Facebook në ditë të vështira, pas skandalit të Cambridge Analytica nis rënia në bursë

20 Mars 2018, 09:09Hi-Tech TEMA

Pas skandalit të Cambridge Analytica, Facebook ndodhet në një situatë të vështirë.

Autoriteti britanik për mbrojtjen e të dhënave po përpiqet të sigurojë një mandat që i jep mundësinë të kontrollojë selinë e Cambridge Analytica, kompania që ka blerë të dhëna për rreth 50 milionë përdorues të Facebook-ut.

Këto të dhëna janë përdorur për të influencuar votimin për Brexit dhe në favor të fushatës së Donald Trump-it në SHBA

. Objektiv i autoritetit për mbrojtjen e të dhënave mbetet hyrja në serverin e kompanisë.

Ndërkohë, Facebook ka pësuar një rënie të madhe në bursë pas këtyre zhvillimeve.

Kompania e Mark Zuckerberg po përjeton momentet më të vështira që nga 24 shtatori i vitit 2012.

SHBA-të dhe Britania kërkojnë përgjigje në lidhje me të dhënat e marra të 50 milionë amerikanëve, që më pas janë përdorur për spote politike me qëllim influencimin e zgjedhësve.

Facebook ia mbylli llogarinë kompanisë Cambridge Analytica të premten e shkuar, 3 vjet pasi kishte zbuluar se ajo ka thyer rregullat e rrjetit social, duke blerë ilegalisht të dhënat e mbledhura nga aplikacioni Thisisyourdigitallife.

Senatorët amerikanë nuk janë të bindur nga shpjegimi i Facebook, qe është shprehur se në vitin 2015 ka marrë garanci se të dhënat ishin fshirë të gjitha.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook përfshihet në një debat për rolin e tij në politikë.

Shpjegimi zyrtar i kompanisë së rrjetit social është se autorizimin për mbledhjen e të dhënave përmes aplikacionit është dhënë për qëllime akademike.

Por më vonë është zbuluar se të dhënat i ishin shitur kompanisë Cambridge Analytica.

Ndërkohë, një prej njerëzve të përfshirë direkt në këtë çështje, akademiku ruso-amerikan Aleksandr Kogan, i cili ka punuar për mbledhjen e të dhënave për llogari të Cambridge Analytica, e hedh poshtë këtë version.

“Nuk jam spiun rus dhe jam gati të flas me FBI dhe para Kongresit amerikan dhe Parlamentit britanik.

Nuk kemi thënë kurrë që projekti ynë është finalizuar me një kërkim universitar”, thotë ai. (TemA TV)

1 komente në “Facebook në ditë të vështira, pas skandalit të Cambridge Analytica nis rënia në bursë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje