Marrëveshje e fshehtë Thaçi-Vuçiç? "Der Standard" zbulon fakte të reja: Gjermania parandaloi ndarjen e Kosovës

19 Mars 2018, 18:08Rajoni TEMA

Gazeta ‘Der Standard’, ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës.

Sipas kësaj të përditshmeje, gjermanët kanë parandaluar ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë favorizuar serbët por edhe pala kosovare për shkak të lodhjes me çështjen e veriut të Kosovës.

Kjo, sipas diplomatëve, edhe ka bërë që të ndërhyjë Berlini.

Por, një zyrtar, në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës austriake se ka frikë Thaçi dhe Vuçiç mund të flasin në kanale tjera rreth ndarjes së Kosovës.

‘Der Standard’ shkruan se ideja për ndarjen e Kosovës tashmë po sillet vërdallë, është një ide e Ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç. “Ai ka bërë thirrje për ndarjen e Kosovës në pjesën serbe dhe shqiptare” rikujton gazeta.

 

 

“Kjo do të nënkuptonte de facto që pjesa e veriore e Kosovës, ku kryesisht jetojnë serbët do të ndahej nga Kosova. Daçiç madje këtë e quajti si zgjidhjen më afatëgjatë dhe më realiste. Edhe Vuçiç nuk e kundërshtonte idenë dhe lobonte që të mbesin të gjitha opsionet në tavolinë. Në fakt, Vuçiç dhe Thaçi janë në kontakt të afërt dhe bëjnë telefonata të rregullta mes vete. Edhe pse ndarja e Kosovës do të ishte në kontradiktë të qartë me Kushtetutën e Kosovës, shumë shqiptarë janë të lodhur me çështjen e përjetshme të Veriut. Kjo do ta kolapsonte gjithë konstruksionin e Kosovës multietnike. Kjo ishte arsyeja që ndërhyri qeveria gjermane” shkruan Der Standard.

Më pas citohet një diplomat që tregon se Vuçiçit dhe Thaçit u është bërë e qartë që të mos e prekin këtë temë. “Në prapaskenë është bërë e qartë që të mos diskutohet çështja e kufijve”, ka thënë diplomati, shkruan express. “Por ka rrezik se dy palët (Thaçi dhe Vuçiç), do të komunikojnë për këtë në rrugë tjera“ thuhet më tej në artikull. Vuçiç, shkruan gazeta, e ka kuptuar mesazhin e Berlinit.

“Pala kosovare ende ka probleme me definimin e synimeve të saj”, thuhet më tej në shkrim. “Sido që të jetë ka forca që i kanë drejtuar sytë drejtë Luginës së Preshevës. Ka pasur edhe biseda për shkëmbim territoresh. Tema shfaqej, e shfaqej pasi që ekipi i Mogherinit publikisht nuk ka vendosur linja të qarta të kuqe dhe nuk e ka bërë të qartë se çfarë mund të dalë në tavolinë e çfarë jo”, thekson Der Standard.

“Për BE-në është e rëndësishme që të ketë një dokument final, jo marrëveshje të përkohshme që do të jetë juridikisht obligative në nivel ndërkombëtar dhe që nuk lë tema të hapura. Ata nuk duan një Qipro të dytë brenda BE-së”.

“Për këtë arsye, Serbia duhet ta njohë kufirin e shtetit fqinj me këtë marrëveshje dhe duhet ta parandalohet që Serbia t‘i dalë në rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, siç janë OKB dhe BE në të ardhmen”.

4 komente në “Marrëveshje e fshehtë Thaçi-Vuçiç? “Der Standard” zbulon fakte të reja: Gjermania parandaloi ndarjen e Kosovës”

  1. mandakalli says:

    O Thac edhe ti vendose tu shtohesh tradhetareve te ketij kombi? Ptuuu anti-shqiptare te qelbet.

  2. Betimi says:

    Bavo Gjermania!
    Aleate natyrore dhe tashme shekullore e Shqiperise (pas prishjes se perandorise Austro-Hungareze.

  3. Cobo rrapushi says:

    Akoma duan te marin Serbet? Teritoret shqiptare ne kohen e Lidhjes se Prizrenit shtriheshin deri ne Nish. Cfare i lodhi kosovaret, fitorja e republikes? Mos u tregoni te dobet po mbroni teritoret se jeni ne avantazh historik.

  4. s.g. says:

    Lajmë aspak interesant edhe nēse është i vërtetë kuvendi është ku vendoset sa për gjoja gjermania kjo është rrenë bashkimi i EU na ka lajthit se me politikën e të ndejturit urtë e ka lajthitë Kosoven se lirohet nga Serbët është EU që imponi bisedime politike çka Kosoves ju imponu coptimi interesi strategjik iUSA është ai ku Kosova fitoi diçka sa për gjermanët ne që i njofim ata s’e ndihmojnë njeri tjetrin e jo tjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje