Ndeshjet u fiksuan si asnjëherë më parë: Historia e pabesueshme e Skënderbeut, që u përdor si mjet për krimin e organizuar

20 Mars 2018, 10:11Sport TEMA

Aranit Muraçi

Skënderbeu ka pajtuar një studio ligjore për t’u mbrojtur, pas akuzave dhe paralajmërimeve të UEFA-s mbi një raport që kërkon pezullimin e klubit korçar nga Kupat e Europës, sikurse UEFA për të mbrojtur provat e saj, ka pajtuar specialistë dhe ka mbledhur dëshmi të shumta, për t’i shkuar deri në fund kërkesave të saj. Rasti me shumë gjasa, do të presë verdiktin e CAS, por dënimi i mundshëm i Skënderbeut, i hap rrugë një ekipi tjetër shqiptar që të konkurrojë në Champions League, si dhe krijon hapësirë për ekipin e tretë të Europa League. Kukësi, Laçi, Flamurtari, Partizani dhe Luftëtari, ndoshta janë klubet shqiptare më të interesuara në këto momente, për dënimin e Skënderbeut.

Raporti i UEFA-s për gjashtë herë kampionët e Shqipërisë, të cilët garuan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe që kryesojnë bindshëm edhe këtë sezon, kërkon që Skënderbeu të dënohet nga garat europiane për 10 vjet, diçka e paparë në Europë; nëse kontrolli i organit qeverisës, etikës dhe trupit disiplinor pajtohet me hetimet dhe provat e mbledhura deri tani.

UEFA pritet të bëjë publik raportin ndaj Skënderbeut, përgatitur nga dy prej anëtarëve të saj, inspektorët e etikës dhe të disiplinës. Raporti i publikuar nga “The Guardian”, nënvizon se Skënderbeu “ka fiksuar ndeshjet si askush tjetër më parë në historinë e futbollit”, duke pretenduar se klubi korçar ka funksionuar në thelb si mjet, për krimin e organizuar. Skënderbeu akuzohet nga UEFA për “përpjekje manipulimi të ndeshjeve, me qëllim fitimesh kriminale në një shkallë të gjerë”, duke fituar miliona dollarë. Akuzat klubi korçar i ka mohuar. “Raporti argumenton se dy ndeshje në grupet e Eurpa League, ndaj Sporting Lisbon dhe Lokomotivës së Moskës, si dhe ndeshja kualifikuese ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Crusaders, kanë interes të veçantë mbi hetimet. Pas ndeshjes me Skënderbeun portieri i Crusaders Sean O’Neill, qe shprehur: “Nëse nuk nis ndonjë hetim i UEFA, atëherë këtu ka diçka të gabuar.”

I tërë aktiviteti i dyshimtë pretendohet se u zhvillua pasi Agim Zeqo u emërua president i Skënderbeut, në janar 2010. Presidenti i tanishëm i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili pasoi Zeqon më 2012 dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, thuhet në raport se kanë pasur ndikim në skemën e supozuar. Ish-ministri Bode në raport shkruhet se ka qenë një donator kyç. Ai sipas raportit, mbante “fuqinë, lidhjet dhe njohuritë, për të ndikuar mbi ndeshjet e Skënderbeut, dhe… e ka bërë këtë gjatë disa viteve”.

Takaj akuzohet se ka fiksuar sidomos ndeshjet miqësore për përfitime të paligjshme, duke përdorur marrëdhëniet miqësore me lojtarët e Skënderbeut, për të “komanduar” veprimet e tyre në fushë. Raporti fokusohet edhe në marrëdhëniet e biznesit të Takajt, duke eksploruar lidhjet mes Skënderbeut dhe kompanive të basteve, në të cilat pretendohet se ai ka qenë i përfshirë. Bode i tha “The Guardian” se, ai kurrë nuk e kishte mbështetur Skënderbeun financiarisht dhe se akuzat ndaj tij janë bërë me një “lehtësi të pamatur”.

“Kurrë nuk kam qenë pjesë,  dhe kurrë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë përpjekjeje për të ndikuar në rezultatin e çdo ndeshje”. Edhe Takaj mohon akuzat për përfshirjen e tij apo të biznesit. “Kurrë nuk kam qenë i përfshirë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, në asnjë aktivitet që synon të manipulojë rezultatin e ndeshjeve. Akuzat nuk kanë asnjë lidhje me mua.”

Për portierin 40-vjeçar, Orges Shehi, raporti pretendon se ka përfituar nga ndeshjet përmes veprimeve të tij, si dhe mbrojtësi Tefik Osmani, i akuzuar në mënyrë të ngjashme, janë gjithashtu ende pjesë të Skënderbeut, por të dy i kanë mohuar akuzat.

“Besoj në vlerat e sportit dhe me anë të sportit kam provuar gjatë karrierës time, të jem shembull për gjeneratat e ardhshme,” – theksoi Shehi.

Osmani shtoi: “I mohoj plotësisht këto akuza.”

Presidenti Ardian Takaj është i vendosur të pastrojë imazhin e klubit pas akuzave, duke i thënë se: “Një dënim me 10 vjet është në praktikë, një dënim kapital.” Një element tjetër i argumentit të raportit është se, që nga seanca e KAS në korrik 2016, asnjë ndeshje e Skënderbeut nuk është përshkallëzuar dhe dyshuar se është fiksuar si më parë. Skënderbeu duhet të presë tani vendimin e UEFA-s, dhe në rast se dënohet, vendi i dytë i kampionatit mund të ketë rëndësinë e titullit kampion në Shqipëri, pasi kalon direkt në Champions League.(AFP)

7 komente në “Ndeshjet u fiksuan si asnjëherë më parë: Historia e pabesueshme e Skënderbeut, që u përdor si mjet për krimin e organizuar”

  1. am says:

    Te ka faj ridvani bre. Me dy pale nofulla qenka.

  2. Lumi says:

    Tani ta mbajne brenda burracaket. Harrojne qe jane pjese e futbollit Evropian.

  3. Arber says:

    Kush ka bythe nga skuadrat Shqipetare te matet ne fushen e lojes me djemte e Skenderbeut dhe mos meret me b.q e UEFAS dhe te organizmave te qelbura Europiane te cilet per te mbuluar pislleqet e tyre ne fushen e bastevd gjejne nje skuader te shtetit te kalbur Shqipetar ku edhe vete shtetasit i gezohen nje denimi poshtersisht te padrejte. Manipulimi behet minimalisht cift, atehere kush eshte partneri i dyte? Por me ato vende nuk maten dot se ja u zbathin breket nga koka!

  4. nje mendim says:

    jam plotesisht dakort me arberin

  5. nje mendim says:

    jam plotesisht dakort me arberin …

  6. HR says:

    Pederastet e TemA nuk pushojne se shpifuri ndaj Skenderbeit te Korcrs!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje