Intensifikohet përplasia Moskë-Londër, sot u larguan 23 diplomatë rusë

20 Mars 2018, 17:09Bota TEMA

23 diplomatë rusë dhe familjarë të tyre u larguan sot nga ambasada në Londër me urdhër të autoriteteve britanike pas polemikave rreth një sulmi me agjent nervor në tokën britanike.

Rusia u hakmor duke dëbuar 23 diplomatë britanikë, të cilët pritet të largohen nga Moska në ditët në vijim.

Kremlini mohon të jetë përfshirë në helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin britanik të Salisbury-t më parë gjatë këtij muaji. Gjendja e tyre vazhdon të mbetet kritike.

Britania akuzon Rusinë për helmimin, gjë të cilën fuqitë perëndimore e shohin si shembull të ndërhyrjes gjithnjë e më agresive të Rusisë jashtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje