Reportazhi i The Indipendent: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë e “palumtur”

16 Mars 2018, 16:37Turizëm TEMA

Vendet e Ballkanit kanë performuar keq në Raportin Botëror të Lumturisë të OKB-së këtë vit, duke nxitur një titull mjaft të paharrueshëm në shtypin rajonal: “Ballkani jo shumë i lumtur”- thotë OKB.

Dy më pak të lumturit e Ballkanit ishin Bosnja dhe Hercegovina në pozicionin e 93-të, duke u renditur më poshtë Libisë dhe diktaturave të tilla si Turkmenistani dhe Bjellorusia, dhe Shqipëria, e cila në pozitën e 112-të ngadalë ‘mundi’ Irakun për palumturi.

Por, shkruan editorja e prestigjiozes The Independent, kur u pyetën se cilat janë dy vendet e mia të preferuara në botë, unë do ta vë Bosnjën dhe Shqipërinë në krye të listës. “Dhe unë nuk jam  apo nuk mendoj  se jam një turiste e palumtur”.

Për shumë njerëz në Britani, fjala Ballkan ngjall brutalizëm, bllokime, histori tragjike dhe luftëra të vështira. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Londër nga Sarajeva, ku unë jam aktualisht banoj, thotë Sophie Buchan, më kanë pyetur më shumë se një herë nëse kisha “isha korrespondente lufte”.

Por kaq shumë kohë ka kaluar që nga konfliktet e fillim të nëntëdhjetave dhe Ballkani ka ndër destinacionet më të bukura, si Dubrovniku dhe Spliti – me potencial për të sjellë më shumë gëzim për turistët.

“ Peizazhi që e bëri Sarajevën aq të prekshëm për rrethim, sot e bën atë një nga qytetet më të bukura në tokë. Është një qytet me kodra, minare mahnitëse dhe me arkitekturë austro-hungareze. Dhe po, ka trishtim prapa klisheve të një mini Stambolli por ndërsa xhamitë dhe kishat ende qëndrojnë krah për krah, vendi po bëhet më i ndarë. Po, ka edhe gëzim këtu. Ndryshe nga destinacionet më të dukshme turistike, banorët e Bosnjës duan të tregojnë historitë e tyre dhe t’i dëgjojnë ato. “- vijon tregimi.

Më tej, për vendin tonë editorja thotë: “Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren.

Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet të qëndroja për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të.

Më në veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Europë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar.

Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francë,  kurrë nuk munden ta përccojnë.  Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme.

Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Vini pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”- përfundon reportazhi.(monitor)

2 komente në “Reportazhi i The Indipendent: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë e “palumtur””

  1. Geroni says:

    Shqiperia duhet te vizitohet patjeter. Duhet te vizitohet e te shtrohet ne spital me helmim nga pordhet e Ramutit.

  2. luka says:

    Ne Shqiperi ka njerez si ky me lart,, se nuk ia them dot as emrin, qe leshojne vec helm se e kane koken plot me ,,,,,Ne Shqiperi njerezit e kane zakon te ankohen e te ankohen dhe nuk vleresojne ate qe kane, aq sa kane, se ne vendet e tjera as keto qe na rrethojne, nuk ekzistojne. Na mesoi Bisha Berisha me shoke me pare te lehta nga piramidat, droga dhe trafikimi dhe kujtojme se kjo eshte bota….Shkuam dhe e provuam si eshte bota,dhe si eshte bere kjo qe eshte, me djersen e ballit, dhe jo me b…perpjete e vec neper kafene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje