Rizgjedhja e Putinit: Serbët i premtojnë besnikëri Rusisë, blloku perëndimor… hesht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Perëndimi e priti në bllok i ftohtë rizgjedhjen e Vladimir Putinit në krye të Rusisë, por në rajonin tonë zërat entuziastë dhe përshëndetës në drejtim të Moskës nuk munguan.

Fitoria e Putinit u prit ngrohtë kryesisht nga serbët e Bosnjes dhe në Beograd. Kreu i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik tha të hënën se rezultati provon “se politikat e Putinit në krye të Rusisë kanë qenë të suksesshme”.

“Ne do të vazhdojmë më tej në forcimin e marrëdhënieve tona në të mirë të të dy popujve”, citohet ai nga agjencia e lajmeve Srna.

Në Serbi, shefi i Kremlinit u urua nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Serbia është një mik i ndershëm dhe partner i besueshëm për Rusinë. Mund të mbështeteni tek kontributi dhe vendosmëria jonë për të thellua bashkëpunimin dhe të realizojmë të gjitha projektet e përbashkëta”, ishte deklarata e Vuçiç.

Në Mal të Zi Putini u urua nga opozita pro-ruse.

“Rezultati mbresëlënës tregon vullnetin e lirë të popullit rus dhe nëse malazezët do të ishin pjesë e këtyre zgjedhjeve, ky rezultat do të ishte akoma më i thellë”, u shpreh i entuziazmuar Milan Knezeviç, kryetar i Partisë Demokratike Popullore të Malit të Zi.

Edhe Presidenti moldav e uroi kreun e Kremlinit.

“Nën drejtimin e Vladimir Putinit, Rusia është shndërruar në një simbol të shpresës për të gjithë njerëzit që mbrojnë stabilitetin dhe paqen në rajon dhe botë”, deklaroi Presidenti Igor Dodon.

I zhveshur nga entuziazmi ishte urimi i Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

“Janë kushtet dhe perspektivat për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kroacisë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar bllokut perëndimor duke heshtur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rizgjedhja e Putinit: Serbët i premtojnë besnikëri Rusisë, blloku perëndimor… hesht”

  1. Vorio Epirioti says:

    ROFT PUTINI ROFT RAZIJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *