Bujar Lika: I kam patur ëndërr ngjyrat kuqezi, lojtarët më kanë pritur mirë

20 Mars 2018, 14:06Sport TEMA

Pas Herdi Prenges, edhe Bujar Lika eshte nje nga risite e listes se trajnerit te kombetares Kristian Panuçi per sfiden miqesore kunder Norvegjise.

Lika u shpreh se e ka pasur enderr te luaje me Shqiperine dhe ne momentin e mberritjes se fteses nuk e ka menduar dy here per te vendosur.

Ne vijim ai foli per atmosferen ne ekip dhe biseden me trajnerin

Kam patur shumë dëmtime, por vitin e fundit kam mundur ta tregoj veten, pastaj erdhi kontakti me Panuccin. Kam zgjedhur Shqipërinë, nuk kam pasur kontakt nga Kosova. Nuk u mendova dy herë për të vendosur. Gjithnjë e kam patur ëndërr për të luajtur me ngjyrat kuqezi, kaq. Pres të aktivizohem në miqësore. Është kënaqësi edhe për familjen time.

Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, sidomos ata të të Zvicrës. Atmosfera është shumë e mirë. Kjo është një mundësi e madhe për mua të tregoj veten.

Asgjë s’më ka premtuar Panucci, jam këtu për të treguar veten. Konkurrenca është e madhe duhet të tregoj veten.

Shqipëria ka marrë tjetër vlerë pas pjesëmarrjen në Europian. Shokët e mi të skuadrës u gëzuan shumë kur më erdhi ftesa me e Shqipërisë”, deklaroi Bujari Lika. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje