Inceneratorët, LSI sulmon Arta Markun: Mijëra shqiptare do sëmuren e vdesin me kancer, pse nuk nis hetimin

18 Mars 2018, 14:08Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka sulmuar sërish Prokurorinë dhe këtë radhë se pse nuk heton inceneratorët.

Në një postim në facebook Vasili thotë se inceneratorët dënohen në gjykatën penale të Parisit se shkaktojnë kancer, por në Shqipëri sipas tij Prokuroria mbyll sytë e nuk heton.

 “Po në Shqipëri kush ja mbyll sytë prokurorisë që ta hetoje,pse nuk vepron apo mijra shqiptare le të sëmuren e vdesin me kancer vetëm aferat e qeverisë të mos hetohen. Kjo është kriminale dhe antihumane”- shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTË:

Inceneratoret denohen ne gjykaten penale te Parisit se shkaktojne kancer, prokuroria mbyll syte ne Shqiperi.

Mbeturinat e inceneratoreve eshte provuar shkencerisht qe shkaktojne kancer te perhapur te gjendrave limfatike dhe te tjere.

Ky ka qene edhe shkaku se pse Europa ka bere kufizimin drastik te tyre.

Megjithse Europa ka mundesi kontrolli dhe monitorimi shume te rrepta qe s’kane asnje krahasim me kontrollin e korruptuar dhe jo profesional ne Shqiperine ,kufizimi i tyre ka qene drastik sepse rreziku i shkaktimit te kancerit eshte shume i larte.

Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.

Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave.

Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri.

Po ne Shqiperi kush ja mbyll syte prokurorise qe ta hetoje,pse nuk vepron apo mijra shqiptare le te semuren e vdesin me kancer vetem aferat e qeverise te mos hetohen.

Kjo eshte kriminale dhe antihumane. (TemA)

 

 

4 komente në “Inceneratorët, LSI sulmon Arta Markun: Mijëra shqiptare do sëmuren e vdesin me kancer, pse nuk nis hetimin”

  1. Ohoooo says:

    Doli ky Trap Vasili
    Po si ste zuri gripi I derrave qe mos ta shofim surratin per ca kohe more sharlatan plak

  2. drini says:

    Ok or petrit Ik mor plehre,,,edhe America me inceneratore I djeg plehrat ,,biles aty te dig jeni edhe plehra te pariciklueshme si vasili dhe lsi…

  3. Alban Dega says:

    ZBULIMI MADHOR I ZHURMESHUMIT E SHKOLLEPERLUMIT
    PETRIT VASILI !

    … prisni se nuk keni pare gje akoma !

    Shume shpejt ky shkolleperlumi do zbuloje se

    – patatja eshte edhe gjelle edhe buke, zbuluar 5 mije vjet perpara nga kinezet e inkasit…
    – qe te mesosh notin duhet te futesh ne uje , te zbuluar nga peshqit miliona vjet para njerezve
    – qe nuk ka rendesi cfare ngjyre ka macja … mjafton te gjuaj minj, zbuluar nga macet e minjt por qe Ramiz Alia dhe Qoftelargu e perdoren kunder Ten Hsiao Pinit dhe per te minuar marredhenit me Kinen qe e cuan ne kolaps te plote Shqiperine !
    – qe incineratori me gjigand ne Bote qe shkakton kancer eshte Dielli pa te cilin Toka dhe nente planetet rreth tij do te zhdukeshin brenda 1/100 se sekondes
    – qe ka aq Diej, yje ( pa planetet e neplanetet ) deri 1 e me shume se nje miliarde here me te medhenj se Dielli yne ne Univers= Gjithesi se cka kokrra rere ne te gjithe perrenjt, lumejt, detet e oqeanet e Botes te marra se bashku…
    E shkolleshumi i sterkorruptuar Petrit Vasili i tregon Prokurores se Pergjithshme se problemi me i madh i drejtesise shqiptare jane incineratoret …
    Arta Mendjearta Marku ka filluar te godase per here te pare ne keto 27 vjet Sali Fatos Ilir…SALIKRACI, ujqerit e korrupsionit, pandeshkueshmerise, Petrit Vasili i tregon gjurmet, ben zhurmuesin e “ Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit dhe Drejtesise qe e djallosi edhe me me kamikazet e Like Floririt … Manjani , Vasili ….
    Ishin keta gangstere e mafioze qe vrane e sakatuan mbi 15 000 shqiptare, detyruan te marrin rruget e kurbetit gati gjysmen e popullsise se Shqiperise truall flori e hyjni nga bukuria me kusarine e babezine prej kucedrash, qe zhbene e rrenuan shtetin shqiptar. mbi 13 here ne 13 vjet Salikraci, dhe Petrit Vasili na ben antiincineratorin kur nuk ka spital me fame boterore ketu ne Nju Jork nga Columbia University Presbiterian Hospital, Montefiore, NY University Hospital, Wallhalla…… qe nuk ka incineratorin e vet ne mes te te kryeqytetit te Botes me nje popullsi te pakten 5 here me te madhe se e Shqiperise dhe mbi 109 milione turiste ne vit nga e mbare Amerika e Bota!
    Besoni po te doni ketij hori te korruptuar, ketij telalli te Mona Cizmes e Like Floririt, ketij zhurmuesi te Sali Kadafit, ketij armiku te ligjit e drejtesise, ketij hajduti me cizme me emrin Petrit Vasili
    Ptu fare e keqe ala sllavo-greke !

  4. petro says:

    Mor budall petrit vasili.bota kane centrale atomike e nuk po i akuzon njeri per kancer etj pretendime .zhduyku nga politika mor rrugac se po qelb dynjane.aceneratoret jane nje zgjiidhje e persosur per zhdukjen e kancerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje