INTERVISTA/ Majlinda Bregu tregon “miqësinë” me Bashën: E njoh që në gjimnaz, ja pse më nxorri nga Parlamenti

20 Mars 2018, 20:48Politika TEMA

“Mua më nxorrën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”.

Kështu e nisi bisedën në studion e “Provokacija” në ABC News ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu.

Ajo pranon se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë parlamentit, por mendon që nëse parlamenti vazhdon në këtë formë që është, nuk do që të jetë pjesë e saj.

Si është jeta jashtë parlamentit?

Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorrën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë.

Është një person që quhet Lulzim Basha, çfarë mendon për të?

Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz pavarësisht se pastaj u shkëputëm, sa dhe kam folur kaq shumë sa më duket e them po mirë është kaq elegante e të them gjithë ditën sa gabime bën Luli.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës në politikë. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat ndonjëhëre nuk arrij ta ndaj në disa vendime është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësdi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor.

Nëse do ishe deputete do t’i shprehje këto kritika ndaj Bashës?

I kam thënë këto gjëra jo sot. Ka 3 vite që nga momenti kur isha deputete, nuk kam dashur të sfidoj askënd, por kam folur atëherë kur nuk fliste njeri për problemet e Partisë Demokratike.

Problemi ynë nuk ishte të luanim me prestigjin e viktimës, Në këtë vend për të mbajtur demokracinë në shina përgjegjësia është e opozitës, qeveria është gjithmonë problemi.

I kam thënë këto gjëra edhe për analizat e munguara dhe mesa duket besoj që edhe në grup nuk do donte të kishte një njeri që ta kundërshtonte dhe unë mora çmimin dhe dola jashtë.

Por nuk më tha asnsjëherë, gratë duan të përballen, burrat ikin, nuk përballen”.

Çfarë është Europa për ju?

Pasion dhe rikthim nga atje ku jemi shkëputur. Sipas studiuesit gjerman Europa nuk është e përcaktuar qartë, nuk ka formë të qartë. Për shumë është ëndërr, për të tjerë projekt politik, kontinenti ku nuk ka fuqi të merren vendime, bashkejetëse e burokratëve e teknokratëve, për të tjerë vendi që hahet mirë e vishen mirë, për disa të tjerë është vendi që gjejnë strehë.

Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.

Europa u themelua në bazë të klubit të krishterë, por pastaj u zhvillua në bazë të vlerave themelore, që unë e shoh me shumë frikë që Europa po rrëshket e po ikën.

Të gjithë ata që mendojnë se Europa që vazhdon të jetë një kontinent që frymëzon dhe ata që e shohin si një listë rregullash”.

Ka një tendencë në rritje të shqiptarëve që duan Evropën. Sa më shumë bëhet e pashpresë së brendshme situata aq më shumë shtohet dëshira për largim.

Evropa ka qenë e padrejtë me Shqipërinë, sepse kjo pjesë e rajonit ka vuajtur shumë për faj të historisë. Kjo lloj marrëdhënie është e padrejtë.

16 komente në “INTERVISTA/ Majlinda Bregu tregon “miqësinë” me Bashën: E njoh që në gjimnaz, ja pse më nxorri nga Parlamenti”

  1. demok says:

    Sikur te kishin vene brigadjere te recelit keto qe thua per Europen,do t`i thoje per recelin. Ceta juaj duhej shperndare.Kete merite njihja Bashes.

  2. Drini says:

    Te nxorren prej Vis Brinjarit

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Go go Bregu
    go pa frena
    gjys përralla
    e gjys rrena.
    *
    Në PëDë
    si komsomolas
    Vokacioni:
    Viçidolas.
    *
    Na ke ndrit
    tu na dhon ment
    kur ke qen
    në parlament.
    *
    Ty të futi
    kot Doktori
    bravo Luli
    që të nxorri.
    *
    *
    *
    P.S.
    Dhe her tjetër
    e kam thënë
    më mirë Atdheu
    pa PëDënë.

    1. joel shkodra says:

      Pa opozite
      more burre
      a nuk vjen
      diktature?

      1. Spartaku says:

        Majlinda,me thene te verteten,eshte zonje e zgjuar,dhe politikane qe di te beje politike,por te mos ishte me pd-ke, kete parti terroriste,do ishte me mire.Pd-ke ka krijuar nje imazh te keq ne mendjen e popullit,si parti qe shkaterroi gjithe vendin.Nuk harrohen kollaj bemat dhe gjemat e pd-ke dhe te kryekriminelit Sali Berisha,si 97-ta,grushti shtetit me arkivolin e Azemit ne krah,qe eshte nje turp i madh per Salin dhe pd-ke.Po ashtu gerdeci,21 Janari etj bema te tjera monstruoze.Majlinden e vleresoi,si dashamirse per shqipetaret,qe kur u ndesh me Aldo Bumçin ne Bruksel qe qe e vetmja Bregu qe votoi pro.Bravo,per kete ka nota maksimale.Pikerisht nga kjo edhe kritikat ndaj Bashes,ajo sot eshte jasht parlamentit.Gje e padrejte.

  4. Atdheu says:

    Ik o Majlind mos na hap barkun, jo per gje por sapo hengra.
    Ke haruar per kë ke punuar tere keto vite? Per nje kriminel. Basha eshte lule para tij.

    1. pelivan says:

      Go Majlind dhe mos shit mend!
      Hyn’ te llum i Shqiperise.
      Quaj llum per kete vend,
      Cilindo prapa salis…

  5. Ollga Toronto says:

    Vetem fakti se qave largimine nje krimineli si Sali Berisha,i bene nul gjithe qendrimet e mevonshme qe ti ke mbajtur,kete e provon dhe fakti se asnjehere te vetme nuk e ke atakuar kriminelin e Vicidolit.

  6. maja says:

    Kjo ..Hien ..e ka quajtur diku nje komentues…nuk durohet.
    Nese LULI ka ber nje pun per se mbari …eshte perjashtimi jot nga politika…nuk arrij te kuptoj se si nuk ka kjo pran vetes nje njeri qe ti thot te verteten…na u largo sysh nga mediat…se vec alergji na jep.

  7. maja says:

    Kjo ..Hien ..e ka quajtur diku nje komentues…nuk durohet.
    Nese LULI ka ber nje pun per se mbari …eshte perjashtimi jot nga politika…nuk arrij te kuptoj se si nuk ka kjo pran vetes nje njeri qe ti thot te verteten…na u largo sysh nga mediat…se vec alergji na jep..

  8. Ollga Toronto says:

    Ne kujtimet e tij Hrushovi midis te tjerave per Stalinin thote:”Nuk mund te jeshe dhe gjeni,dhe kriminel”,keshtu qe dhe Majlinda Bregu nuk mund te jete ne te njejten kohe ajo qe hiqet,dhe njekohesisht te qaj largimin e nje krimineli si Sali Qeni.

  9. Kejda says:

    Po kur hyre pa rradhe ne PD te erdhi mire, spostove njerrz hyre pa merite, pse me tapi e ke ti qe t ejesh gjithe jeten ne Parlament, pastaj ti e sigurove jeten mire 8 vjet … boll se i i vjell pastaj te gjitha

  10. Beni says:

    Jo zonja Bregu….jo..Europa eshte e percaktuar…..shume qarte biles…eshte kontinent me themele kristjane.Ti ku je?….nga kjo ane ketej apo andej nga Erdokari….? Vendos ti me ate foshnjen tuj Lul

  11. mos ja kujtoni saliun se fillon te qaj kjo,eshte shume e nishme per udheheqsin,si saliu kur qante per enverin dhe hysniun e anal istit bushati

  12. SS says:

    MOJ LINDA PO GJIMNAZIN E MBAROI KY …????????????????? TREGO TE VERTETEN …..!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje