ZYRTARE: Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parash”, ja detajet

16 Mars 2018, 12:33Kronika TEMA

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burime të sigurta, të cilat japin edhe detaje rreth këtij zhvillimi kaq të bujshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga një grup prokurorësht të caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, me asistencën direkte të partnerëve tanë ndërkombëtar, të kryesuar nga ekspertë të antikrimit nga SHBA dhe BE.

Hetimet janë fokusuar tek zbardhja e të gjitha pasurive të deklaruara ose jo nga ana e z. Llalla, mbi aferat dhe skandalet e pronave të bëra publike kohët e fundit nga mediat, tek jeta superluksoze e familjes Llalla, nga hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e vettingut një proces i ndërprerë pak kohë më parë me kërkesë të ish Kryeprokurorit.

Nga ana tjetër, i është kërkuar ndihmë FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat po sjellin provat dhe faktet e tyre kundër Llallë, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes Llalla.

Mësohet se çështja do ti kalojë pas kësaj për hetim JO Prokurorisë së Tiranës ku z. Llalla ka ende ndikim dhe konflikt interesi për shkak të emërimeve nepotike dhe korruptive që besohet se ka bërë kur ishte në detyrë.

Në këto kushte nisur edhe nga rregullat e procedimit që ndjek Prokuroria në raste të tilla, çështja pritet ti kalojë për juridiksion prokurorisë së qarkut më të afërt që në këtë rast janë ato të Durrësit ose të Prokurorisë së Elbasanit.

Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish Kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Në një farë mënyre këtë zhvillim të sotëm e paralajmëroi edhe Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku gjatë intervistës së dhënë mbrëmë në një televizion.

JA PER ÇFARE PO HETOHET ADRIATIK LLALLA:

Neni 287 – Pastrimi i produkteve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)

1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) shfuqizuar;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.

3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.

PJESE NGA INTERVISTA E ARTA MARKUT PER ADRIATIK LLALLEN dhënë mbrëmë për Sokol Ballën në “Vizion+”:

A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjitheve per perfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndiete?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje./Alpenews.al/

27 komente në “ZYRTARE: Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parash”, ja detajet”

  1. salem says:

    Une s’e besoj te denohet se aya jane “sorosian” .Llalla nuk ka shkollen e mesme ,po ka te larten dhe kupton qe kur thote Berisha;ashtu do jete dhe e thote edhe ai .
    Pika mbupin e papjekur !

    1. Alekum says:

      po ku jane mbledh gjith budallt ne TEMA…Ahahahaha…do denohet a hetohet Lllalla dhe gezohen trapat…nuk e kuptojne se te duve i fillojne emrat me A…

      1. Budullai i pare qenke ti, qe sdi te shkruash akoma, moso te shkruash pastaj flit per budallenj,,,arta marku eshte me dipllome universiteti, tiku i llallave eshte me kurs plepash si puna note,,,,

  2. Arberia says:

    Per gjith respektin qe kam per fshatin, ky fshatari i gramshit qe duket si jevg, duhet te futet sa me par mrena

  3. kanina says:

    Shikoni tani, kur të dalë ai Llalla tjetër ( i vëllai), si historian dhe analist me famë botërore, që të thotë se ndjekja e Tikut, është vepër e monarkofashistëve Grekë…(???!!!) Hahahahahahahaaaaaaaaaaaa…………., ç’gallatë, në këtë Albanistanin tonë…!!! Sa për dosjet e Gërdecit dhe 21 Janarit, ato janë varrosur njëherë e përgjithmonë, sepse kështu do (i duhet) “Lala i Madh”… (nuk janë kot “burri i shtetit” dhe “ylli në ngjitje”…) dhe mos u tallni më me këtë popull fukara…!

    1. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

      Avash avash do shkoj haku ne vend. Amerika me diplomaci vepron edhe me kriminelet te cilet i fergon me vone ne karrike elektrike. Ato deklarata te ambasadorit shpetuan shum jet njerzish.

  4. Mali says:

    Hajt past këmbën e mbarë, thotë një fjalë e urtë e popullit.

  5. USA says:

    BASHKE ME LLALLEN EDHE ROVENA GASHI SE NJE PJESE E PRONAVE TE LLALLES JANE HEDHUR TE ROVENA ME QE E KISHTE DASHNORE DHE TE BESUAR NE BURGE KOPILAT DHE KURVAT SE NUK KAN LENE GJE PA BERE

  6. Iliria e bashkuar says:

    Ne burg hajdutet dhe jashte te pa aftet bashke me mbrojtesit e tyre ….

    1. ZONJA MARKU ESHTE ME TAMAM ZONJE ERDHI NE KRY TE AKUZES PER TE VENDOSUR NE VEND ZBATIMIN E LIGJIT .POPULLI KA BESIM NE PERSONALITETIN E ZONJES MARKU .OPINJONI NE MBAR VENDIN JU JEP MBESHTETJE .BRAVO ZONJA MARKU

  7. Hajt ne Pi*h te semes shkofsh o i madhi katunar Tik Lalla. Edhe ilace ju befshin te gjitha ca i keni vjedhur ktij populli.
    Ato robt e motrat ku ti keni!!!

  8. vflp says:

    Fillo me tahirin dhe larot e tjere

    1. Zorro says:

      Filloje alfabetin nga fillimi, dhe jo nga mesi,,,,ka emra te tjere shume para tahirit,,,,

  9. Tjetri says:

    Viti 2028…
    Gazeta TemA,kryeartikull.
    Aderiatik Llalla shpallet i pafajshem,pa te drejte demshperblimi( per re-putan- cionin).
    Aktualitet: Rama pergenjeshtron hapjen e procesit hetimor ndaj tij.

  10. ?! says:

    Sali monstra, xen berisha, lul menderja, like floriri i kane paret e pastra aaa?!

  11. AGIMI says:

    Une nuk merrem me politike, por kjo gazeta Tema duhet te thiret GAZETA EDI RAMA, asnjihere nuk kam pare ndonnji gazete e qujtur ” e pa mvarur,,te jete 100% pro qeveritare.
    KREYREDAKTOR LOOSER-SHAME/////

  12. N.VJOSA says:

    Me pelqen qetesia dhe veshtrimi i Arta Markut!
    Ka nje veshtrim zhbirues, te sigurte dhe pa ju trembur Syri!
    Pa ekzagjeruar:
    V E S H T R I M
    S H Q I P O N J E…!
    Te shikojme, do te flase GODITJA E PARE E SAJ…!
    Kush do jete “Viktima”…?
    Preja e pare e Shqiponjes?…
    Sepse populli thote :
    Dielli duket qe ne Mengjez…!

  13. ALBAN DEGA says:

    NJE INTERVISTE MENDJEARTE !

    Nuk e kam quajtur rastesisht Arta Mendjearta !
    E sakte, modeste, gjakftohte, e matur, serioze ….
    Fjalepake e puneshume!
    Partia e saj eshte Shqiperia dhe Kushtetuta e saj!
    Drejtesia do te behet !
    Do te behet Shqiperia !

  14. am says:

    Kan gjet dhe nje armik tjeter keta pleshtat e PD tashti qe antikomunizmi i doli bllof se e kane komandantin ish sekretar parti. Eshte “sorosian” thone, as nuk dine se per ç’fare behet fjale. Fut genjeshtra, flit pa kuptim se rendesi ka qe te kesh armiq.

  15. A. Mazreku says:

    Me vjen mire qe nga Drejtesia paska njerez me dinjitet sic eshte Z.Marku.
    Zonja Marku, ju ndoqa me vemendje mbreme ne emisionin e Balles. Ne pergjithesi ishit korrekte dhe treguat kujdesin e duhur per te treguar nje performance te admirueshme.
    Jam nje pensionist, kam femijet e mij ne moshen tende.
    Ma degjo nje keshille. Mundesisht kufizoni daljet ne intervista te tilla te gjata, ne keto emisionet e ngjashem me “Real Stoty”. “Opinion”. Te pa ekspezuarit” e te ngjashem me ta, pasi gazetaret, cilet do qofshin jane te pameshireshem, kerkojne te ju vene ne veshtiresi, kerkojne tu zene ngushte, ne nje kohe qe ju nuk mund dhe nuk duhet tu pergjigjeni disa pyetjeve teper provokative qe ju drejtojne.(nuk e kam fjalen per konferenca shtypi qe shpesh jane te nevojeshme per publikun.
    Te lutem, me kupto drejte, te flas si vajzes time, perpiquni te evitoni keto intervista, pasi nje pakujdesi e vogel mund t ju sjelli shqetesime, ne nje kohe qe ne duam qe ju te punoni me ndershmeri, pa fjale, keshtu eshte zanati i juaj, me ate thjeshtesi e sinqeritet si deri me tani dhe kete desherojme ne qe te duam te miren.
    Keni shume gjera ne dore per te bere mire per kete popull qe e kan trajtuar si skllav ata qe ishin para Jush dhe qe po e mbyllin me faqe te zeze.
    Ju urojme suksese dhe faqe te bardhe.

  16. Studenti 1990 says:

    Te kalbet ne burg krimuneli dhe gjith’ sa greabitur sekuestro

  17. Tarrasi nga qipidhasi says:

    Ky palo fshatari i zgjebisur dhe kryehajduti e ka gati qeline po aman ky duhet te terhiqet si bashkpuntore me drejtsine se ky eshte personi qe do deshmoje kundra shpellarit te vicidolit dhe s-kar-parlliut like floriri mos harroni se fbi po ja tund dosjet ne surrat dhe ska na ja mban. Plus ketu perendimi ka dhe eksperjencen e kroacise dhe rumanise do behet termet i madh dhe plaku shpellar i vicidollit do veje ne te semes bashke me florirat dhe cizmet dhe soj e sorollopin e tyre. Pyetja qendron ketu do kemi nje drejtesi te pavarur pas termetit apo foli kalit te degjoj pela ?

  18. Zzzzzz says:

    FLLUSKE SAPUNI E HA MARKU ATE APO PASTAJTE VI AI TJETRI I LLALLES E SALES E TA FUSI NE BURG PER ATO QE KA BERE ….ME NJFJALE VARI LESHT………!!!!

    1. Nuk ka mo qofte ke daja o shoku,,,ska mo prokuror i majt e i djatht,,,,e ka mar ne d’ore nona amerike kte punto ne dore,,,ajo America qe ta ngul me avash avash qe nuk e ndjen fare, por kur takon ne kocke dhem shume, do msohet dhe drejtesia shqiptare, ska me e djatht dhe e majte,

  19. Zgalem says:

    Prokuroret e vendit tim
    Prokurori mbron shtetin ligjerisht ,. Permban ne vetvete ndjenjen e forces , te pathyshmerise ndaj shkelesve te ligjit . Ne shqyptim te c’do gjuhe , degjohet tringellima e prangave .
    Shqiperia , per arsye direkte dhe te terthorta , nuk ka pasar shans , per te pasur nje prokuror te afte profesionalisht dhe me integridet moralisht . Prokuroret e pergjithshem te post diktatures kane vijuar ne ato gjurme te tradites .Nuk ka pse t’i permendim me emra . Mjafton te zeme ne goje , Alush Dragoshen dhe Ina Ramen ( Silva konti ) , per te dale te Adriatik Llalla , qe ju ndalua hyrja ne Amerike, me gjithe familje , nje rrast i pa precedent , ne histori. Eshte e sigurte se veprimtaria e Kryeprokuroreve shqiptare , do mbetet materjal , per rubrikat : “ Antena brenda familjes” dhe “Historite me zhurmus “ .
    Kemi fatin , te perjetojme vitin e zbatimit te Reformes ne drejtesi , qe presupozon eliminimin perfundimtar , te kultures se mos ndeshkimit , qe paten rrenjosur kryeprokuroret e tranzicionit .
    Zevendes kryeprokuroria e Reformes , ka vetem 3 muaj ne detyre , por eshte mjaft , per te vene ne dieni shqiptaret c’po ndodh , ne zyren me te rendesishme , ku buron drejtesia e cdo vendi . Kjo u be e qarte , ne intervisten e S. Balles , me Zv . Prokuroren , Arta Marku. Eshte i perligjur opinioni , qe shqiptaret te njohin kryeprokuroren , qe ben zanfillen e reformes me te rendesishme , qe ka njohur vendi .
    Kryeprokuroria Arta Marku , per telespektatorin , qe ndoqi intervisten , eshte nje grua simpatike , inteligjente , me seriozitet te lindur , me fytyre dhe etike , qe te ngjallin besim dhe shprese , per te vuajturit dhe te lumturit .
    Pergjigjet e prera dhe llogjike , qe dha kjo grua , ne interviste , te rrenjosin besimin , se karakteri i saj , eshte ne pajtim te plote me pamjen e jashtme te saj njerezore . Kemi degjuar dhe intervista te tjera , madje mund te sjell ne memorie dhe intervisten prezantuse te Adriatik Llalles . Adriatiku i meshoi shume faktit se vinte nga nje familje e perndjekur nga monizmi . Cuditerisht edhe Arta , kishte nje prejardhje te tille . Arta kete fakt e la ne periferi . Atje ku i takonte te Xhaxhai i saj. Zyrtaret duhet te jene vetvetja , pa u mbeshtetur ne furka te kalbura , pa jete dhe pa motiv . Ishte proverbiale , shprehja e Markut : “Rrjedhe nga nje familje ethjeshte shqiptare “. Te kuptohemi , as nga familje lidhur me luften , as te perndjekur e gorrica te tjera , qe i ndihin ndarjes se shqiptarve .
    Nuk mund te pergjigjej ndryshe Arta , sepse ajo eshte vleresuar shkelqyshem , ne te tera stadet e arsimimit dhe te doktorimit profesional . Keto aftesi te fituara ne shkolle , ndonje here , nuk perkojne me punen ne teren . Ne rrastin konkret vleresimet e shkollimit , mbeshteten nga pasioni i saj per prokurorine , kete profesión hyjnor , qe mba ne kembe drejtesine e shtetit . Ajo eshte nene dhe familjare e perkushtuar . Prokurori nuk eshte prej hekuri , por njeri me te tera karakteristikat shpirterore dhe profesionale , qe mund te parafytyroi fantazia e njeriut te mbeshtetur me kembe ne toke .
    Nuk kishte si te mos binte ne sy kritika e Artes , per sistemin dhe pergjegjesine e saj , per ta ndryshuar. Ajo nuk eshte indiferente , ngaj situatave politike , por sugjeroi se kundershtimi ndaj emerimit te saj ne Parlament duhet te kishte nota civile , si dhe pergjigjet e tjera , po kaq te kalkuluara: Ngjaria nuk kishte lidhje me mua . I vleresoj ngjarjet dhe koleget sic i vlereson publiku. Pergjigjet e Arta Markut , sic e do vendi dhe koha , jane lakonike , spartane dhe ngjajne me krismat e nje pistolete. E tregoi veten si grua me karakter te hekurt dhe me kulture bashkekohore , qe i pershtet me shume se sa moshes , pasionit , per pune , atdhetarise se saj dhe njohjes se realitit konkret shqiptar .
    Ne keto 3 muaj edhe me skeptiku mund te veri re , se ka ndryshime rrenjesore ne drejtimin e Prokurorise shqiptare , qe konkretizohen me produkt origjinal , c’ka na jep shprese se Arta Marku ka ardhur ne vendin e duhur , me vonese , por domosdoshmerisht . Pa bere paralelizma , ka shume shembuj , qe grate shqiptare , e kane ndricuar historine e kombit . Jane te tera mundesite , qe Arta Marku , te renditet denjesisht per krah atyre .
    Zgalem – 15 Mars 2018

  20. opinion. says:

    Krejte investimet qe ka ber rilindja ne shqiperi jane.
    vota kunder amerikes me trevim evropes se eshye ringjalle esat pash toptani.
    biseda me vteqin per detin apo fajle e shitje deti.
    Z razje e shperngulje te popullatrs dtejt evropes e grekut armik.
    613 kh banane nga kulumbia.
    trasport droge me makina te qeveris.
    ardhja e DEA amerikane anti droges.
    dhe JO te madhe shqiperis drejte unionit evropian.

  21. opinion. says:

    Krejte investimet qe ka ber rilindja ne shqiperi jane.
    vota kunder amerikes me tregim evropes se eshte ringjalle esat pash toptani.
    biseda me greqin per detin apo fajle e shitje deti greqis.
    ptanim i varrezave greke ne sbqiperi.
    Zbrazje e shperngulje te popullates dtejte evropes e grekut armik.
    613 kg banane nga kulumbia.
    trasport droge me makina te qeveris.
    ardhja e DEA amerikane anti droges.
    dhe JO te madhe shqiperis drejte unionit evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje