"Lufta" në Lazarat: Ekzekutoi efektivin e RENEA-s, burg përjetë Arbion Alikos

21 Mars 2018, 17:43Kronika TEMA

Burg për jetë për Arbion Alikon që ekzekutoi efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat qershorin e vitit 2015.

Ky ka qenë vendimi që është marrë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me këtë ngjarje.

Ndëkohë, vëllai i ekzekutorit u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda, konkluduan nga hetimet se një grup të rinjsh që drejtoheshin nga vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, planifikuan skemën e ngjarjes për të dëbuar policinë nga fshati.

Në datat 23-24 qershor 2015 ata organizuan sulmin drejt efektivëve me qëllim për të rikthyer “shtetin brenda shtetit” dhe për të mbjellë sërish bimë narkotike.

Më poshtë “TemA” po përcjell edhe vendimin e gjykatës për personat e ndaluar:

Arbion Alikon burg perjete

Alban Aliko, 20 vjet

Bajram Bocia, burgim të përjetshëm

Elvis Bocia, 35 vjet

Elson Kazma, 18 vjet

Xhulio Malo, 10 vjet

Klodian Selimi, 13 vjet

Oltian Proko, 9 vjet

Dervish Gaba, 15 vjet

Ruhan Hiraj, 15 vjet

Iliaz Xhaferraj, 15 vjet (TemA)

 

5 komente në ““Lufta” në Lazarat: Ekzekutoi efektivin e RENEA-s, burg përjetë Arbion Alikos”

  1. Moisi Golemi says:

    Vajti ne te s’emes edhe “Grupi i Zjarrit”. Kemben zvarre per te tjere.

  2. Muli says:

    Shkoni bëni burg për shkërdhenin tani. Humbni jetën tuaj për injorantin me para nga vjedhja dhe gjaku i Shqiptarëve. Tregoni se kush ju urdhëroi mor gomerë,se nuk do dilni më nga burgu, në rast se nuk tregoni.

  3. Vl says:

    Po per komandantin SalBerishi sa vjet

  4. Alban.ny says:

    Shtoini ne listen e viktimave te Sali Berishes.Sigurisht, nuk barazohen me viktimat e 21 janarit, as te Gerdecit,as te Tropojes e as te ‘97-s. Por duke qene se Saliu sic ka deklaruar vete, nuk nderhyri politikish-dhe ligjerisht- ne Lazarat, keta idiotet e ndien vehten te forte dhe ja ku perfunduan. Pacin vehten me qafe, por dhe Saliu I ka me qafe.

  5. Para Laci says:

    Ne jug duhen ligjet e Enverit se shumica e njerezve atje nuk njohin ligje. Ky i shkreti ka qene ushtar ne Irak dhe Siri dhe se kapi plumbi. Shkon ne Lazarat dhe vdes.
    Ne 97-ten ne jug u vrane me mijra njerez sepse nuk kishte ligje. Ne Lazarat nuk kishte kembe polici qe te hynte brenda. Mos I lasht zoti pa ligje se u shujten si rrace.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje