Xhafaj takon homologun gjerman Herrmann: Vlerësime dhe mbështetje për luftën ndaj krimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani ku është takuar me homologun Joachim Herrmann.

Pas takimit Xhafaj përcjell në Twitter disa prej detajeve të takimit ku thekson se pati  “Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici.”

Postimi i plotë

Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann.

Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal.

Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë.

Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, @ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici.

Faleminderit miqve tanë bavarezë për mbështetjen në rrugën tonë europiane! Mirëpres vizitën e ministrit Joachim Herrmann në Tiranë! (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *