Entuziazëm në stërvitjen e parë të Kombëtares, Hysaj dhe Gjimshiti gati të mërkurën

20 Mars 2018, 16:45Sport TEMA

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi pasditen e kësaj të marte seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të luhet me datë 26 mars në “Elbasan Arena”.

Në këtë séancë, që ishte e para edhe për vitin 2018 ishte i pranishëm dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ndoqi nga pranë stërvitjen e trajnerit Panucci.

Që në fillim, Etrit Berisha u diferencua nga grupi për shkak të një shqetësimi fizik, ndërkohë që mungonin Elseid Hysaj, i cili do t’i bashkohet ekipit vetëm këtë të mërkurë, dhe Berat Gjimshiti, që për shkak të një fatkeqësie familjare mori leje nga stafi teknik dhe do të rikthehet sërish të mërkurën në grumbullim.

Ndërkohë që u panë mjaft entuziastë gjatë seancës së parë, emrat e rinj të afruar së fundmi nga Panucci, si Bujar Lika, Enis Gavazaj, Kristal Abazaj dhe Herdi Prenga.

1 komente në “Entuziazëm në stërvitjen e parë të Kombëtares, Hysaj dhe Gjimshiti gati të mërkurën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje