Reali fiton me goleadë ndaj Gironas, Ronaldo shënon 4 gola

18 Mars 2018, 23:17Sport TEMA

Sa më shumë afron fundi i sezonit, aq më “vdekjeprurës” bëhet Real Madrid.

Skuadra e Zidan ka fituar “festivalin e golave” ndaj Girona, duke e mundur me shifrat 6-3 në “Santiago Bernabeu”, gjatë një dueli që me siguri ka kënaqur tifozët e pranishëm.

Protagonist absolut i ndeshjes ishte Kristiani Ronaldo, i cili shënoi 4 gola në këtë duel si dhe dha asist për golin e Lukas Vazkez, ndërsa rrjetën në këtë ndeshje e gjeti edhe Bejl, i aktivizuar si zëvendësues.

Ky sukses e afron Realin 4 pikë nga Atletiko e vendit të dytë, që u mund sot me shifrat 2-1 në fushën e Vijareal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje