Asgjë nuk e ndal dot ç’montimin politik të Lulit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi 

Ajo që të bie në sy ditët e fundit në Partinë Demokratike, është mbrojtja që po i bëjnë kryetarit Basha, sekretarët e rinj të partisë, (gjaku i ri i saj) dhe kryesisht një prej sekretarëve të tij më servilë dhe më të paaftë, ideatori i “projektligjeve” të reja, Ervin Salianji (Dushari).

Pavarsisht se mundohet ti justifikojë të gjitha gafat, veprimet perverse dhe shkeljet statutore dhe skandalet publike, duket se Ervin Salianji (Dushari), sekretari më i papërgjegjshëm që ka patur dhe afruar ndonjëherë PD, nuk do të mund ta ndalojë ç’montimin politik të kryetarit të tij.

Në fakt në PD e sotme, prurjet e reja të Lulit, ecin me moton “mbulo skandalet e mia, të mbuloj skandalet e tua”, duke e kthyer atë parti në një arenë cirku, ku gjithkush hidhet dhe përdridhet dhe askush nuk është në këmbë në tokë.

Opozita e përfaqësuar prej tyre, është tallja më e madhe që ata i bëjnë një partie, e cila është në rënie të plotë.

Sot Luli përfaqësohet më shpesh me Ervinin dhe Gridën, ( dhe rrallë kur e do puna me Flamurin dhe Aldon) si dy kampionët e skandaleve që po e shoqerojnë PD nga salla e parlamentit deri tek deklaratat mediatike, pa asnjë kuptim që lexojnë duke trashur zërin e hollë. Luli dhe sekretarët e tij kopjojnë njëri-tjetrin, thuajse janë njëlloj, nga toni, buzëqeshja, xhestikulacionet e trupit, nga fjalët dhe fjalitë që recitojnë.

Dikur (janarin e kaluar 5 muaj para zgjedhjeve të 2017) Luli thoshte se duhet “hapje e PD-së me intelektualë, të rinj, me elitë, të sjellim gjakun e ri në parti, të kemi proces transparent në vendimmarrje, do të kemi votim një anëtar një votë, do të kemi respektim i mendimit kundër, forcim të demokracisë së brendshme në parti”. Por muajt e vitet kaluan, dhe Luli nuk e mbajti fjalën, humbi kredibilitetin me çadrën, humbi zgjedhjet, humbi postin legjitim të kryetarit të partisë, dhe nuk bëri kurrë analizën tërësore për rezultatin, për ta nisur nga vetja e tij, pastaj nga “gjithë bota”.

Ai bëri të kundërtën, fajësoi duke nisur nga “qeverisja Rama” megjithëse ishte në bashkëqeverisje për 6 muaj deri pas zgjedhjeve, bëri fajtor çdo zë kundër tij pavarsisht se i kishte flakur jashtë partisë, duke treguar përralla me gënjeshtra dhe duke u treguar mëndjelehtë, edhe si politikan.

Edhe në deklaratat e tij mediatike pas humbjeve, Luli shpesh buzëqeshte duke thënë se “ka nisur dialogu dhe analiza me strukturat e partisë nga qendra në bazë, për të evidentuar potencialet më të mira njerëzore profesionale e intelektuale”.

Partia Demokratike, kurrë nuk ka zhvilluar brënda saj një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke e nisur nga ai për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë, e duke vazhduar për humbjet dhe misteret që e kanë shoqëruar qysh nga mbyllja e papritur e cadres, për të mbërritur tek snakdalet me financimet e huaja.

Dihet botërisht se Lulzim Basha e futi Partinë Demokratike në çadër me ndihmën e Metës dhe e mbylli, sapo iu ofrua oferta e “bashkëqeverisjes” nga Rama, për të cilin nuk la gjë pa thënë.

Trajektorja e lëvizjes politike të PD në 6 vitet e fundit (kryesisht në 9 muajt e fundit) mbetet një arsye më shumë, për të besuar në paaftësinë e një njeriu që jo vetëm nuk ka projekte dhe programe të qarta drejtimi për atë parti, por po e thellon zullumin e tij duke afruar dhe promovuar rreth vehtes njerëz krejtësisht mediokërr, përsa i përket aftësive politike dhe intelektuale.

Partia Demokratike, një parti që siç është katandisur do të qëndrojë gjatë në opozitë pasi nuk shihen ambicje për të ardhur në pushtet, ka marrë formën e drejtuesit të saj.

Falë tij, dhe “ekipit të ri drejtues” të ardhur nga lista e re, kjo parti ka vendosur të mos zbatojë statutin dhe programin e saj, ka vendosur të mos respektojë diversitetin e mendimit, dhe të shtypë çdo mendin dhe zë kundër kryetarit.

Në fakt “ekipi i ri drejtues” thjesht ka mision për të ndaluar ç’montimin politik të kryetarit, pas të cilit janë të kapur fort për interesat e tyre, edhe vetë sekretarët e tij dështakë.

Le të shpresojmë se mbledhja e Kuvendit të PD, do të jetë faza e fundit e procesit të ç’montimit politik të zotit Basha, ndryshe ai do të mbetet në atë parti, thjesh si “kryetari i sekretarëve të tij” të kthyer në personazhe barcaletash.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Asgjë nuk e ndal dot ç’montimin politik të Lulit”

  1. Arber Iliri says:

    PD eshte jashte cdo standarti, me Lulin pa Lulin, PD mund te rikthehet ne nje Parti normale vetem pasi te kete denuar “berishizmin ” si menyre e metode antidemokratike e politikeberjes.Berishizmi eshte vazhdim i enverizmit dhe nuk ka te ardhme ne te sotmen, ky eshte problemi i PD.Luli eshte thjesht nje drejtues i tipit berishist, kjo e ben jashte kohe per shumicen e shoqerise shqiptare qe e ka kaluar kete faze te primitivizmit politik.Me zevendesu Lulin me nje tjeter drejtues te tipit berishist eshte bath bath po nje koqe.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mesoni mor drejtshkrimin, nga e keni pare “ç’montimi” me apostrof? Apo çdo fjale qe fillon me “ç” duhet shkruar me apostrof. E dhjete gjuhen e bukur te Naimit, Fishtes dhe Kadarese.

  3. Edkari says:

    Ky lloj gazetari si Artur Ajazi eshte nje nga yjet e kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *