Pjerin Ndreu: Do ishte nder nëse PS me kandidon për kryebashkiak në Lezhë

20 Mars 2018, 21:01Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka deklaruar se nëse PS e kandidon për kryebashkiak në Lezhë, do ta konsideronte.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ndreu tha se do ta konsideronte nëse Partia Socialiste e shikon si të mundshme kandidimin e tij.

Ilva Tare: Madje doli dhe emri juaj si kandidat i mundshëm për bashkinë e Lezhës?

Pjerin Ndreu: Unë nuk kam shpallur kandidaturën por edhe nëse forca politike e imja ma kandidon mua do ishte nder të përfaqësoj qyetarët e Lezhës, ashtu siç i përfaqësova me shumë korrektesë në kandidimin tim si deputet.

Ilva Tare: Pra nëse do të ketë zgjedhje …ju di të kishit…

Pjerin Ndreu: Është tjetër kush që ka shpallur kandidaturën, është një person tjetër dhe ju dini, por unë nuk e shpall kandidaturën. I takon forcës politike

Ilva Tare: Dakord, por nëse ju kandidon forca politike do të dëshironit të ishit?

Pjerin Ndreu: Do ta konsideroj nëse forca ime politike gjykon se unë do jem kandidati i mundshëm për bashkinë e Lezhës.

10 komente në “Pjerin Ndreu: Do ishte nder nëse PS me kandidon për kryebashkiak në Lezhë”

  1. kafe e hidhur says:

    se cfare lidhje mund te ket nje polic me menaxhimin e nje qyteti hajde mere vesh..kuptoj ekuilibrat politik qe duhen mbajtur por sic thote kryetari:pune ka po mungojn specialistat…

    1. Edkari says:

      je kate e djegur,provoje qe ta besosh dhe vete

      1. kafe e hidhur says:

        ti zoteri je si emri vet..fol me argumenta..profesion eshte polic..ska asnje lidhje me menaxhimin..po do prapagand kot vashdo..nuk shau njeri personin,tham qe ska shkoll per ate qe do te bej…e kuptove dele???ik kullot tani

  2. Lezha news says:

    Lezha e ka per nder nje politikan, nje familje shembullore dhe nje njeri si Pjerin Ndreu te kandidonte per Lezhen. Nqs ai e pranon partia socialiste duhet tia jape sa me pare. Lezhjanet e shohin cdo dite perkushtimin e tij si deputet.
    PS na e sill e na ndero.

  3. Drini says:

    Ik ore bythqir shko porositni edhe me shume droge se e shkaterruat kete popull me droge

  4. Laura says:

    Koha per dore te forte ne Lezhe. Kush me mire se ti mund ta beje. Je simbol i burrnise dhe vendosmerise, cilesi qe na kane mungu ne drejtimin e qytetit tone.

  5. Amore says:

    Kandido se ke mbeshtetje absolute. Deputet qe sdi te mbylle tel dhe qe gjendet prane njerezve. Ne jemi gati per nje fushate te forte ku fitorja do na buzeqeshe ne.

  6. Erti says:

    Eshte nder per Lezhen qe te kete nje kanditature te tille sepse rralle gjen njerez me kaq shume bote e vizion per te ardhen

  7. E verteta says:

    E verteta eshte qe ndryshimi eshte i nevojshem per lezhen.. bashkia eshte e mbytur ne borxhe punojsit pa marre rrogen ka 7 muaj gjendja eshte kritike nderkohe kryetari i bashkise pasurohet me prona dhe rrogat e punojsve perfundojne bingove te lezhes.. le ta kete shansin e tij dhe z. Ndreu ja dakort dhe pse jam asnjanes dhe i njoh te dy do thoja se vlersimet te pakten per punen e z. Ndreu ne lezhe jan goxha te mira.. pret njerzit, puneson vetem njerez te mirediplomuar dhe largoi injorancen e drejtorave qe u bene barcaleta neper lezhe.. peshorja rendon fort drejt pjerinit si njeri qe arriti te ndryshoje goxha gjera ne lezhe dhe pse jo te implementoje kte nivel perkushtimi dhe ne bashki..

  8. Mondi says:

    Nji kryehajdut rrugac si puna jote ka mangut lezha, fundrrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje