Ish-anëtari i Kushtetueses, Besnik Imeraj, çohet për ndjekje penale në Prokurori

20 Mars 2018, 17:26Politika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka çuar për ndjekje penale ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Edhe pse ky i funidt dha dorëheqjen janarin e këtij viti, bëhet me dije se komisioni ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” nënvizohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Imeraj veçanërisht është i njohur si personi që mbylli e dosjen e Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me “Rrugën e Kombit”, kur mbante postin e ministrit të Transportit.

Imeraj e ka nisur karrierën e tij brenda organeve të drejtësisë në janar  të vitit 1998 ku mori detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe e mbajti deri në mars të vitit 2005.

Fill pas këtij viti dhe deri në 2013, ai ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, shkruan “TemA”.

Ndërkohë, në vitet 2000-2006, ai ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Referuar të dhënave publike, nga viti 2000 e në vazhdim ai është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

Veç të tjerash, Besnik Imeraj do të kujtohet edhe si një prej dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të Vetingut. Me këtë vendim ai kundërshtoi opinionin e Komisionit të Venecias, organit më autoritar dhe kompetent në Europë.

Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut, ndërsa më herët kishte nisur verifikimi i gjithë anëtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese. Ai dha doreheqje. Por kjo du8ket se ka ndihmuar aspak. Tashme ka shkuar per ndjekje penale. (TemA)

19 komente në “Ish-anëtari i Kushtetueses, Besnik Imeraj, çohet për ndjekje penale në Prokurori”

  1. Tr says:

    MBAS NJE DITE DEL I PAFAJSHEM . TEATRO POLITIK .
    NUK DENOHET ASKUSH NE KETE SHTET .

  2. lavdosh says:

    Me se fundi pak shprese se Drejtesia po vine! Shpresoj qe te pakten ketyre krimineleve me pushtet tju konfiskohet pasuria dhe te mos tju shikojme me suratin. Shume e demtuan kete vend dhe kete popull
    Nqs ky model jep rezultate, duhet applikuar edhe tek zyrtaret dhe ish zyrtaret e larte

  3. pjeshka says:

    Shikoni kur ti dale ne mbrojtje SALILULI…….

  4. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj says:

    Besnik Imeraj ka “gjykuar” ne apel Mihal Delijorgjin e Gerdecit dhe Fatmir Mediun dhe sipas gjykimit te tij fajtore dolen viktimat, duke filluar qe nga ai femija 6 vjec qe luante aty afer. Burgu i Shkodres po pret klientet. Zoti eshte i madh dhe sheh cdo gje !
    Besnikut i duhet verifikuar cdo gje me imtesi nga Prokuroria e Pergjithshme, mirepo me perpara duhet te jape doreheqje nga Prokuroria e Pergjithshme, djali i tij, qe eshte prokuror ne kete prokurori, si dhe nipi i tij, djali i motres, qe eshte keshilltar i zotit Xhafaj.
    Nenshkruar nga
    Vito Kermilli

  5. luli nga Kosova says:

    Pa futur ne burg me pare Sali Berishen/cjapin plak serb si dhe pa futur ne burg lulezim Bashen/lulin e vocerr me damar nga Enver Hoxha asnje njeri ne shqiperi nuk futet ne burg. Keto te dy kane damarin nga alahyxhberin.

    1. baca says:

      O Lul Kosovs. , oktapodit po i preve kembet behet i parrezikshem dhe vdes .

      1. Φ╨◘╨Φsit back and relaksΦ╨◘╨Φ says:

        Bile po e le dhe ca oktapordhi vdes nga pleqeria

      2. Φ╨◘╨Φsit back and relaksΦ╨◘╨Φ says:

        Bile po e le dhe ca oktapordhi vdes nga pleqeria.

      3. Φ╨◘╨Φsit back and relaksΦ╨◘╨Φ says:

        Bile po e le dhe ca oktapordhi vdes nga pleqeria..

  6. Φ╨◘╨Φsit back and relaksΦ╨◘╨Φ says:

    Nuk ka respektuar orarin zyrtar te punes

  7. Lumi says:

    Jo pesimizem! Keshtu nisin gjerat, fillimisht akuze, pastaj gjykim, me tej denim e shkarkimeve. S’kemi pare gjyqtar deri tani, sidomos nga te kushtetusese, qe te akuzohen. Te paprekshmit po preken.

  8. manastiri says:

    O shqiptare te mire ,…. mendoni per familjet tuaja se si te shpetoni nga ky vend i mallkuar per te ndershmit . Mos shpresoni me nga hajdutet se do bejne ndonjehere shtet, apo do ti gjeje gje .Te gjitha partite politike e kane ndare mendjen per ta shkaterruar e shuar kete komb….mjafton vetem ata te super pasurohen.

    I madhi Faik Konica i ndrit shpirti ka thene :…..Nese shqiperia do te vdiste ,ne epitafin e varrit te sajdo te shkruhej………Lindi nga zoti ,shpetoi nga rastesia dhe vdiq nga shqiptaret…..dhe fjala i doli , tani ajo eshte ne grafmat e fundit , dhe epitafi i duhet bere gati ……..Prandaj te vajtojme fatin tone te keq ne kete vend qe eshte edhe me keq se lufta. Te jetosh ne kete vend duhet te jesh hero dhe duhet te maresh medaljen me te larte te mbijeteses dhe poshterimit.

  9. Kombi says:

    DO TE ARRESTOHEN DHE TE TJERE , VETEM PER TI TREGUAR EUROPES , PERPARA NEGOCIATAVE ,QE REFORMA DHE WETINGU ,PO PASTRON KORRUPSIONIN . NDRYSHE NUK HAPEN NEGOCIATAT .MBAS NEGOCIATAVE TE GJITHE DALIN TE PAFAJSHEM .

  10. E verteta e hidhur says:

    Kjo me duket show i radhes.Tani u kujtuan per ta cuar ne gjyq?Ne gjyq duhet te cohet Llalla,ne se e ka penguar,pas ati I vjen radha ketij vegles se Llalles.

  11. Lulka says:

    Aq sa u denua bashkiaku I leshes Fran ndou ndre lleshi ska me shpresa te drejtesi e rames.

  12. Armandi says:

    Futeni ne burg kete jurist injorant plepash te bandes se Vicidolit edhe per krime te renda si antishqiptar.
    Po u vjen fundi plehrave hajdut.

  13. arbeni says:

    Ky Besniku eshte nje sherbetor i felliqur, pa dinjitet, vjedhes pa qiber, qe do te thote se vjedh gjithcaka nga me e vogla gje der tek me me madhja. Imoral pervers qe nuk i mjaftojne dashnoret qe i shetite ne hotelet e Evropes, por shkon edhe bordellot e Kosoves. Ne gjykaten Kushtetuese u cua bashke me sherbetorin tjeter, te perulurin e Sales, Gani Dizdarin.

  14. Zgalem says:

    Kam nje mendim te konsoliduar : Nuk ka emerim , qe ka bere Berisha d hete mos kete brenda korrupsionin , krimin , spiunllekun . Vetingu eshte I bere , po qe se eliminohen te tere emerimet , qe kane bere Berisha , dhe ndihmesit e tij te afert , duke future ne kete numur dhe Nishanin . Nuk me habit fakti , qe Ish antari I gjykates kushtetuse , Imeraj , te ket pasuri te pa justifikuar me te ardhurat e familjes . Justifikimet e tij nuk kane as nje baze ligjore . merret me mend kur ky jurist I sferes se larte flet nga zverku . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje