paaftë të dëgjojë ata që i kujtojnë se në pesë vite pushtet nuk arriti të sjellë asnjë investim të madh të huaj në vend.

Ai është i pafatë të dëgjojë antimafien italiane që i ka thënë troc se gjatë pushtetit të tij zbarkimi i drogës drejt bregut përballë është rritur ndjeshëm.

Ai është i paaftë të dëgjojë ndëkombëtarët që i përsërisin se deklarata si ato të një presidenti të përbashkët, vetëm sa i fryjnë zjarreve të kota të nacionalizmit ballkanik.

Ai është i pafatë të dëgjojë gazetarët kritikë të cilëve u shmanget totalisht nga përballjet dhe i ka zëvendesuar me Niko Peleshin apo Ogerta Manastirliun në rolin e reporterit të ER TV.

Pikërisht për të gjitha këto imazhi i një kryeminisri që hecën përpara duke mbajtur veshët mbyllur i shkon për bukuri Edi Ramës.

Por, për këdo që e ka ndjekur që në fillim trajektoren e tij, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillimet e qeverisjes Rama premtoi se do të drejtonte duke dëgjuar edhe ata që mendonin ndryshe nga ai. Madje bëri për këtë një akt madhor, mbajti dhe një fjalim, nga më të mirët e vet si kryeministër, kur arriti t’u thtë jo amerikanëve për armët kimike, vetëm e vetëm për të dëgjuar zërin e protestuesve që kishte poshtë zyrës.

Por, që atëhere ka rrjedhur shumë ujë. Kriminalizimi i qeverisjes, zhytja e saj në afera, babzia dhe deliri i pushtetit të gjatë e detyruan edhe ata të vërë kufjet. Të vazhdojë të marshojë pa dëgjuar më. Duke ndjekur traditën tashmë të njohur të atyre që kanë mbretëruar gjatë, që nga Nano deri tek Berisha, të cilët kur kanë parë se përdorimi i pushtetit i ka mundur, nuk kanë preferuar ta lënë atë, por janë kacavjerrë pas tij me veshët mbyllur.

Edhe me Ramën po ndodh e njëjta gjë. Ai e ka kuptuar se qeverisja e tij ka marrë tatëpjetën.

Prandaj ka vënë kufjet.

Duke u shfaqur përpara publikut me atë imazh simbol që s’do ta përshkruanin dot as mijëra fjalë.(Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Rama, një marshim me veshë të dyllosur”

  1. liri says:

    thjeshte ne vend te fjales i paafte mund te perdorej nuk ka deshire te degjoje se gjithcka qe renditet eshte e drejte per deshtimet e medha te rames. Kishim shprese tek ky por gjithcka e coi mbrapsht per interesa okulte nderkohe qe sot mund te konsiderohet si nje nder politikanet i pasuruar ne menyren me te shpejte ne kaq vite pushtet. Fatkeqesia e ketij vendi eshte mungesa e opozites se vertete qe ngjall shprese. sa kohe qe opozita te drejtohet nga lulushi sinonim i paafteise, i korrupsionit dhe mendjelehtesise shqiperia per fat te keq do te mbetet ne duart e te korruptuarit dhe arrogantit rama.

  2. arjani says:

    Ti zoteri nuk arrin te kuptosh thelbin ose s’do te kuptosh thelbin e atij gjesti. Nuk ka se si te na mbushesh mendjen qe gjasme shefi i qeverise nuk degjon opoziten. Cilen opozite? Lulin? Apo Monen? Ate opozite qe deri dje na ka hequr zvarre neper rruge e duke na u mburrur qe gjasme na coi ne Europe? ne europe ne kemi vajtur shume perpara por ca ndyresira si ju na keni mbajtur prapa. E tani nen masken e asaj qe thua doni te degjojme dhe ne brockullat tuaja. Nuk ke faj ti ndyresire se ne pushtet ne Shqiperi nuk erdhen asnjehere ata qe duhet te vinin, por ndejti sera juaj. Tregohuni njehere te ndershem e te thoni, kjo klase politike, pozite opozite e media duhet te qerrohet njehere e mire. Por keni vene alarmin se ju preken interesat. Kerma..Keni 27 vjet qe na mbani zvarre e vec kesaj na keni zene dhe platformat TV dhe portalet me aromen toksike qe leshoni.

  3. Ollga Toronto says:

    Kur kryeministri yne qenka shurdhuar,simbas teje,dhe nuk ndigjon hallet e popullit,atehere si shpjegohet qe ate e votojne shumica e shqiptareve?! Jo Bushat,jeni shurdhuar ju kazani mediatik,qe jeni bere njeshe me Sali Kriminelin,po dijeni pra,nuk e riktheni me ne pushtet nje parti te inkriminuar deri ne gene.Beje te fala shokeve te kazanit,Shku-llaku,Fevziut,Eni Vasilit,Zhejit,Rakipit,Canit,Zogajt,dhe gjithe kazanxhijve te tjere.

  4. Petrit says:

    O Bushat a e kupton se ku ke aritur,njeriu me i keq se kushdo qofte tjeter,i pa bese,i pa bure,legen komplet,mblidhe mendjen dhe vere ne koke..

  5. shkodra says:

    O Bushat, po sikur te vije nje cast dhe te hapen gjemat dhe bemat e Bashes (dhe besoj do hapen, do hapet Deti, do hapet 21 Janari, do hapen Ruset, Sebet, do hapen…..), si do veprosh ate cast, do vesh kufje qe te mos i degjosh keto bema e gjema sepse je i dashuruar me Bashen? Jemi shume kurioze te shohim se cfare do besh ate cast.

  6. Zigur Qarri says:

    Je kursyer paksa,nuk ja ke numuruar te gjitha.Por megjithate,mjafton per te kuptuar
    se Kry.Rama nuk deshiron te perballet me realitetin.Se si do merret vesht Rama me
    opoziten,vetem ai e di.Rames i mungon minimalia e pergjegjesise dhe seriozitetit,per
    zgjidhur problemet ne poziten qe ai ka.

  7. mirel says:

    Bushat ke te drejte 100 %. Ata qe flasin kunder nuk jane gje tjeter vec vemje Ramiste. Nuk ju pelqen argumenti dhe thjesht te sulmojne ty.
    Po te kene goje, le te flasin per borxhin publik qe ja vajtur ne shifra alarmante sipas FMNse..74% i bie qe te falimentoje shteti. FMN i tha mbyll koncesionet se ato jane shkaku i falimentimit dhe i borxhit publik.
    Ky plere vete dhe i grabit popullit dhe 80 milion te tjera per tja falur Kishes.
    Kush e autorizon? Ligji nuk ja jep kete fuqi.
    Dhe po nxiton si plere per te ndertuar teatrin e ri. Pa mare parasysh arkitekturen dhe mundesine e shpenzimeve minimale.
    Pse? Sepse i ka bere llogarite, qe sa me kaba dge me sa me shume ambiente te jete Teatri, aq me shume i xhvasin me koncesion.
    Tipik qelbesire hajdute. Ordiner i papare. Nje artist deshtak qe ben lufte psikollogjike me gjigantet e artit.
    I quan demode..
    Funderina Ramut

  8. @autori says:

    Pervecse hajdut si gjithe te tjeret, sot kemi nje kryeminister edhe karagjoz..
    Kjo mafie ne pushtet duhet fshire nga faqja e dheut, por ne, me forcat tona nuk e bejme dot..

  9. qarri zikurit says:

    Bravo bushat. I pakompromentuar.
    Leri halet e bashkise dhe ministeive te qelbin. Bashke me bythlepirsin mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *