Dogana e përbashkët Shqipëri-Kosovë do hapet në muajin…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pika e përbashkët doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nisë funksionimin brenda muajit prill të këtij viti.

Kështu deklaroi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress.

“Krijimi kësaj pike të përbashkët doganore do të sheshojë shumë gjëra për të ofruar pastaj edhe praktikat e përbashkëta që të ketë më pak burokraci dhe më tepër shkëmbime“, theksoi Minxhozi.

Duke folur për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, Minxhozi tha se janë në rritje.
“Pavarësisht pengesave burokratike që mund të ndodhin, Kosova ka shifrën më të lartë të eksportit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, tha ai duke shtuar se Odat tregtare duhet të hartojnë politikat ekonomike.

“Janë realizuar 200 milionë euro shkëmbime tregtare në gjithë fushën e bashkëpunimit, ku Shqipëria ka eksportuar 150 milionë euro në Kosovë, ndërsa Kosova ka eksportuar 50 milionë euro. Natyrisht kjo është një shifër e mirë, por prapë ne jemi të pakënaqur sepse edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë mund të ishin më të mëdha, edhe anasjelltas”, nënvizoi Minxhozi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Dogana e përbashkët Shqipëri-Kosovë do hapet në muajin…”

  1. selvia says:

    Rrini dhe ca kohe duke bere mbledhje qeverie te perbashkta kot fare,gjeja e pare qe duhej bere eshte kjo dhe doganat por kujt ti thuash……eshte bere me Maline zi dhe sbehet me Kosoven bile nuk duhet fare te kete pike kalimi njelloj si ne eveope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *