Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit të parë që do përballet me vettingun, Fatos Lulo: Si i ka "dhuruar" qindra mijëra dollarë, e motra...

20 Mars 2018, 19:33Politika TEMA

Pasuria e gjyqtarit të parë që do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është gjyqtari i parë që do të zhvillojë seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, si pjesë e procesit të vetingut. Lulo ka ushtruar profesionin e avokatit dhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, përpara se të përfshihej në sistemin gjyqësor si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005. Prej vitit 2013 ai kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike [bashkangjitur në PDF] paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Lulo përgjatë viteve të deklarimit 2003-2015.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Lulo ka deklaruar pasuri me vlerë rreth 74.5 milionë lekësh në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2015 pasuria e tij kapte vlerën e rreth 92 milionë lekëve.  Lulo ka shënuar mesatarisht çdo vit rritje të pasurisë në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese përbëhen në rreth 40 për qind nga paga dhe shpërblime, 32.9 për qind nga dhuratat në cash dhe 27 për qind nga shitblerja e pronave dhe automjeteve. Dhuratat nga motra zënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij; 100 mijë dollarë cash në vitin 2007, 100 mijë dollarë të tjerë në vitin 2008 dhe një zyrë dhuratë në vitin 2009.

Dhuratat në cash u bënë shkak për nisjen e një verifikimi pasuror të ILDKPKI ndaj Lulos në vitin 2012. Ky verifikim nuk pati rezultate.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Një ndër “flamujt e kuq të evidentuar në rastin e Lulos vlera akumulative e parave cash të deklaruara përgjatë viteve, të cilat në fund të vitit 2015 kapin shumën e rreth 18 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

21 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit të parë që do përballet me vettingun, Fatos Lulo: Si i ka “dhuruar” qindra mijëra dollarë, e motra…”

  1. Kombi says:

    VETEM GJYQTARET KANE MOTRAT ,NENAT, TE PASUR SHUME QE DHUROJNE PARA .

    1. Edkari says:

      Edi Rama i pari te deklaroj pasurine

    2. Rrema says:

      Fatos Lulo emigroi ne Kanada ku punonte si roje ne aeroport.. e pa bythen ngushte e u kthye ne Shqiperi pagoi nja $100 mije dhe e futen ne gjykate e qe atehere vetem tek parate e ka pasur mendjen.. kuptohet se do lante borxhin..nga halli e kishte..

    3. Luli says:

      Hahhaahhaaaaaaaaaaa ne 2003 paska bere $400,000 nga puna ne emigracion hahhhahhhaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. LIKJA says:

    AH moter moter vetem dhurata rrofshe per keto dhurata ,por une i ZIU nuk munda te beja nje dhurat te vetme. Sa te mare pak veten se jam holl do ta bej edhe UNE nje dhurat cte te doj zemra .

  3. Koba says:

    I Krimbur ne Para ,po prap se prap eshte nen nivelin e Xhin Xhonit dhe te tarafit te Lul-Sale-Likes.

  4. Lili says:

    A eshte ba nje analize e te ardhurat e motres nga tatimet? Te ofrojsh 100000 euros disa here do me thane kursime te medha, e te ardhura te medhaja, sa ka paguar zoja shtetit?

  5. Lili says:

    Di kush Ku i punon motra qe te shohim sa shume fitojne atje…

  6. Ana says:

    Sa moter bujare! Kurre nuk kam degjuar ndonje rast te nje zemergjeresie kaq te rralle!

  7. rrushi says:

    KY I shkreti kur ishte ne Kanada shiste pica dhe ishte si lypes.E verteta eshte se e motra I dhuroi nje shtepia ne Tirane dhe prandaj iku perseri ne shqiperi.Vertet ketu tek ne behen parate me these.Ndoshta KY eshte me I ndershmit ndet hajdutesh e Gjon Ores.

  8. shqip says:

    Mqs Shqiperia eshte i vetmi vend qe edhe pas 60 vjetesh perdor akoma termat ; me te rejat , me te vjetrat . Nuk eshte faji Jone qe pyesim . Ore , 90 milion me te rejat ? Bravo qeveria . Keshtu vazhdoni , promovoni sa me shume si ky Lulo , apo si Gashi . Dhe do kemi nje te ardhme te ndritur .

  9. h says:

    Sa mjeshtra jane per te vjedhur,
    Sa medioker janë në justifikime.

  10. Kuq e zi says:

    Hahaaaaaa
    Mythqima te poshter

  11. Sherif says:

    Lulo djali eshte testi i vetingut. Sa e sa maskaralleqe ka bere nuk mbulohen kollaj.

  12. romeo says:

    Mire gjyqtaret qe duhen hetuar per korrupsion,por a e dini sa leke paguan shteti per ata qe jane pushuar padrejtesisht nga puna dhe fitojne gjyqet?
    Te pakten shteti paguan 3-4 miliard leke!
    Po per vendimet e pabazuara gjyqesore qe i zhvatin pronat pronareve dhe fitojne gjyqin me shtetin ne Strasburg,sa leke jep shteti ne vit?
    Mbi 1 miliard euro!
    Dhe kjo behet se ligjerisht ai shef qe pushon nga puna padrejtesisht nje punonjes,nuk i paguan ai leket,por shteti!
    Prandaj pensionet jane sa per nje kafe ne dite etj!
    Opozita nuk merret me keto pune,se ka hallet e veta :Te shpetoje nga burgu!

  13. alphade says:

    Kjo motra e ketij zagari,hajdut, duhet te hyje ne librin “Guiness” !
    Nje rrene kaq e trashe sikur kjo motra te punonte ne Bankat e
    Wall Street-tit , o zot c’behet keshtu ne albanistan ?!

  14. BRSS says:

    KETE ROBQIRIN ARRESTOJENI ATY NE SALLE PLEREN

  15. Alniku says:

    Po mirë për sa budallenjë duan të shesin veten këta engjëj ???
    Ku në Shqipëri vriten për një cop gardh ky do të na trgoj që vjen mga një botë tjetër turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje