Megaskandali në Facebook, pas vjedhjes fshihet Steve Bannon

21 Mars 2018, 11:30Bota TEMA

Arkitekti i skandalit për vjedhjen e të dhënave personale të Facebook është ish-kryestrategu i Donald Trump, Steve Bannon. 

Pohimi vjen nga Chris Wylie, njeriu që hodhi dritë mbi çështjen.

Sipas tij, tre vjet përpara marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Bannon filloi të punonte për një program ambicioz; krijimin e profileve të detajuara të miliona zgjedhësve amerikanë.

Ish-kryestrategu synonte që në këtë mënyrë të testonte efikasitetin e mesazheve populiste që ishin baza e fushatës zgjedhore të Trumpit.

Atëherë numri një i revistës ultrakonservatore Breitbart News, Bannon u bë pjesë e bordit të shoqërisë Cambridge Analytica ku ka qenë zv/President nga qershori i 2014-s deri në gusht te 2016-s kur u bë një prej drejtuesve të fushatës zgjedhore të Trump.

Ishte ai që ndihmoi në promovimin e shoqërisë, falë financimeve të mbështetësve të tij të pasur.

Ish-punonjësi i Cambridge Analytica Wylie, në një intervistë për Washington Post shpjegon se në atë periudhë Bannon ishte shefi i Alexander Nix, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tashmë i pezulluar nga detyra.

“Nix nuk e kishte autoritetin të shpenzonte gjithë ato para’, thotë Wylie, i cili shpjegon se si Bannon aprovoi në 2014 një shpenzim prej një milion dollarësh për të përvetësuar të dhënat personale të përdorueseve të Facebook.

Bannon, vijon me tej Washington Post, siguroi nga Cambridge Analytica në 2016 mbi 125 mijë dollarë për konsulencat e tij.(tch)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje